• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid 19, si është gjendja e pacientëve të shtruar / Shqipëria, përqindjen më të lartë të trajtimeve në spital

08:20 : 18/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI
Mjekë të spitalit Infektiv që po përballen në vijën e parë të luftës me Covid 19

Mjekë të spitalit Infektiv që po përballen në vijën e parë të luftës me Covid 19

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, deri në mesditën e 17 marsit, ka arritur në 55 persona, nga 605 testime të kryera nga ISHP, ku përfshihen qytetarë dhe stafe mjekësore.

Referuar shifrave 8 nga të testuarit që kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 janë mjekë dhe infermierë, që kanë pasur kontakte me pacientë, të shtruar në spitale, që ose nuk kanë treguar për historikun e udhëtimeve të tyre, ose janë vizituar nga të afërm që kanë ardhur në Shqipëri nga “zonat e kuqe”, duke infektuar edhe pacientët.

Nga 55 të infektuarit, 25 prej tyre ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv, i kthyer prej disa ditësh në një spital për kurimin e Covid 19.

Referuar shifrave të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, Shqipëria rezulton me një përqindje më të lartë se shumë prej vendeve të prekura nga koronavirusi, i cilësuar si një armik i panjohur.

Por mjekë të infektivit i pohuan Boldnews.al, se numri i lartë i shtrimeve nuk ka të bëjë me agresivitetin e virusit në Shqipëri krahasuar me vende të tjera, por me një kujdes të shtuar, për të minimizuar rastet fatale, apo përhapjen e Covid 19.

Lexo edhe:

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

Nga 25 të shtruar vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve, i ardhur nga Elbasani ka hyrë dje. Ndërkohë mes 4 pacientëve, vetëm 1 është me frymëmarrje të drejtuar, pra në gjendje të rëndë shëndetësore.
Boldnews.al ka mësuar se bëhet fjalë për një pacient 61-vjeçar, që vuan edhe nga sëmundje të tjera, i cili u zhvendos nga spitali “Shefqet Ndroqi” drejt Infektivit.

Ai ka pasur probleme me veshkat dhe gjendja e tij shëndetësore u rëndua, pasi u shfaq Covid 19, të cilin ia ngjiti një i afërm që e vizitoi në spital.

Mjekë të infektivit pohojnë se kryesisht pacientët e shtruar në Infektiv ndodhen në një terapi normale dhe shtrimet janë pranuar ose për shkak se nuk kanë pasur kushtet e duhura në banesat e tyre për t´u vetëkarantinuar, ose kanë shfaqur shenja rëndimi, për shkak se janë pacientë që kanë edhe probleme të ndryshme.

Një lajm i mirë sipas mjekëve është shërimi i pacientit të parë, i cili pas 7 ditësh në terapi pranë Infektivit, nga analiza e parë ka rezultuar negativ. Por, një test i dytë që pritet të bëhet nesër, do të konfirmojë nëse realisht pacienti është i shëruar apo jo.

“Do presim testin e dytë që do të konfirmojë nëse pacienti, banor i Tiranës, është i shëruar ose jo. Bazuar në të dhënat nga vende që janë prekur më parë nga ky virus, dita e 9 dhe e 10, pasi shfaqjes së simptomave tregojnë realisht se çfarë ka ndodhur”, shprehen mjekë të infektivit.

Kjo javë dhe java e ardhshme konsiderohen përcaktuese përsa i takon ecurisë dhe përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

ISHP mund të realizojë 200 deri në 300 teste për Covid 19 në 24 orë, ndërsa përgjjigjia e analizave del pas disa orësh. Gjithsesi mjekët pohojnë se ky është një skenar për një përhapje të gjerë të Covid 19, ndërsa të dhënat e deritanishme tregojnë se në Shqipëri nuk ka një infektim komunitar.

Këtu duket se kanë ndikuar ndjeshëm masat për izolimin apo vetëkarantinimin. Referuar statistikave, rreth 50 % në mbajtjen e situatës nën kontroll ka të bëjë pikërisht shhmangia e kontakteve, ndërsa rregulli bazë mbetet higjena personale.

Në skenarin më të keq, sipas studiuesit Taulant Muka, nëse nuk do të merreshin masat, në Shqipëri mund të numëroheshin rreth 18 mijë viktima, e lidhur kjo me faktin se 70 % e popullsisë mund të infektohej.

Gjithsesi të gjithë skenarët që qarkullojnë bazohen në të dhënat e Kinës dhe Italisë, ku koronavirusi pati një përhapje të gjerë dhe shkaktoi më shumë viktima.

Rastet e konfirmuara me Covid 19 deri në 17 mars dhe shpërndarja

Tiranë, 38 raste
Durrës, 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje, 2 raste
Elbasan, 2 raste
Fier, 6 raste
Rrogozhinë, 2 raste /Boldnews.al/

Etiketa: COVID 19pacienteShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025
SPORT

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025
AKTUALITET

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025
AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
Para

Vodhën pajisjet elektronike të një shkolle, pranga shqiptarit dhe dy grekëve

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com