• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Vendimet e plota të UEFA-s për futbollin

15:26 : 17/03/2020
në SPORT

Ditën e sotme u mbajt takimi mes UEFA-s dhe 55 drejtuesve të federatave europiane,  ku është folur për situatën aktuale në të cilën ndodhemi për shkak të Koronavirusit dhe pezullimit të kampionateve.

Vendimi kryesor që është ai për shtyrjen e Europianit për vitin tjetër, pra në 2021 që tashmë ëeshtë konfirmuar edhe nga UEFA, duke i hapur kështu rrugë kampionateve të pezulluara si dhe kompeticioneve europiane për klube si Liga e Kampioneve dhe Europa Leage të vazhdojnë aktivitetin e tyre deri në fund të qershorit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim, ku njofton të gjitha vendimet të marra në video konferencën:

“Qeveria europiane e futbollit, UEFA, thirri sot në mesditë një video-konferencë përmes internetit me të gjitha federatat anëtare. Ky takim i jashtëzakonshëm zhvillohet në një situatë aspak normale për shumë vende europiane dhe më gjerë, nga përhapja e virusit COVID-19. Krahas shumë fushave të jetës në Europë, tashmë ka ndaluar edhe futbolli.

Presidenti i FSHF-së, njëherazi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, mori pjesë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, dhe mbështeti propozimet e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Lexo edhe:

Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

“Unë uroj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të kthehemi në jetën normale e të shijojmë futbollin. Situata duhet të ndiqet hap pas hapi, dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Mbështes plotësisht propozimet e sotme dhe do të bëjmë maksimumin për t’i realizuar ato”, tha Presidenti Duka në ndërhyrjen e tij në takim.

UEFA përmes kësaj video-konference, vendosi krijimin e një grupi të posaçëm pune për të rakorduar kalendarët e rinj të eventeve vendosur në këtë takim. 

Në takim u theksua se UEFA po punon intensivisht për të pasur skenarë në çdo situatë të mundshme që mund të përballet Europa.

Federatat anëtarë pranuan në parim këto propozime të UEFA-s:
Lidhur me ndeshjet kombëtare:
• Shtyrja e EURO 2020 për në muajt qershor-korrik 2021 (11 Qershor- 11 Korrik 2021);
• Ndeshjet ndërkombëtare të marsit shtyhen për në dritaren ndërkombëtare të qershorit 2020;
• Ri-skedulohen ndeshjet e kualifikimeve europiane (që ishin planifikuar për në qershor 2021);
• Do të ndryshojnë datat e kompeticioneve të tjera që ishin planifikuar mes muajve qershor-korrik 2021 si UNL Final4 / EURO U21 / Europiani i femrave;
• Lojtarët do të lejohen nga klubet të marrin pjesë në ndeshjet kombëtare bazuar në ri-skedulimet e reja.
Lidhur me ndeshjet e klubeve:
• Përpjekje maksimnale nga të gjitha garat vendore dhe europiane të klubeve që të mbyllin sezonin më 30 qershor 2020;
• Limitim i hapësirave përgjatë javëve në mënyrë që të mund të përdoren nga ligat kombëtare si dhe UEFA;
• Gjetja e një zgjidhjeje dhe adaptimi të mundshëm për kualifikueset e kompeticioneve të UEFA-s për klubet për sezonin 2020/21 pas përfundimit të ligave dhe sezonit European më 30 qershor të këtij viti.
Federata e Futbollit, ishte ndër të parat në Europë që mbylli dyert e stadiumeve e më pas pezulloi të gjitha garat, si një masë ekstreme por e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. 

FSHF do punojë ngushtësisht me UEFA-n gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme”.

Etiketa: FSHFuefavendimet

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri

10:35 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
SPORT

Kupa e Botës 2030, mbledhje në SHBA për zgjerimin e turneut me 64 ekipe

20:06 : 24/09/2025
SPORT

Zyrtare/ UEFA jep dritën “jeshile”, ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi

18:50 : 15/09/2025
BOTA

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

16:27 : 14/09/2025
Para

Foshnja shqiptare në Itali u infektua nga Covid 19/ Rrëfimi i të atit: Lavdi Zotit është mirë

TË GJITHA

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025

Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

11:52 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com