Tashmë është e qartë se pandemia Convid 19 përcillet nga një person në tjetrin e për të evituar infektimin është mjaft e rëndësishme higjiena personale, mbrojtja e shëndetit me një largësi të paktën 1 metër nga njëri-tjetrin e një izolim sa më i mundshëm nga jeta sociale e kontaktet me njerëzit.
Po a reziston virusi në çdo sipërfaqe? E për sa kohë? E sa mund të infektojë?
Këto janë disa nga pyetjet që italianët po i bëjnë cdo ditë e më shpesh duke parë se rrugët e qyteteve e vendbanimeve të tyre lahen e dizinfektohen çdo natë me produkte klori.
Virologët italianë Nicola Burioni e Nicasio Mancini në disa media italiane i kanë përgjigje këtyre pyetjeve duke u bazuar në një studim të fundit amerikan.
Sipas të analizave të kryera nga studiuesit amerikanë, Convid 10, jo vetëm është i rezistueshën në cdo siëprfaqe, por ka rrjedhë infektuese.
Kjo do të thotë se virusi mund të përcillet dhe në mënyrë indirekte pra përmes duarve tona.
Pra nëse prekim me duar sipërfaqe të infektuara e më me duar prekim sytë, hundën, gojën etj, rreziku i infektimit është mjaft i lartë.
Studimi amerikan ka analizuar disa tipe sipërfaqesh si bakër, karton, celik e karton,mbi të cila ka vendosur qelizat e virusit e kanë verifikuar sjelljen e tyre e aftësinë infektuese për disa orë rresht.
Në një temperaturë të zakonshme ambienti shtëpie 21-23 gradë e lagështirë 40% u verifikua se sipërfaqet më pa qëndruese ndaj virusit ishte bakri e kartoni.
Tek bakri virusi rezistoi fortë deri në 2 orë e gjysmë e pas 4 orëve aftësia e tij infektive u shua.
Tek kartoni virusi rezistoi 24 orë e më pas humbi fuqinë infektuese.
Tek çeliku inoksiduar virusit iu desh 48 orë të humbiste aftësinë infektuese , ndërsa tek plastika pas 72 orësh.
Virologët italianë sqarojnë se edhe pse është vetëm një studim i një ekipi ekspertësh amerikanë, që ende nuk është njohur nga bota internacionale e shkencës , është mjaft e rëndësishem të kuptojmë se nëse virusi reziston për disa ditë e orë në këto siëpërfaqe, aftësia infektuese e tij zhduket plotësisht vetëm pas një kohe akoma më të gjatë.
Prandaj virologët rekomadojnë pastërinë e higjienës absolute të duarve e mundësisht përdorimin e dorezave e mosprekjen e fytyrës me duar si dhe larjen e sipërfaqeve me produkte higjenizuese.