• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mustafaj: Masat shtrënguese, të nevojshme, u morën në kohën e duhur

17:44 : 13/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri demokrat, Besnik Mustafaj, vlerësoi masat shtrënguese të marra nga qeveria për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Mustafaj tha se këto masa janë marrë në kohën e duhur dhe janë të nevojshme, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë ato.

Ndër të tjera, demokrati theksoi se vetë po qëndron në shtëpi dhe po respekton të gjitha këshillat e OBSH dhe mjekëve shqiptarë, që nga higjena personale, deri te përdorimi i maskave dhe dorezave.

Intervista:

I trembeni koronavirusit?
Nuk i trembem as tani, por përpiqem të ndjek udhëzimet që jep OBSH ose mjekët këtu në Shqipëri.

Qëndroni në shtëpi?
Unë qëndroj absolutisht në shtëpi, kjo është një dalje e posaçme, kam ardhur me maskë, me makinën e televizionit. Sapo të dal do të shkoj në shtëpinë time, ku më pret bashkëshortja dhe mbesa ime, me të cilët komunikojmë normal, por që respektojmë masat.

Lexo edhe:

Vijnë reagimet e para të partive të Kosovës pas daljes së “exit poll”-eve

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gjuhës shqipe, sjell reagime në Maqedoninë e Veriut

Ka ndryshuar përditshmëria juaj?
Jo, jeta ime nuk ka ndryshuar. E bashkëshortes, që është në marrëdhënie me punën, është ndërlikuar pak.

Çfarë bëni në shtëpi?
Lexoj romane, shkruaj, dal në bace, merrem me pemët, komunikoj me miqtë në Shqipëri e jashtë. E gjithë kjo është brenda ritmit tim të punës.

Jeni dakord me masat e qeverisë?
Jemi plotësisht dakord me këto masa. Ne jemi këtu për të dëgjuar mjekët, duhet të jenë në ekran. S’jam dakord me rolin e ri të kryeministrit. Gjithë të sëmurët i besojnë më shumë mjekut, se sa kryeministrit. Dje ka mbajtur për herë të parë presidenti i Francës, ende nuk ka folur Kancelarja Merkel.

Administrimi politik është tjetër gjë. Ky nuk është kujdestari i të gjitha familjeve shqiptare, është shprehje e delirit të tij. Unë marr djalin në telefon, më del zëri i Edi Ramës. Çdo ai? Edhe kompanitë bëjnë shumë gabim. E pandershme nga kryeministri është se ndryshe flet, ndryshe vepron. I ka bërë thirrje opozitës të mos bëjë politikë me këtë situatë, ndërsa vetë po bën përpjekje për të bërë protagonistin, pra për të bërë politikë. Ai ka filluar fushatën për vitin e ardhshëm.

Është roli i duhur i opozitës?
Kjo është situatë emergjente, e jashtëzakonshme, që nuk e përjashton opozitën nga roli i saj. Opozita duhet të jetë inkurajuese, jo arrogante, për të lehtësuar sadopak gjendjen psikologjike të njerëzve. Vendimi për të mbyllur makinat, kafenetë e restorantet, është i drejtë. Unë jetoj në Dajt, deri dje të gjitha restorantet ishin plot, a thua se ka dasma. Një budallallëk i pashembullt.

Parashikohet një situatë jo e mirë, a do ishit pro që masat të jenë kaq të forta në vazhdim?
Jam mbështetës i të gjitha masave që i shërbejnë ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit, e ka shpjeguar dje kryeministri qartë, por edhe personalitete të fushës. Qëllimi është ngadalësimi i përhapjes së virusit, në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë brenda kapaciteteve për t’i shërbyer njerëzve. Këto dy javë treguam se jemi një shoqëri e pavetëdijësuar.

Më thoshte një mjek se ata dy të parët sillen shumë keq edhe në spital me mjekët e infermierët. Gjysma e të identifikuarve si të prekur me koronavirus kanë pasur kontakt me ta. Një aktor i “Portokallisë”, i ardhur më 8 mars nga Italia, thyen sot dy ligje, del me makinën private dhe nuk është karantinuar. Pse nuk ia vunë gjobën 5 mijë euro atij? Duhet vetëdijësim. Qeveria duhet t’i marrë këto masa, pse jo.

Masat shtrënguese u morën në kohën e duhur?
Nuk mendoj se janë marrë vonë. Këtu janë marrë masat shtrënguese maksimale, kur kishte 15 të identifikuar dhe 1 të vdekur, nuk është se shkoi në 10 mijë të prekur. Nuk kam mendim negativ për kohën kur u morën masat.

Etiketa: Koronavirusimustafajreagime

Lajme të lidhura

RAJONI

Vijnë reagimet e para të partive të Kosovës pas daljes së “exit poll”-eve

20:01 : 09/02/2025
BOTA

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gjuhës shqipe, sjell reagime në Maqedoninë e Veriut

20:39 : 07/12/2024
BOTA

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

16:12 : 03/12/2024
AKTUALITET

Nga protesta tek “vdekja e Vorio Epirit”, mitingu i Ramës thellon krizën Shqipëri-Greqi (REAGIMET)

20:35 : 03/11/2024
AKTUALITET

Dënimi i Salianjit, Bardhi hedh akuza: Gjyqtari bëri pazar me Xhafajn

15:11 : 26/09/2024
AKTUALITET

E “kryqëzuan” për ‘Shtetin Bektashi’/ Rama qëndron “kokëfortë”: Janë jetimë si komunitet, prandaj…

08:52 : 25/09/2024
Para

Koronavirusi prek edhe Kosovën, konfirmohen dy rastet e para

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com