Gazetarja enjohur sportive ka humbur babain e saj ditën e sotme.Me anë të një postimi në Instagram, ajo njofton se babai i saj është ndarë nga jeta.
Ajo ka bërë një dedikim prekës për të atin.
“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirt copëtuar, por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba dhe gjysh i gëzuar. T’u ndritë shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im.”-shkruan Hygerta Sako në profilin e saj në Instagram.