• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngërçi për Kushtetuesen/ KE reagon pas letrës së Metës: Presim opinionin e Venecias, nuk komentojmë mosmarrëveshjet

12:08 : 06/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni Europian i është përgjigjur letrës që Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar lidhur me ngërçin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni pranon se ekziston një mosmarrëveshje për një prej gjyqtarëve të fundit të emëruar, për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës, ndërsa shton se Komisioni i Venecias do të japë një opinion mbi këtë çështje gjatë këtij muaji.

Komisioni shprehet se ata nuk po komentojnë mosmarrëveshjet mes autoriteteve në Shqipëri duke theksuar se presin mendimin e Komisionit të Venecias.

Presidenti i dërgoi një letër komisionerit Varhelyi duke i shprehur shqetësimin për situatën e krijuar me maxhorancën për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Zyra juaj lëshoi dje një përditësim në gjetjet kryesore të paketës së zgjerimit 2019 për Shqipërinë. Mirëpres angazhimin dhe përpjekjet tuaja për të mbështetur procesin e integrimit të vendit tim në BE, në pritje të hapjes së negociatave. Unë jam duke shpresuar që shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji, gjithashtu në funksion të një metodologjie më të rreptë që siguron një proces më të prekshëm dhe të qëndrueshëm për shkak të reformave.

Lexo edhe:

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

Me vlerësimet më të mira nga takimi ynë që zhvilluam në Tiranë, isha vërtet i inkurajuar nga realizmi dhe padurimi juaj për t’i kthyer dështimet e kaluara në mundësi. Rivendosja e besueshmërisë së procesit të zgjerimit nuk është vetëm një kërkesë e vendeve anëtare, por gjithashtu është e domosdoshme për përparimin e vërtetë të vendeve kandidate, duke përfshirë Shqipërinë. Në këtë këndvështrim, nuk mund ta fsheh keqardhjen time duke lexuar ‘fotografinë e fakteve’, që lidhen me procedurën e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, ku citoni “Ka një mosmarrëveshje për një prej gjyqtarëve të fundit të emëruar, për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës”.

Ka vërtet një mosmarrëveshje në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetues, por kjo për shkak të një interpretimi të ndryshëm të shumicës socialiste e cila kërkon të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe të përshkallëzojë më tej krizën ‘sui generis’ në Shqipëri.

Presidenti i Republikës ka respektuar dhe zbatuar plotësisht dispozitat e sakta kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë:

Neni 179 i Kushtetutës:, .. 2. Anëtari i parë që do të emërohet në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Parlamenti dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Ky do të jetë sekuenca për të gjitha emërimet e ardhshme pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Kjo është pikërisht asaj që i ka qëndruar Presidenti. Kjo është pikërisht ajo që rekomandoi Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016. Por oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të Gjykatës.

Kam qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin e Venecias, i cili është investuar për të shqyrtuar tërësinë e procedurës së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo vetëm në një gjykatës, siç përmendet në raportin tuaj.

Shumica ka spekuluar publikisht se gëzon mbështetjen e plotë të BE-së kur miraton një numër masash legjislative anti-kushtetuese, përfshirë këtu këtë ligj. Unë kam kërkuar një qëndrim zyrtar për këtë çështje, duke pasur parasysh heshtje të përhershme kundër akuzave të tilla. Më lejoni të theksoj gjithashtu, se i vetmi aktor që nuk është përgjigjur, në mënyrë të pashpjegueshme, për një numër kërkesash zyrtare nga Presidenti, është zyra e EURALIUS V, i detyruar të ndihmojë të gjitha autoritetet zyrtare në çështjet ligjore që lidhen me reformat e BE-së !!!!!”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës.

Etiketa: komisioni europianKushtetueseMeta

Lajme të lidhura

BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
Para

Punimet në aksin Kombinat-Vaqarr, ja si devijojet trafiku

TË GJITHA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025

Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

16:56 : 26/10/2025

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025

Roja Bregdetare greke shpëton shqiptarin nga mbytja në det, por i gjen në skaf mbi 135 kg drogë!

16:34 : 26/10/2025

Kryeministri britanik do të vizitojë Turqinë, çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

16:25 : 26/10/2025

Telefonat e Berberit të ARRSH zbuluan aferat korruptive dhe çuan SPAK-un tek Balluku

16:09 : 26/10/2025

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com