• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lali Eri kap Asamblenë e PS-së, rivalitet me Lindën për partinë

23:19 : 05/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Plot tre ditë rresht u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste. Pritej kjo lloj propagande e ngjashme me festat e byroistëve të sistemeve komuniste që ndërsa vendi shkonte në kaos, ata tregonin “forcën” në salla të mbyllura. Kaloi si pa vëmendje fakti që aty në atë Kongres, u hodhën hapat e parë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të qenë pasardhës i Edi Ramës.

Madje, këtë “të gjatin” sikurse e thërritën me përkëdheli në kongres, mund tia hajë kokën ai Lali vogël, që dikur shiste fiq, por sot solli një presh të madh, mu bash e në sallën e madhe të “kongresmenëve socialistë”. Ai duket se nuk ka riovalë të tjerë për të “trashëguar” Partisë Socialiste, por një pengesë jo të vogël do e hasë. Ajo është bashkëshortja e kryeministrit, që të paktën publikisht ia zbehu, mbase përkohësisht shkëlqimin lalit të bashkisë së kryeqytetit.

Linda Rama u shfaq në podiumin e Kongresit të PS-së, mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të gjata. Ajo fili si grua e kryeministrit, por edhe për rindërtimin e vendit, të ardhmen e vendit sipas konceptit të saj të “thellë” si studiuese, por edhe për gjërat e “vogla” që i përkasin punëve publike të bashkisë. Shumëkush e komentoi se ajo do ishte trashëgimtarja e partisë, por ajo kërkon vetëm një “testament”; “ti pastrojë figurën e ndotur tashmë të kryeministrit Edi Rama”.

Por Lali ishte aty, i sikletosur që nuk iu dha protagonizmi në një shfaqje të stisur dhe fort të shpifur edhe estetikisht, sërish mendja e tij punonte në tjetër vend.

Lexo edhe:

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

Janë 17 persona që u zgjodhën në elitën drejtuese të asamblesë së partisë të cilët vijnë si prurje të Erion Veliajt. Disa mbajnë postin e drejtuesve të Njësive Administrative dhe drejtorë të rëndësishëm që qarkullojnë në duar miliona euro tendera. Sot ata janë edhe në elitën drejtuese të Partisë Socialiste dhe nevoja për t’i kthyer “borxhin shefit” mund të jetë edhe më e shpejtë nga sa mund ta mendojnë shumë syleshë që pretendojnë se Rama i tyre është i paprekshëm, në mos i përjetshëm në atë parti.

Është e qartë se Veliaj synon për më shumë, dhe rrugën sesi mund tia fusësh atij që të ka promovuar e ka të shtruar nga vetë ai që i ka bërë më parë këto marifete me kulisa politike. Kryeministri i sotëm Edi Rama ishte nismëtari i groposjes përfundimtare politike të Fatos Nanos. Edhe pse ky i fundit e kishte promovuar dhe mbështetur, “varrin politik” brenda partisë ia hapi pikërisht ai.

Edhe Rama në vitin 2005 bëri atë që po bën Veliaj sot! Fillimisht çukiste nga të gjithë anët duke përkedhelur publikisht shefin e tij, por në korridoret e errëta nxiste të tjerë që ti kundërviheshin kryeministrit të saj kohe Fatos Nano.

Në fund i dha goditjen e fundit kur u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, por më parë ai kishte vendosur të gjithë njerëzit e tij në postet kyçe brenda partisë. Këtë po e bën sot Veliaj dhe kryeministri Edi Rama e di mirë se ai “Lali Fiku” nuk është aq i brishtë sa vetë kryeministri ta konsiderojë si “bojaxhiun e natës”.

Për ta ulur Veliajn edhe si “personalitet”, Rama i vuri përpara bashkëshorten e tij, duke i treguar se në Partinë Socialiste nuk futesh aq lehtë dhe nëse Rama dëshiron, pasardhëse mund të lërë gruan, fëmijët, apo këdo tjetër që ai dëshiron. Këtu Rama po gabon, pasi Lali Eri nuk është më ai i pari që përunjej para tij dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të marrë diçka.
Veliaj sot është njeriu më i fuqishëm edhe si lobues “financiar”.

Bashkia e Tiranës është ombrella ku bashkohen oligarkët dhe prej firmës së tij mbijnë kulla dhe paguhen miliona euro në tendera publikë, që merren nga taksat qytetare dhe shpërndahen në një grusht njerëzish, sigurisht me ndikimin e drejtëpërdrejtë të Veliajt. Pikërisht kjo forcë ekonomike që buron edhe nga pika e fundit e djersës së qytetarëve që ngarkohet me taksa dhe tarifa të shtuara, Veliaj po e kthen në forcë për vetën dhe në dobësi për kryeministrin Edi Rama, këmbët e të cilit, sado të gjata të jenë mund ti lëkunden nga Veliaj më shumë se nga harnia fiskale që e ndjek prej shumë vitesh.

Etiketa: lali erilinda ramaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025
AKTUALITET

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës

09:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha: PS i vuri kazmën familjes shqiptare

15:58 : 09/11/2025
Para

Putini takon Erdoganin në kërkim të armëpushimit në Siri

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com