Një vjedhje spektakolare si nëpër filma ka ndodhur në Fier në një pikë kembimi valutor. Ngjarja ndodhi 20 dite më parë por policia e Fierit as nuk e ka raportuar ngjarjen as nuk ka kapur autorët. Burime për abcnews thanë se ngjarja ndodhi ne lagjen ” 15 Tetori ” në një subjekt që ushtron aktivitet këmbimi valutor në daten 11 shkurt. Sipas këtyre burimeve një shtetas i huaj rreth të 50-ve ka marrë nëpërmjet mashtrimit 50 mijë euro dhe është larguar qetësisht.
Një jave perpara vjedhjes se 50 mije eurove, nje shtetas i huaj qe sipas pronarit te këmbimit valutor kishte theks rus, së bashku me dy persona të tjerë ka shkuar një jave rradhazi në këtë pike këmbimi duke këmbyer valutë të huaj me euro. Me veshje dhe aksesore të një biznesmeni, shtetasi i paidentifikuar është treguar i sjellshëm dhe korrekt përgjatë kontakteve me pronarin e këmbimit valutor.
Ne mirebesim pronari i tregoi policise se e lejonte të hynte brenda banakut kur bënte transaksionet me azerbaxhanasin. Transaksionet shkonin deri ne ne 1000 euro në dite. Kjo situatë zgjati një jave deri në datën 11 shkurt kur personi i paidentifikuar ka shkuar sërish në këtë pike këmbimi duke i kërkuar pronarit 50 mijë euro. Pasi ka numëruar 50 mijë eurot i ka futur në valixhe dhe e ka lënë sipër banakut. Nuk eshte ende e qartë se si ka ndodhur por pronari pretendon se shtetasi i huaj ka ndërruar valixhen në një moment kur pronari ka kontrolluar në pjesën e pasme të dyqanit pasi kishte dëgjuar zhurma.
Valixhja me euro e mbyllur me kod sigurie qëndroi në banak edhe kur shtetasi i huaj tha se po shkonte në banken aty pranë per të marrë sasine e parave me të cilen po blinte eurot.
Kaluan 15 minuta kur pronari nisi të dyshojë. Ai ka hapur valixhen me force dhe ka parë se brenda saj nuk ishin paratë. Menjëhere ka dalë në rrugë për të kërkuar hajdutin, por ky i fundit ishte larguar. Nga vezhgimi i kamerave të sigurisë rezultoi se hajduti ishte larguar në drejtim të qendrës se Fierit.
Me pas pronari ka njoftuar policinë e cila nisi hetimet për gjetjen e autorit. Nga hetimet paraprake rezulton se personi në foto është me shtetesi azerbaxhanase. Policia shpërndau në pikat e kalimit kufitar foton e të kërkuarit të marrë nga kamerat e sigurisë por kaluan me shumë se dy javë dhe ende nuk ka gjetur gjurme te tij. Mendohet se ky shtetas ka kaluar kufirin bashkë me dy personat e tjerë. Policia nuk e ka bërë publike ngjarjen me pretendimin se kjo do të bënte që hajdutet t.’i fshihen autoriteteve por me sa duket ata janë larguar jashte shtetit pa asnjë pengesë. /abcnews.al
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur më 11 shkurt në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit. Një person i huaj i cili është prezantuar si qytetar nga Azerbajxhani, ka shfrytëzuar shpërqendrimin e kambistit, për të vjedhur një çantë me 50 mijë euro, duke i lënë mbi mbi tryezë një çantë bosh.
Për ngjarjen ka nisur një hetim dhe pritet të mësohet nëse personi i huaj, ende i pa arrestuar, ka kryer apo jo edhe më herët skema të tilla mashtrimi duke vjedhur vlera të konsiderueshme parash. Sipas pronarit të këmbimit valutor, personi me shtetësi të huaj kishte pasur raport me të prej një jave pasi kishte këmbyer disa herë valutë, ndoshta për të fituar besimin e tij, derisa më 11 shkurt bëri vjedhjen e 50 mijë eurove.
Por si ndodhi ngjarja?
Shtetasi i huaj ka hyrë në pikën e këmbimit valutor me një valixhe në dorë, me kod, dhe i ka thënë kambistit se do të “thyejë” dollarë, duke blerë 50 mijë euro. Por teksa kambisti ka qenë duke numëruar paratë, shtetasi i huaj që besohet se është nga Azerbajxhani, ka shfrytëzuar një moment shpërqendrimit të tij, dhe ka marrë çantën me euro, duke thënë se do të shkojë në bankë të tërheq dollarë me të cilët do të blinte eurot, dhe është larguar.
Në dyqan ka lënë valixhen e tij me kod, ku pasi ka pritur gjatë, kambisti ka vënë re mungesën e 50 mijë eurove, dhe është detyruar të hapë me forcë valixhen e koduar duke shpresuar se të paktën brenda saj do të gjendeshin eurot. Por valixhja ka qenë bosh, pasi jashtë syrit të tij, autori kishte vepruar duke i marrë të 50 mijë eurot!
Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa qetësisht del nga pika e këmbimit valutor dhe mban në duar çantën mbushur me 50 mijë euro./Mapo.al