• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk i besoj Komisioni Europian kur mat progresin e Shqipërisë”/ Ish-ministri i Ramës: Janë në konflikt interesi

13:35 : 02/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian, që sugjeron hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kjo është hera e katërt që Komisioni sygjeron hapjen e negociatave, por vendimi i tij rrëzohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

Në tetor të 2019, ishte vendimi i fundit kur Franca, Holanda dhe Danimarka, të mbështetura nga të tjera vende bllokuan propozimin për hapjen e negociatave. Manjani përmes një postimi në rrjet shkruan se personalisht nuk i beson Komisionit Europian kur mat progresin në Shqipëri.

“Nuk i besoj sepse ky Komision gjendet në konflikt interesi. I duhet të vlerësojë Reformat që ka bërë vetë. Askush që do t’i duhet të vlerësojë veten, nuk është objektiv”, shkruan Manjani.

Në vijim ai thekson se arsyeja është pikërisht konflikti i interesit që ekziston në misionin dhe mandatin e Komisionit në raport me Shqipërinë. Se si do zgjidhet kjo, nuk e di!

“As nuk e vras hiç mendjen sepse nuk është punë për ne, në fakt. Por, uroj megjithë fuqinë e shpirtit që të na çelen negociatat, sa më parë”, shkruan Manjani.

Lexo edhe:

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Postimi nga Ylli Manjani.

Personalisht nuk i besoj Komisionit Europian kur mat progresin në Shqipëri. Nuk i besoj sepse ky Komision gjendet në konflikt interesi. I duhet të vlerësojë Reformat që ka bërë vetë. Askush që do t’i duhet të vlerësojë veten, nuk është objektiv.

Nuk ka të bëjë fare me individët që kryejnë funksione në Tiranë apo Bruksel. Fare! Por me konfliktin e interesit që ekziston i ulur këmbëkryq në marrëdhënien Shqipëri-BE.

Kjo në fakt është edhe arësyeja që vendet anëtare të BE, mbajtën qëndrim të ndryshëm nga raportet e vlerësimit të Komisionit Europian. Shtetet anëtare, Gjermania e para, preferuan të vënë kushte shtesë, sepse “progresi” që raporton Komisioni i Europian, nuk është bindës.

Arsyeja është pikërisht konflikti i interesit që ekziston në misionin dhe mandatin e Komisionit në raport me Shqipërinë. Se si do zgjidhet kjo, nuk e di! As nuk e vras hiç mendjen sepse nuk është punë për ne, në fakt. Por, uroj megjithë fuqinë e shpirtit që të na çelen negociatat, sa më parë!

Nuk jam besimtar, por jam gati të lutem nëse kjo i shërben hapjes së negociatave! Negociatat janë e vetmja lidhje zyrtare që na mban me Europën. Për ne ato janë jetike, sepse vendosemi nën një monitorim shumë të rreptë, që ska asnjë lidhje me hyrra-byrrat e deri sotme të Ambasadorëve dhe shpurës së ekspertëve pa lidhje.

Çelja e negociatave i jep fund Konfliktit të Interesit dhe të gjithë interesave gjithfarësh që na i kanë bërë ambasadorët gjithollogë, zëdhënës e guvernantë. Çelja e negociatave i jep fund kompromisit, ku sundimi i Bosit shitet si sundim i ligjit! I jep fund edhe “suksesit” fiktiv të reformës ku mbyllja e gjykatave quhet vlerë!!! Kulmi!

Kemi nevojë që dikush të na vërë stekën e standardeve dhe të na masë sa realisht e kalojmë atë stekë. Jo me llafe, as me deklarata, as me raporte fiktive. Vetëm leximi i realitetit na ndihmon. Vetëm kështu shkojmë drejt Schengenit të vërtetë, duke i përbuzur “mini-schengenarucët”. Vetëm kështu Perëndimi nuk na sheh më me syze diplomatike. Nuk i duam më ato syze!

Rekomandimi i Komisionit

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Në progresraportin e publikuar këtë të hënë, Komisioni thotë se Shqipëria meriton nisjen e bisedimeve.

“Duke parë përparimet domethënëse dhe plotësimin e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli Europian të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj për të arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në pikat kyçe të identifikuara në përfundimet e Këshillit në qershor 2018. Si rezultat e kësaj, rekomandimi i Komisionit në vitin 2019 për hapjen e negociatave me Shqipërinë mbetet i vlefshëm”, thuhet në progresraport.

Një deklaratë e tillë e Komisionit Europian, e ndërthurur me metodologjinë e re të negociatave të anëtarësimit, heq të gjitha pengesat për dhënien e dritës jeshile ndaj Shqipërisë, por edhe Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket Shqipërisë, raporti thekson se vendi ka treguar rezultate konkrete lidhur me implementimin e reformave të lidhura me Bashkimin Europian.

“Komisioni Europian konstaton se ka pasur përmirësim të mëtejshëm në procesin e vetting-ut të gjykatësve dhe prokurorëve, në veçanti në përfundimin e të gjitha dosjeve me prioritet. Është shënuar progres në finalizimin e themelimit të strukturave gjyqësore të pavarura dhe organizmave të specializuar si SPAK dhe BKH”, thuhet ne raport.

Etiketa: KEManjaninegociata

Lajme të lidhura

BOTA

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

14:16 : 20/07/2025
BOTA

BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

11:22 : 14/07/2025
AKTUALITET

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

18:23 : 09/07/2025
AKTUALITET

Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias

08:27 : 09/07/2025
AKTUALITET

Abuzimet e Bankers, Manjani: Nga ajo kompani, kanë përfituar të gjithë qeveritarët

22:29 : 03/07/2025
BOTA

Komisioni Evropian thirrje vendeve të BE: Reduktoni ndotjen nga gazrat serë me 90% deri në vitin 2040

14:51 : 02/07/2025
Para

VIDEO/ Pasuritë e krimit, Bardhi: Rama s'mund t'i prekë, është partner me to

TË GJITHA

I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

14:49 : 23/07/2025

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025

Do të bëhet deputete/ Kleana Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek Lapaj

14:39 : 23/07/2025

11 Maji/ Berisha vijon akuzat: 50% e fletëve nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali

14:31 : 23/07/2025

Paraqitet në SPAK kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

14:16 : 23/07/2025

Do t’i komunikohet akuza për dosjen ‘Veliajn’, Gentian Sula paraqitet në SPAK

14:14 : 23/07/2025

Tom Doshi sërish jashtë Kuvendit, ja kujt ja jep KQZ mandatin e PSD-së në Tiranë

14:02 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com