• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “testi i idiotit” te rritja e gjobave/ Propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor: Kur pezullohet patenta

11:03 : 27/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Policia e Shtetit ka zbardhur këtë të enjte “propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor”. Ndryshimet e paralajmëruara më herët nga ministri i Brendshëm, sipas policisë, synojnë të rritin Sigurinë Rrugore në vend.

Propozimet pritet të depozitohen së shpejti në Kuvend në formën e një projektligji.

Përparësia

Nga 1-3 mijë lekë, rritet nga 5-8 mijë lekë gjoba për shoferët që nuk respektojnë përparësinë në rrugë. Kur efektivët rrugorë konstatojnë se shkelja është përsëritur 2 herë brenda vitit, pezullohet patenta deri në 1 vit dhe hiqen 5 pikë nga leja e drejtimit.

Motoçikletat

Si ndryshim në Kodin Rrugor për personat që drejtojnë motor, propozohet që veç kaskës mbrojtëse, të jetë i detyrueshëm gjatë natës, në errësirë, edhe mbajtja e jelekut fosforishent. Gjoba në këto raste do të jetë deri në 1-3 mijë lekë.

Rripi i sigurimit

Gjobë 1-3 mijë lekë do të marrë një shofer, nëse pasagjerët në makinën e tij nuk kanë të vendosur rripin e sigurimit.

Parakalimi i gabuar

Edhe nëse bën parakalim të gabuar në rrugë, gjoba do të jetë më e lartë se aktualja, që është nga 1-3 mijë lekë. Gjoba do të rritet nga 5 – 10 mijë lekë. Po ashtu, shtohet edhe pezullimi i patentës me 1 muaj.

Sjella agesive në rrugë

Deri më sot, askush nuk është ndëshkuar nëse i vjen një shoferi shumë afër pa ruajtur distancën e sigurisë, apo edhe më shumë, nëse i bën presion për të hapur krah, duke përdorur vazhdimisht dritat e gjata. Me ndryshimet në Kodin Rrugor, gjoba për mosruajtjen e distancës së sigurisë dhe për përdorimin e dritave të gjata, do të bëhet nga 10-20 mijë lekë dhe do të hiqen 5 pikë nga patenta.

Telefoni

Gjoba për celularin në timon rritet nga 1 – 1.5 mijë lekë që ishte, në 5-15 mijë lekë. Por kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet, që do të thotë se arrin deri në 30 mijë lekë. Por me këtë shkelje, merret masë ndëshkuese edhe me pezullimin e lejes së drejtimit për 3 muaj, si dhe hiqen nga patenta 10 pikë.

Me ndryshimet në Kodin Rrugor, pritet të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin celularin. Nëse je duke i dhënë makinës, dhe thjesht mban celularin në dorë, gjoba propozohet të jetë 5 mijë lekë. Nëse i jep makinës duke folur në telefon, gjoba rritet në 10 mijë lekë. Më e lartë gjoba është nëse e përdor telefonin duke shkruar teksa je në timon, në një vlerë që propozohet të jetë 15 mijë lekë.

Këshillimi

Ministria e Brendshme propozon që këshillimi nga efektivët rrugor për shkelje të lehta në rrugë, të mos jetë thjesht gojarisht, por të administrohet në sistemet e policisë. Nëse brenda 1 viti, shoferi konstatohet me të njëjtën shkelje për të cilën thjesht është këshilluar (pa masë administrative), atëherë atij i vendoset masa maksimale e parashikuar për shkeljen.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Befason Flavio Qarri: Roza Latin e dua për grua (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com