• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet e Kodit Rrugor/ Çudirat e propozimit që do të bëjnë lëmsh policët e trafikut

13:05 : 27/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Dëshira e madhe e drejtuesve të lartë policorë për të forcuar masat e gjobave për shoferët, i ka kthyer në hartues të disa rregullave absurde, në radhë të parë për efektivët që do të duhet t’i zbatojnë në praktikë.

Në një dokument të publikuar paraditen e së Enjtes, qeveria pritet të miratojë disa ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat, synojnë, me të drejtë parandalimin dhe shmangien e aksidenteve rrugore për shkak të përdorimit të telefonit në timon.

Por, përcaktimet në këtë dokument, në rastin më të mirë, janë të pazbatueshme ose do të konfondojnë policët rrugorë.

Më konkretisht, dokumenti parashikon:
– “Personi që drejton mjetin me telefon në dorë, dënohet me 5 mijë lekë gjobë”;
– “Personi që drejton mjetin duke shkruar mesazhe mesazhe, dënohet me 15 mijë lekë gjobë”.

Lexo edhe:

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

Shkrumbohet nga zjarri makina në Vlorë, dyshimet

Pra, kushdo shofer që konstatohet duke shkruar mesazhe telefonike gjatë kohës që drejton mjetin, dënohet me masën e rëndë financiare 15 mijë lekë. Ndërkohë, shoferët që vetëm e mbajnë telefonin në dorë, pa kryer asnjë veprim me të, dënohen me 5 mijë lekë.

Hartuesit, të zellshëm për të shtuar sa më shumë penalitete, mesa duket, kanë propozuar disa masa që krijojnë më shumë amulli në qarkullimin rrugor.

Është e paqartë se çfarë kanë pasur parasysh hartuesit kur kanë parashikuar këto dy masa. Pikëpyetjet normale që mund të krijohen janë: “Si do të arrijnë efektivët e Policisë Rrugore që të përcaktojnë saktësisht nëse një drejtues mjeti është duke shkruar mesazh në telefon apo thjesht po e mban në dorë”?

Duhet mbajtur në konsideratë se, një vështrim i Policit Rrugor, ndoshta edhe i gabuar, ndikon drejtëpërdrejtë në financat e drejtuesve të mjetit.

Për më tepër, është interesante të shihet nëse propozimi për ndryshimet në Kodin Rrugor ka parashikuar pajisjen e efektivëve të Policisë Rrugore me mjete (nëse ekzistojnë të tilla) që do t’i ndihmojnë për të përcaktuar saktësisht nëse një shofer po shkruan mesazhe apo thjesht po e mban në dorë telefonin.

Nga ana tjetër, propozimet parashikojnë që, vetëm thjesht mbajtja e telefonit në dorë, gjobitet me 5 mijë lekë të reja.

Edhe në këtë pikë shtrohet një pikëpyetje; Çfarë pasoje sjell në sigurinë rrugore mbajtja e telefonit në dorës, si send, pa folur dhe pa shkruar mesazhe?

Nëse mbajtja e telefonit si send në dorë përbën rrezik potencial në trafikun rrugor, atëherë, një rrezikshmëri të tillë mund të mbartin edhe objekte të tjera, si syze, paketë, çelësa, cigare ose çdo mjet tjetër, të cilin drejtuesit e mbajnë në dorë thjesht si “hajmali” ose si anti-stres për trafikun e ngarkuar të rrugëve në qytetet kryesore shqiptare.

Etiketa: celulargjobamakina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

22:52 : 11/07/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri makina në Vlorë, dyshimet

19:09 : 10/07/2026
BOTA

Bota po merr shembull nga Kina, makinat elektrike përhapen gjithnjë e më shumë

18:02 : 04/07/2026
AKTUALITET

Me flamuj nëpër makina, emigrantët mbërrijnë në Tiranë

17:25 : 04/07/2026
AKTUALITET

Diaspora po ndëshkohet/ Me telefon në dorë, polici regjistron makinat për t’i gjobitur(VIDEO)

15:56 : 04/07/2026
AKTUALITET

Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, automjeti digjet plotësisht

17:31 : 02/07/2026
Para

“U tremba”, djali më i pasur i Tiranës tregon si denoncoi femrën e fiksuar pas tij

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş