Zyrtare/ Maria Sharapova njofton tërheqjen nga sporti i tenisit

Maria Sharapova nëpërmjet një deklarate zyrtare ka njoftuar tërheqjen nga tenisi.

Në një letër emocionuese të shpërndarë nga “Vanityfair”, 32-vjeçarja ka shkruar: “Si arrij të lë pas krahëve të vetmen jetë që kam njohur? Si do të largohem nga fushat e lojës në të cilën jam stërvitur që kur isha fëmijë? Të largohem nga loja që dashuroj, që më ka sjellë dhimbje dhe gëzime të jashtëzakonshme? Të largohem nga një sport në të cilin kam gjetur familjen time, larg tifozëve që më ndjekin gjithnjë? E di këtë gjë, ndaj ju lutem më falni për këtë vendim. Tenis, po të them përfundimisht lamtumirë”. 

Fituesja e 5-s çmimeve “Grand Slam” dhe ish-numri 1 në botë, së fundmi vuante nga problemet kronike në shpatull dhe aktualisht pozicionohej  e 373-ta në renditjen botërore për femra.

LEXO EDHE  COVID-19/ Presidenti i UEFA: Kompeticionet e futbollit duhet të përfundojnë deri më 3 gusht