Masakra në Mirditë, vrasja e paralajmëruar që la jetimë 3 fëmijë

Autori (M) dhe dy viktimat

Fatmir Kolecaj, 47-vjeçari në kërkim policor, i akuzuar se mbrëmjen e djeshme ekzekutoi me armë zjarri ish—bashkëshorten Esmeralda Filopati dhe të vëllanë e saj Vladionin, ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Lidhur me dy verat penale, Kolecaj u arrestua më 12 Korrik 2017 dhe u gjykua nën masën e arrestit me burg. Më 15 Janar 2018, u dënua nga Gjykata Penale e Lezhës me 10 muaj burgim, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”. Një vendim pak muaj më i lehtë se ai që kërkoi prokuroria.

Dispozitivi i vendimit të Gjykatës së Lezhës

Episodi lidhet me dhunimin nga Fatmiri të Esmeraldës, bashkëshortes së tij dhe nëna e tre fëmijëve.

“Në lidhje me llojin e masën e dënimit që i duhet caktuar të pandehurit, Gjykata mban në
konsiderate rrezikshmërinë shoqërore jo shume të lart të veprave penale të kryera prej tij,
faktin se prej tij është kryer me shume se një vepër penale, rrethane kjo që rëndon dënimin e tij, qënien e të pandehurit i padënuar me parë, pendimin e thelle të treguar prej tij gjatë gjithë rrjedhës së hetimit e gjykimit, gjendjen dhe përgjegjësinë e tij si kryefamiljar, i cili duhet të kujdeset për rritjen e edukimin e 3 fëmijëve të mitur, rrethana këto që duhet të lehtësojnë dënimin e tij”, argumenton në vendim trupi gjykues i kryesuar nga Ilir Perdeda.

Dhuna në banesë

BoldNews.al sjell hetimet e prokurorisë lidhur me ngjarjen. Sipas Prokurorisë, rreth orës 16.00 të datës 12 Korrik 2017, në banesën bashkëshortore në fshatin Zejmen të rrethit Lezhë, duke përdorur një tub uji, me dashje, i pandehuri Fatmir Kolecaj ka goditur bashkëshorten e tij në pjese të ndryshme të trupit, përkatësisht në krah, ije dhe gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar kësaj të fundit dëmtime fizike që kanë sjellë humbjen e përkohshme të aftësisë për pune në masën deri 9 dite, si dhe ka mbajtur në banese pa leje të organeve kompetente një armë zjarri në gjendje të rregullt teknike, me të cilin po ashtu me dashje, në datën e orën e mësipërme, ka kërcënuar për vrasje bashkëshorten e tij Esmaralda Kolecaj, ndërsa këto veprime të pandehurit i janë ndërprere për shkak se në banesë ka shkuar policia, e cila ka sekuestruar armën e zjarrit dhe arrestuar të pandehurin Fatmir Kolecaj.

Dëshmia e gruas: Më thoshte ‘do të vras po njoftove policinë’!

Në vendimin e gjykatës që disponon Boldnews.al, sqarohet se Esmeralda ka treguar në dëshminë e saj se dhuna   ndaj saj nga i shoqi ishte e vazhdueshme.

LEXO EDHE  Brataj publikon pamjet e frikshme nga pasojat që lë Covid tek trupi i njeriut dhe ka një mesazh për qytetarët (Foto)

Në vendim, thuhet se: duke referuar në deklarimet e të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj, provohet se marrëdhëniet bashkëshortore të saj me të pandehurin Fatmir Kolecaj janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më pare në polici për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët “do të vras po njoftove policinë” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri te mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në polici, është ai i orës 16.00 të datës 12.7.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë ne banese ka filluar të godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marrë një tub gome dhe me të e ka goditur ne pjese të ndryshme të trupit për rreth nja orë. E dëmtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë.

Në ketë moment i pandehuri ka shkuar në banjën e banesës dhe ka marrë nja arme zjarri që e mbante pa leje të organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavoline, ndërsa bashkëshortes se tij i ka thënë “të paren do të vras ty pastaj do merrem me ato”.

Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashke me armen në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e patur armën me vete.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat kanë marrë deklarimet e mësipërme prej të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj dhe veprime të tjera hetimore. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të pandehurit dhe jashtë saj, përkatësisht në pjesën anësore të shkalleve hyrëse në banese ka gjetur e sekuestruar nja arme zjarri, në krëhërin e të cilës gjendeshin 11 fishekë, prej të cilëve njëri i vendosur ne folenë e qytës se armës. Në lidhje me ketë armë, eksperti kriminalist i caktuar nga policia gjyqësore ka konkluduar se është pushkë gjysmë automatike luftarake e modelit 56 kalibër 7.62 mm, me qytë të shkurtuar, por që realizon qitje normalisht. Ditën e ngjarjes, policia arrestoi në flagrancë Kolecajn.

“Jam i penduar”

I pyetur gjatë hetimit paraprak, i pandehuri ka pranuar që arma e zjarrit e mësipërme mbahej prej tij pa leje të organeve kompetente dhe në lidhje me ketë veprim ishte i penduar.

/BoldNews.al/