Liçaj-Maznikut: I pafytyrë, Teatri nuk shembet

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nënkryetarit Arbër Mazniku e madje dhe qeverisë. Pak minuta pas një lidhje telefonike me këtë të fundit në News24, Liçaj e ka quajtur të pafytyrë duke i kërkuar të lajë gojën para se të flasë për rraqet e teatrit Kombëtar.

Ai deklaroi i bindur se Teatri Kombëtar nuk do shembet.

“Jo nuk na shqetëson asgjë. Ok, është fitore shumë e madhe. E njoh që kalama Maznikun dhe të katandiset në këtë derexhe. Nuk tha asgjë, u përpëlit. Një gjë ia kërkoj atij palaços Maznikut të lajë gojën kur flasin për rraqet e TK. Ra e gjithë propaganda e ndyrë se teatri do bjerë. Të kenë kujdes se ata janë objekt procesi penal. Të kërkojë ndjesë ai i pari. Rraqe e plehra nuk është fyerje për ata që njerëz që kanë derdhur djersë? Rraqe e plehra ku ka luajtur Sandër Prosi, ku kanë derdhur djersë gjithë ata gjigandë, rraqe e plehra ai i pafytyrë”, tha Liçaj.

U ka ngelur sharra në gozhdë, i dinë ata pazaret e tyre. Këta zotërinj shkelën kushtetutën në 6 nene për atë ligj për TK. Këta kanë bërë të pabërë me TK dhe ju më thoni mua të mos i fyej?! Kemi dy vjet në rrugë dhe ai thotë rraqe e plehra. Ka punuar ajka e aktorëve dhe regjisorëve shqiptarë.

Kryeministri tha 30 mln janë shumë për buxhetin e shtetit, ndërkohë që për 2 vjet qeveria kishte harxhuar 260 mln për makina, udhëtime. Nga do i gjejë tani që s’ka para dhe pas tërmetit. Kush i ha këto? Janë përpëlitje. Nuk do shembet Teatri Kombëtar, kush do e shembë Mazniku, këshilli Bashkiak i Tiranës apo lali? le të vijë ta provojë. Dhe Europa Nostra e ka njohur si trashëgimi kulturore jo vetëm të Shqipërisë por dhe të Europës dhe ju e dini letrën e hapur që i dërgoi presidenti i Europa Nostra, presidentit, kryeministrit. Europa Nostra nuk është tallava, nuk është këshilli bashkiak i Tiranës. Këta vazhdojnë gam-gam. Ku do i gjejë paratë që do i marrë nga buxheti i shtetit, kur shteti kërkon borxhe për tërmetin. Ata nuk tërhiqen kurrë, ata lënë një portë hapur aty. Nuk ranë dakord me frimën por për atë firmë u bë një ligj special, si u tërhoq firma pas 2 vjetësh. Janë kap ça të kapësh këta. Shfaqjet do zhvillohen në TK, nuk i transmeton media dhe është gjynah. Do vijë dhe Micele Placido të japë një shfaqje. Ju thoni Turbina, tek Turbina nuk vjen njeri.

LEXO EDHE  Keni bërë plane për fundjavën? Ky është parashikimi i motit

Ne e kemi rijetuar atë Teatër dhe e kemi kthyer në qendër kulturore në Shqipëri. Sado të spërdridhet Mazniku, si mund të mos revoltohem unë, kam 23 vjet që e laj me djersë e kush flet Mazniku që është objekt hetimi”, deklaroi Liçaj.