Shembja e Teatrit/ Deputeti gjerman: I zhgënjyer! Prisja më shumë respektim të shtetit ligjor në Shqipëri para negociatave

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Christian Schmidt, ka qenë mjaft i ashpër në reagimin e tij pas shembjes së Teatrin Kombëtar.

Në deklaratë e tij Schmidt shkruan se ndihet i keqardhur dhe se priste të shihte më shumë përpjekje të shtetit ligjor në Shqipëri, para hapjes së negociatave.

Siaps tij shembja me ngur e Teatrti Kombëtar ngre pikëpyetje të mëdha, ndërsa shton se priste që Rama të bënte më shumë për artin dhe kulturë.

Ja deklarata e Christian Schmidt:

“Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor  përpara hapjes së negociatave të antarsimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e perdorur per , për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikepyetje. Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të. “

Christian Schmidt është raporter i grupit parlamentar #CDUCSU për vendet e Ballkanit Perëndimor 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇰🇲🇪🇷🇸 në Komitetin për Punë të Jashtme

LEXO EDHE  Foto e ditës/ "Ramavirusi", edhe fëmijët e kanë të thjeshtë t´a identifikojnë