• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi në qeveri, ka “vrarë” më shumë se çdo epidemi

03:00 : 26/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Erdhi në vitin 2013 si “antidod” i korrupsionit, keqqeverisjes dhe rikthyes i shpresës, por shpejt u kthye në virusin që vret ngadalë, si një “armë biologjike” që në fillim të shkatërron sistemin nervor, të mpak gradualisht edhe fizikun dhe në fund të merr jetën.

Jemi shtatë vite me këtë virus që e ka lënë vendin në varfëri, mbushur me korrupsion dhe drogë, riciklim të krimit duke zbrazur burgjet e Europës dhe dhënë mundësinë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe drogës që të kapin pushtetin; deputetllëkun, kryabashkiakun, drejtorin në institucione të rëndësishme dhe të lidhur drejtëpërdrejtë me qeverinë e cila nga “virus i thjesht” kaloi në ndryshime të komplikuara ose mutacione, sidomos nga ndikimi i propagandës.

E vetmja “vaksinë” ishin zgjedhjet e lira dhe ndershme, por kurrë nuk u injektua, kur banda të ardhura nga bota e krimit u ulën këmbëkryq me pushtetin, u dhanë votat dhe morën benefite në tendera publik, aleshverishe dhe ndikim në tjetërsim prone.
Administratën e lartë shtetërore e mbushi me Rilindas, një specie gjenetikisht e modifikuar, një miksim mes harbutërisë, dallaveraxhiut dhe kleptomani të pashërueshëm. Vrau konkurrencën dhe kjo qe goditja e madhe që pasoi me uzurpimin e çdo institucioni të pavarur, duke e kontrolluar në një dorë nga Kryevirusi…

Sot po vriten edhe fizikisht. Shumë hallexhi dergjen nëpër burgje se nuk paguan energjinë elektrike nga pamundësia ekonomike dhe kur tentuan të lidhin ato dy tela për të sjellë dritë për fëmijët, policia u vendosi prangat. Disa i dhanë fund jetës në burg, të tjerë kanë kaluar në depresion si shkak i varfërisë dhe problemeve të tjera sociale duke i dhënë fund jetës nga skamja.

Lexo edhe:

Rama e pranon për mediat gjermane: Në qeverinë time ka individë të përfshirë në korrupsion

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Faza e dytë ishte edhe më e rëndë. Virusi qeveritar, vrau shpresën… Mbi 400 mijë persona kryesisht të rinj dhe fëmijë janë larguar jashtë vendit. Një pjesë kanë ikur me dokumentacione të rregullta, duke siguruar kontrata pune, por shumë të tjerë, që janë edhe shtresa më në nevojë, u larguan në kërkim të azilit në një nga vendet e BE-së, ku rekord mbajnë Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Ka edhe më keq, ku edhe vendet e zhvilluara të BE-së u vunë në vështirësi para këtij “koronavirusi qeveritar” të Shqipërisë, sidomos në përhapjen e nismave të rrezikshme siç ishte ajo e “korrigjimit të kufijve” Kosovë-Serbi, me dirigjimin e “Ramvirus” dhe të “Minishengenit Ballkanik”. Europa nuk e qasi nga frika e “infektimit” duke refuzuar për tre vite rresht hapjen e negociatave.

Pasojat ranë mbi qytetarët, që sot të mbushur me propaganda, e injektuar deri në palcë rendin të blejnë maska nëpër farmaci për të “frenuar” koronavirusin, ndonëse jetën po ua merr ngadalë epidemia pushtet. Për ta larguar nuk nevojitet vaksinë me grup të madh shkencëtarësh bilogë, por masivitet qytetar në kërkim të të drejtave që jo vetëm u janë mohuar, por po përdhosen edhe nga agresiviteti dhe arroganca e qeverisjes e cila tashmë nuk po kontrollon as veten për shkak të mutacionit që ka pësuar në shtatë vite.

Etiketa: Koronavirusiqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e pranon për mediat gjermane: Në qeverinë time ka individë të përfshirë në korrupsion

21:31 : 30/07/2025
BOTA

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

09:19 : 17/07/2025
RAJONI

Kosova ende pa Kuvend e Qeveri, rrezikohen edhe 90 milionë euro të Bankës Botërore

08:07 : 24/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
BOTA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025
AKTUALITET

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025
Para

Vakancat në SPAK/ Veting i deformuar e kriteret e forta, ja pse nuk ka aplikime

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com