• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e Plotë/ Si kryhej trafiku i lëndëve të rrezikshme nga Italia në Vlorë, masat në gjykatë

14:55 : 23/02/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjashtë personat e arrestuar në Vlorë, të dyshuar se janë pjesë e një rrjeti kontrabande me mallra të rrezikshëm, do të dalin mesditën e së Hënës para gjykatës së qytetit bregdetar.

“Boldnews.al” ka mësuar, në mënyrë ekskluzive, se prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë nga gjykata caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për 5 nga 6 të ndaluarit në flagrancë të Premten e kaluar.

Prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë një masë sigurimi më të butë për kapitenin e anijes “ST Damian”, Festim Tela, për shkak të moshës së tij 73-vjeçare.

Ndërkohë që, siç mëson “Boldnews.al”, Prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë “arrest me burg”, për:

Lexo edhe:

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

– Kujtim Xhaferllari, zv.kapiten i anijes “ST Damin”

– Elisabeta Çuni, administratore e kompanisë “Delfini 1”

– Arbër Çuni, shofer i kompanisë “Delfini 1”, djali i Elisabetës

– Zamir Komuzi, administrator i një pike grumbullimi mbetjesh, “Komuzi”

– Agron Brataj, administrator i kompanisë “Euroferries”.

Të gjithë këta persona janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kontrabandës me mallra të ndaluara”, të kryer në bashkëpunim, si edhe për “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transporti i mbetjeve”.

Në dosjen e Prokurorisë, drejtuar gjykatës së Vlorës, të siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, jepen detajet për hetimet e deritanishme, mënyrën se si u organizua kontrabanda, llojin e lëndëve, të dyshuara si të rrezikshme për shëndetin dhe rolin e personave të arrestuar deri më tani.

Dosja e plotë
Mëngjesin e 20 Shkurtit 2020, specialistë të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, në bazë të një informacioni të siguruar prej këtij institucioni, kanë kryer një kontroll në tragetin “ST Damin” të linjës “Brindizi-Vlorë, i ankoruar në portin e qytetit.

Nga verifikimet e kryera në brendësinë e tragetit është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbetjesh, e pa deklaruar. Nga inspektimi vizual dyshohej se një pjesë e mbetjeve, të cilat ishin në formën e sfungjerit apo filtrash industrial, me përmbatje amianti, lëndë kancerogjene dhe e rrezikshme për jetën dhe shëndetin.

Në këto kushte, inspektorët e Mjedisit kanë njoftuar Policinë e Vlorës, nga të dhënat e siguruar në port, rezultoi se shtetasi Arbër Çuni, i cili drejtonte në mjet Iveco në pronësi të kompanisë “Delfini 1”, me administrator Elisabeta Çuni, kishte marrë një pjesë të këtyre mbetjeve dhe e kishte dërguar ato në ambjentet e kompanisë “Kormuzi”, me administrator Zamir Kormuzi.

Mjeti tip Iveco, pas rrugës së parë, është rikthyer sërish në Port, për të marrë një pjesë tjetër të mbetjeve. Në atë moment, ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia Gjyqësore ka kryer kontroll në ambjentet e kompanisë “Kormuzi”, në të cilën ka gjetur një sasi mbetjesh të njëjta me ato të konstatuara në tragetin “ST Damian” dhe në mjetin Iveco.

Nga të dhënat e siguruara deri më tani, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, rezulton se kompania “Kormuzi” nuk ka kapacitetet e nevojshme për përpunimin e mbetjeve të tilla (lesh xhami).

Po kështu, nga informacioni zyrtar, rezulton se “Kormuzi” nuk ka as si objekt të punës së saj përpunimin e këtyre mbetjeve, si edhe nuk është pajisur me licensat përkatëse për to.

Nga hetimi rezultoi gjithashtu se kompania “Delfini 1” kishte lidhur së fundmi një kontratë shërbimi me agjencinë “Euroferries”, me përfaqësues Agron Brataj, për pastrimin ditor të trageteve që gjendeshin në radë, përfshirë tërheqjen e mbetjeve të ngurta e të lëngshme që përpunon agjencia, përfshirë edhe tragetin “ST Damian”.

Në bazë të të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se sasia e mbetjeve të gjetura në tragetin “ST Damian” nuk është e shoqëruar me dokumentacionin përkatës dhe nuk është pasqyruar në manifestin e mallrave të tragetit.

Po kështu, rezulton se këto mbetje nuk janë deklaruar as në autoritetin portual të Vlorës dhe as në Degën e Doganës së Vlorës në momentin e mbërritjes së tragetit.

Shkarkimi i këtyre materialeve-sipas dokumentit që Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë- dhe më tej depozitimi i tyre në pikën e grumbullimit të kompanisë “Kormuzi” është kryer pa njoftuar më parë asnjë prej institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu, rezulton e provuar se nga testimi me anën e pajisjes “MINI RAD-D”, në dispozicion të Doganës së Vlorës, nuk ka rezultuar prania e elementëve radioaktivë në ngarkesën e mbetjeve që u gjet në tragetin “ST Damian”.

Në përfundim të veprimeve paraprake, Policia Gjyqësore ka kryer arrestimin e 6 personave, ndër të cilët kapiteni dhe zv.kapiteni i tragetit; administratori i agjencisë “Euroferries”; dy punonjës të “Delfini 1”, si edhe administratori i kompanisë “Kormuzi”.

Seanca për masën e sigurimit ndaj tyre është parashikuar të zhvillohet rreth orës 12 në gjykatën e Vlorës.

Etiketa: anijambetjeprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

16:53 : 21/06/2026
AKTUALITET

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

10:01 : 16/06/2026
AKTUALITET

Premtonte programe studimi jashtë dhe zhvaste qytetarët, prokuroria e Shkodrës çon në gjyq të pandehurin /EMRI

09:57 : 15/06/2026
AKTUALITET

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:21 : 09/06/2026
AKTUALITET

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

12:32 : 02/06/2026
AKTUALITET

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

16:58 : 29/05/2026
Para

Ndalohet në gjendje të dehur duke drejtuar makinën, tenton të arratiset nga komisariati

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet