Nga Artan Fuga
Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një karte për të pasur akses në kanalet tv të një nga platformave dixhitale.
Nuk jam bërë mukajet të blejë një tjetër dhe këto ditë përdor rrjetin dixhital bazë pa pagesë.
Cfarë të shoh se?! Gjithandej nga ta vërtis gishtin mbi telekomandë në shumicën e rasteve më dalin stacionet e radiotelevizionit shqiptar. Rtsh, rtsh hd, rtsh hd2, rtsh hd3, rtsh shqip hahaha, rtsh muzike, rtsh film, rtsh gjirokastra, rtsh femije, rtsh Korça, Kukësi, Radio Tirana dhe dreqi me të birin!
Hahaha rtsh kuvendiiiiiii! Me lote me lote.
Cfarë centralizimi!
Rtsh mbetet pa konkurrentë në mediat publike, merr paratë nga taksat tona : hajde mos e paguaj! Cfarë telespektatorësh jemi ne?! Ne na i marrin lekët me përdhunë!!! Zotëron edhe kontrollin mbi programacionin. Kontrollon edhe rrjetin e shpërndarjes të sinjalit. Fut ato kanale që do në rrjet! Kontrollon edhe mendjet tona, të neve që nuk kemi lekë!
Dhe presim ne cilësi!!! Ata na i marrin lekët, çfarë iu duhet të konkurrojnë për audiencë!!!
Më duket se m’u zu fryma. Prisja të gjeja kanalet e mëdha private televizive as që bëhet fjalë!
Vetëm kanale çirake me qeverinë në përgjithësi me ndonjë përjashtim! Cfarë turpi!
Gjithandej propagandë, pasqyrim i sukseseve të ministrive, duket sikur jetojmë në parajsë.
Sa pak gazetari të vërtetë televizive brenda tyre!
Sa pak prodhime televizive nga studio të pavarura!
Sa pak filma, ose aspak, dokumentarë, serialë shqiptarë, drama shqiptare.
Vetëm politizime, propagandë, marrëdhënie publike nga ana e qeverisë mbisundon gjithandej!
Pres ndonjë lajm, reportazh a dokumentar nga Evropa, asgjë!
Ndonjë lajm live! Asgjë!
Lajmet nga bota! Ato që gjen me kile në Internet!
Cfarë izolimi informativ!
Një film i përsëritur një milion e dyqindmijë herë! Si nuk u vjen zor!
Miliona lekë të harxhuara kot ose për propagandë!
Pres filma a të rinj perëndimorë! As bëhet fjalë! Vetëm ndeshje futbolli dhe propagandë! Këto kupton populli – duket sikur një mendje e mbrapsht thotë!
Dhe të mendosh që paguajmë lekë si taksë televizive që të na “helmojnë” me propagandë dhe kotësi nga mëngjezi në darkë!
Mirë unë që nesër blej kartën dixhitale dhe shoh televizione të tjera, media perëndimore jokonformiste, dhe nuk ja shoh më bojën këtyre kanaleve rtshppshnishkomunale tv, po njerëzit që nuk e kanë këtë mundësi!
Cfarë gjymtimi i mendjes!
Të mendosh se çfarë izolimi i dyfishtë. Me ndonjë përjashtim, vetëm mediat zyrtare, jo media të huaja, dhe kryesisht televizione në oborrin e qeverisë si televizioni i Pinokut, i Pupagjelit, që të bëjnë të vjellësh nga mediokriteti.
Një film ku beu tall bujkun!
Kur do të zhduket ky model televizioni zyrtar dhe t’i kthehet publikut!
As më shkon ndër mend që të kërkoj nga agjencia rregullatore të vejë dorë. AMA së shpejti përgatitet të kthehet në Gjykatë Kushtetuese a diçka e tillë, kush e mban mend! Futja kot!
Të mendosh që po shkojmë drejt mesit të shekullit 21 dhe ndërtohet ky izolim televiziv nga bota!
Cfarë aventure ndër të tjera! Cfarë na mbeten jashtë? Portalet? Atyre ligj censure!
As në kohën e monizmit nuk ishte ky izolim. Të paktën lajmet te RAI na i linin t’i shihnim. Tani asgjë!
Puna është se të gjithë këtë intoksikim propagandistik ne e paguajmë me lekët tona që na e merr shteti me dhunë si taksë duke na futur dorën në xhepat e grrisur, dhe pastaj ja jep altoparlantit të tij audioteleviziv, i cili na bombardon ne që nuk kemi lekë çdo natë duke na e bërë mendjen … pordhë ideologjike!
Dhe flasim për media, për gazetari, për integrim, për qytetar aktiv, për mediat si roje e demokracisë!
Cfarë hipokrizie!!!