Horoskopi 23 shkurt 2020/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi

Gjatë kësaj dite do dini mirë si të silleni përballë vështirësive të vogla që do ju dalin. Hëna dhe Neptuni do ju bëjnë shumë më të qartë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do mbrohet gjithë kohës nga yjet. Ato do ju drejtojnë në rrugën e duhur dhe do kaloni çaste më të këndshme me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas një personi pa e njohur mirë dhe kjo mund të sjellë pasoja për të ardhmen. Për punën do jetë ditë intensive dhe goxha e ngarkuar, megjithatë falë mbështetjes së kolegëve gjithçka ka për të kaluar më lehtë. Mund të ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Me financat do i keni punët shumë mirë dhe do mund të kryeni pak më tepër shpenzime sesa më parë.

Demi

Natyra juaj e fshehtë do ju bëjë t’i fshihni mirë gjërat. Do arrini aq mirë ta bëni saqë do shuani edhe çdo dyshim të të tjerëve. Për ju të dashuruarit rutina do mbizotërojë gjithë ditën. Herë pas here do bini në melankoli dhe do mërziteni tej mase. Ju beqarët do influencoheni negativisht nga Merkuri. Personat që ju pëlqejnë ka mundësi të fillojnë të dalin me një mikeshën e tyre. Në punë do ndiheni mirë me gjithë ngarkesën që do keni pasi do mendoni se kjo do ju bëjë më profesionistë dhe do ju ndihmojë të provoni sfida. Në disa momente mund t’iu duhet edhe të bashkëpunoni me njerëz të panjohur, por mos keni frikë. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do ketë aspak tronditje. Do dini mirë sa të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do ndiqni strategji strikte për të arritur sa më shpejt objektivat që i keni vënë vetes. Ju të dashuruarit, më shumë sesa kurrë më parë do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që jeta në çift të jetë e qëndrueshme dhe marrëdhënia juaj me partnerin më e ngrohtë. Do ja arrini qëllimit. Ju beqarët do realizoni disa takime, mirëpo nuk do ndiheni gati për të ndryshuar menjëherë status. Prisni edhe pak sepse nuk ju nxiton asgjë. Në punë do lundroni në detin e suksesit dhe pozicioni juaj nuk do dobësohet aspak. Edhe nëse jeni në grup do dini të eci përpara. Gjendja e buxhetit do jetë e favorshme dhe do arrini të kryeni edhe disa transaksione.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite gjërat do jenë shumë më pozitive. Do dini të tregoheni të kujdesshëm me gjithçka dhe nuk do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni me shumë fat dhe të gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që doni. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të paduruar sepse mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do pendoheni shpejt. Marsi do ju bëjë më të logjikshëm dhe më pragmatikë në punë. Do i kuptoni gjërat mirë dhe do jeni të pandalshëm. Ambicia nuk ka për t’iu munguar asnjë çast. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi. Do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që gjendja të stabilizohet sa hap e mbyll sytë.

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni kurrë si të burgosur përkundrazi do ju duket sikur do fitoni edhe më shumë liri. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat më të forta. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të tentoni. Asgjë nuk keni për të humbur edhe sikur të merrni refuzime. Në punë, falë iniciativave që do ndërmerrni, keni për të arritur çdo lloj objektivi. Nuk do ja lini asgjë rastësisë dhe nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Virgjëresha

Intuita juaj do jetë edhe më e zhvilluar gjatë kësaj dite. Do keni besim të plotë tek vetja dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Dialogu do mbizotërojë gjithë kohën për ju që jeni në një lidhje. Do ia kaloni mirë me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni. Ditë emocionuese dhe drithëruese do jetë kjo e sotmja edhe për ju beqaret. Një person interesant do bëjë gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Në fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Në punë do jetë sërish intuita që do ju çojë atje ku keni ëndërruar. Duke i dëgjuar edhe me më shumë kujdes eprorët nuk do bëni gabime. Kujdes vetëm nga kolegët ziliqarë. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo shpenzim.

LEXO EDHE  Horoskopi ditor/ Parashikimi i yjeve për ditën e hënë

Peshorja

Marrëdhënia e mirë që do keni me miqtë dhe me të afërmit do ju ndihmojnë sot të ecni para. Mbështetja e tyre do jetë e jashtëzakonshme. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë e zakonshme. Herë do debatoni me atë që keni në krah dhe herë do dashuroheni në mënyrë pasionante. Për ju beqarët do jetë ditë e favorshme për takime. Bëjini sytë katër që ta gjeni shpejt personin e duhur. Edhe në punë keni për të ecur përpara me ritme më të shpejta. Organizimi, durimi dhe maturia do jetë gjithashtu pika të forta për ju. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shumë gjërat do rrjedhin më së miri dhe mund të hiqni disa para mënjanë.

Akrepi

Do jeni shumë sharmantë sot dhe të gjithë do duan t’iu kenë pranë. Do përçoni ngrohtësi e dashuri pafund. Për ju të dashuruarit do jetë ditë shumë e zakonshme dhe pa asgjë të re. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos u stresoni. Ju beqarët do ndiheni gati për të pranuar ftesa dhe për të bërë çmenduri me personat që do iu joshin. E rëndësishme është që nuk do mërziteni dhe do përjetojnë emocione. Në punë do lidhni kontakte me persona akoma më interesantë. Fati do ju buzëqeshë edhe më shumë kësaj here dhe do rifitoni më shumë besim tek vetja. Gjendja e të ardhurave do lërë shumë për të dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinakë do keni probleme serioze.

Shigjetari

Yjet këshillojnë që gjatë kësaj dite të zgjidhni të mbani pranë personat që do ju nevojiten në shumë fusha dhe që janë simpatikë. Nëse keni një lidhje mendohuni shumë herë para se t’i thoni diçka partnerit tuaj sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të keni mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni me më shumë fat dhe do filloni një jetë shumë më ndryshe nga më parë. Në punë do mbroheni dhe Mërkuri dhe nuk keni për të bërë gabime. Dielli nga ana tjetër do ju bëjë më të fortë dhe më të vendosur për të ecur përpara. Financat do vazhdoni t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe çdo gjë do ecë si duhet. Do mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi

Sot do bëni të pamundurën për të shmangur çdo lloj konflikti dhe për të ruajtur një klimë të ngrohtë kurdoherë. Asgjë nuk do jetë e vështirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e begatë kjo e sotmja. Nëse sapo keni ndryshuar statusin mund të jeni ende të habitur për ndryshimet që po ju ndodhin, megjithatë do ja kaloni mirë. Ju beqarët do filloni të mendoni seriozisht për të krijuar një lidhje me personin që po iu josh prej muajsh. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju tregoni të gjithëve se sa të jeni në atë pozicion askush nuk do mund t’iu shkelë dot me këmbë. Në planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa menjëherë.

Ujori

Marsi dhe Saturni do sjellin turbullira të shumta gjatë kësaj dite. Do hyni në kontradikta të njëpasnjëshme dhe do thoni gjëra të palogjikshme. Për ju të dashuruarit do ketë momente delikate. Nuk do ndiheni aspak mirë pranë personit që dashuroni dhe do bini në melankoli. Ju beqarët do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni të bëni asgjë me ngulm. Në punë do ndodhin ndryshime të mëdha. Mund të ndryshoni ekipin, mund të afroheni me një koleg të ri, por mbi të gjitha nuk do ndiheni aq të qetë sa ditët më përpara. Financat do i ekuilibroni më në fund. Do ndiheni shumë më të qetë dhe të lumtur që më në fund ja dolët mbanë.

Peshqit

Arma juaj më e fortë e joshjes do jetë talenti për të komunikuar. Do i hipnotizoni të gjithë ata që do keni pranë. Dikush do ju behet konkurrent i fortë ju të dashuruarve dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marrë partnerin. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Gjithçka që do bëni sot do ketë ndikim të madh nesër. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe  do i bindni të gjithë që kanë ide të kundërta me ju. Mërkuri dhe Dielli do iu japin çelësat që do ju duhen për t’ia dalë mbanë. Në planin financiar çdo gjë do ecë më së miri. Nuk priten aspak vështirësi.