• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Show policor/ Arrestimet për “lojërat e fatit”, ja përse do të lirohen shumica e të prangosurve

13:38 : 21/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, deklaroi në një konferencë për median arrestimin e 115 personave në një operacion kombëtar kundër lojërave të fatit, i cili, me shumë mundësi do të rezultojë fiasko para gjykatës dhe me lirimin e shumicës absolute të të prangosurve.

Në komunikimin para medias, Veliu deklaroi se, në bazë të një hetimi disa-mujor në bashkëpunim me prokuroritë e disa rretheve gjyqësore, është siguruar vendimi i gjykatës për të ushtruar kontrolle në disa ambjente, në të cilat dyshohej se realizohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Pas këtij autorizimi, një numër i lartë punonjësish policie kanë ushtruar kontrolle në Tiranë e qytete të tjera, duke arrestuar në flagrancë mbi 100 persona.

Policia e Shtetit, në komunikimin zyrtar, ka bërë një përmbledhje të veprave penale, për të cilat ka dyshime se janë kryer nga personat e arrestuar.

Lexo edhe:

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

Sipas kryepolicit Ardi Veliu, personat e arrestuar dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “ushtrimit dhe organizimit të lojërave të fatit dhe basteve pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash”.

Policia nuk ka specifikuar se sa është numri i personave të arrestuar për secilën nga veprat penale, por duket që numri më i madh i tyre është arrestuar për “organizim të lojërave të fatit” dhe “vënie në dispozicion të lokaleve për lojëra fati”.

Për të gjithë personat që Prokuroria do të regjistrojë procedimin për këto vepra penale, pritet të lirohen nga gjykata, nëse vetë prokurorët e çështjes nuk urdhërojnë lirimin e tyre.

Situata është shumë e thjeshtë- gjykata cakton masë sigurimi “arrest në burg” për personat që dyshohet se kanë kryer vepra penale, të cilat dënohen me maksimum 3 vjet burgim.

Veprat penale, për të cilat dyshohen pjesa dërrmuese e 115 të arrestuarve të “show-t” policor janë pikërisht për “organizim të lojërave të fatit” dhe “vënie në dispozicion të lokaleve për lojëra fati”, vepra penale të cilat dënohen me gjobë ose maksimum 6 muaj burgim.

1. Neni 197 i Kodit Penal, “Organizim i lojërave të fatit” (neni 197 i Kodit Penal), parashikon se “Organizmi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj”.

2. Neni 198 i Kodit Penal, parashikon se “Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”.

Pra, të gjithë personat, për të cilët Policia dhe Prokuroria dyshojnë se kanë kryer një prej këtyre dy veprave penale, ose edhe të dyja bashkë, pritet të lirohen shumë shpejt. Dhe, natyrisht, këta persona përbëjnë shumicën dërrmuese të të arrestuarve të “super-operacionit” policor.

Me shumë mundësi, të vetmit që do të mbeten në qeli, pas këtij operacioni masiv, do të jenë ata, për të cilët Polici-Prokurori do të arrijnë të bindin gjykatës se kanë siguruar prova për kryerjen e veprave penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Pra, praktikisht për organizatorët, të cilët, në çdo rast, mund të jenë vetëm një grup i vogël personash.

Etiketa: ardi veliulojerat e fatit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
AKTUALITET

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

16:28 : 10/10/2025
RAJONI

Skandal në Greqi/ 200 zyrtarë të lartë pastronin miliona euro përmes lojërave të fatit

16:35 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar! Plaçkitja, akt banditesk

16:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

Bastisja e News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe xhaketat se kompjuterin s’di ta përdorësh

08:52 : 12/08/2025
Para

23-vjeçarja punon duke postuar foto nudo dhe video të 'nxehta', ja sa fiton në fund të muajit

TË GJITHA

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut, gjashtë efektet negative

20:42 : 26/10/2025

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpall pasardhësin e mundshëm, në rast “vakance të postit”

20:28 : 26/10/2025

90-vjeçari në QSUT pa kujdes mjekësor, familjarët denoncojnë neglizhencën në urgjencë

20:24 : 26/10/2025

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra pas vrasjes brutale dhe plagosjes së një shqiptari

20:04 : 26/10/2025

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com