• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumente ekskluzive/ Paligjshmëria në burgun e Drenovës dhe heshtja e Agim Ismailit

12:14 : 21/02/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE
Në foto: (Majtas) Agim Ismaili, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. (Djathtas) Genci Fejzollari, Drejtor i komanduar i Burgut Drenovë

Në foto: (Majtas) Agim Ismaili, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. (Djathtas) Genci Fejzollari, Drejtor i komanduar i Burgut Drenovë

Nga BoldNews.al

Një “hemorragji” dorëheqjesh “për arsye personale” ka përfshirë së fundmi burgun e Drenovës, në vijim të një situate e cila nuk duket më e mira për punonjësit e një prej institucioneve penitenciare më të rëndësishme në Shqipëri.

Burgu i Drenovës është bërë prej kohësh lajm, për shkak të një personazhi-Neim Behari-, i cili u ka dërguar letra kërcënuese disa zyrtarëve të drejtësisë dhe të sistemit të burgjeve.

Pak ditë më parë, gjykata e Korçës e vendosi të dënuarin Behari në izolim, sipas regjimit “41 bis”, në bazë të kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas kërcënimeve që ai ka bërë publikisht.

Por, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, izolimi i Beharit mund të jetë edhe pasojë e një “hakmarrjeje” ndaj tij, për shkak se ai ka kallëzuar penalisht për korrupsion drejtorin e burgut të Drenovës, Genci Fejzollari dhe nëpunës të tjerë të institucionit.

Lexo edhe:

Iu gjet iPhone në dhomën e paraburgimit, e pëson i riu në burgun e Drenovës – EMRI

Rakia “lumë” në burgun e Drenovës, arrestohet zyrtari që tentoi të fuste shishen në qeli

Akuzat për paligjshmëri brenda burgut të Drenovës, të lëshuara nga Neim Behari, emri i të cilit shoqërohet shpesh me përcaktimin si një person me “probleme të shëndetit mendor”, në fakt, përforcohen nga brenda radhëve të administratës

Dritan Nurçe punonte prej vitesh në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë, në rolin e specialistit (kujdestarit). Ai është një ndër pesë punonjësit e këtij institucioni, të cilët kanë dhënë dorëheqjen këto 2-3 muajt e fundit. Disa prej tyre e kanë argumentuar dorëheqjen “për arsye personale”. Por, jo Nurçe.

Ai ka dhënë dorëheqjen pak javë më parë, i detyruar, sipas tij, për shkak se nuk të pranonte të vepronte në kundërshtim me ligjin. Për shkak të kundërshtive të tij, ai është përballur me një betejë administrative me drejtorin e Burgut, në përfundim të të cilës doli i fituar.

Pas përfundimit të kësaj beteje disa-mujore, Nurçe dha dorëheqjen, i bindur se angazhimi profesional në Burgun e Drenovës do të vijonte të shoqërohej me përplasje të brendshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, duke shënuar se Nurçe ka dhënë dorëheqjen për “arsye personale”.

Por, argumenti zyrtar i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, nuk qëndron. Ish-specialisti ka dhënë dorëheqjen, për shkak se nuk ka pranuar të bëhet pjesë e praktikave abuzive, të orientuara nga zyrtarët drejtues të Burgut të Drenovës.

“Boldnews.al” ka siguruar letrën e dorëheqjes që Nurçe ia drejton eprorëve të tij.

“Dorëheqja ime vjen për shkaqe dhe rrethana që lidhen me parregullsitë që janë instaluar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në praktikën e përditshme të punës në këtë institucion” (Burgun e Drenovës, shën.red.), shkruan, ndër të tjera, tashmë ish-specialisti Dritan Nurçe.

Në tekstin e dorëheqjes, ai rendit akuza të rënda për paligjshmëri nga ana e drejtuesve të Burgut. “Qëllimi dhe arsyeja e shkeljes së ligjit është e qartë dhe nuk ka nevojë për komente”, shkruan Nurçe, duke aluduar për praktika korruptive nga ana e zyrtarëve të IEVP Drenovë.

Heshtja e Drejtorisë së Burgjeve
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, me Urdhërin e datës 24 Dhjetor 2019, ka pranuar dorëheqjen e specialistit Dritan Nurçe. Sipas Urdhërit të Ismailit, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Boldnews.al”, dorëheqja është kryer për “arsye personale”.

Duket qartë që drejtuesi më i lartë i sistemit të Burgjeve e ka thjeshtuar tërësisht situatën, duke u mjaftuar me “arsyet personale”, e duke anashkaluar problematikat e mprehta për paligjshmëri, të parashtruara në letrën e ish-specialistit Nurçe.

Siç duket, ka edhe një përpjekje të shtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të kaluar në heshtje ose për të mos cënuar titullarët e Burgut të Drenovës.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në Tetor të vitit 2019, pas publikimit të një investigimi në “Boldnews.al”.

Në një artikull, me titull “Kush e kërcënoi realisht gjyqtarin Markelian Kuqo? Një histori që përfshin zyrtarët e Burgjeve”, publikuar të Dielën e 20 Tetorit 2019, redaksia e “Boldnews.al” publikon edhe një vendim gjyqësor, në të cilin gjykata e Korçës ka refuzuar uljen e dënimit për të dënuarin T.H., me argumentin se dosja e hartuar nga Burgu i Drenovës për këtë të burgosur, kishte mangësi të theksuara dhe paligjshmëri.

Një ditë pas publikimit të këtij shkrimi, drejtori i Burgut të Drenovës, Genc Fejzollari, kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezullimin e specialistit Dritan Nurçe, i cili përfaqësonte institucionin në gjykatë.

Urdhëri i pezullimit nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, në 18 Nëntor 2019. Specialisti i pezulluar ankimon urdhërin, duke argumentuar se ai ishte vetëm përfaqësues i Burgut në seancë gjyqësore, por nuk ka qenë dakord me materialin e përgatitur nga eprorët e tij.

Pas shqyrtimit të rastit, inspektorët e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve arritën në konkluzionin se Nurçe nuk kishte përgjegjësi. Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, revokon masën e pezullimit.

Çështja mbyllet aty, vetëm me një kallëzim penal ndaj juristes së Burgut të Drenovës, pavarësisht se materialet për të dënuarin T.H. janë hartuar e miratuar nga një komision përkatës, si edhe të konfirmuar nga drejtori i burgut të Drenovës.

Etiketa: Agim IsmailiBurgu i DrenovësDritan NurçeNeim Behari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Iu gjet iPhone në dhomën e paraburgimit, e pëson i riu në burgun e Drenovës – EMRI

10:53 : 19/04/2024
AKTUALITET

Rakia “lumë” në burgun e Drenovës, arrestohet zyrtari që tentoi të fuste shishen në qeli

18:26 : 22/12/2023
AKTUALITET

Votimi në burgun e Drenovës, ndalohet polici që tentoi të fuste një karikator pistolete

12:56 : 14/05/2023
AKTUALITET

Gëlltiti brisqe rroje, i dënuari në burgun e Drenovës niset me urgjencë drejt spitalit/ EMRI

21:52 : 01/04/2023
AKTUALITET

Caktohet drejtuesi i ri i IKMT, ja kush do ta zëvendësojë Dallëndyshe Bicin

12:03 : 17/03/2023
AKTUALITET

Sekuestrohet drogë në burgun e Drenovës

15:46 : 08/12/2022
Para

Sandër Lleshaj arreston ortakun në trafik të Agron (Geron) Xhafajt

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com