• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi/ Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta, 51.5 % prej tyre femra

08:17 : 20/02/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili shton se, stresi i përjetuar nga punonjësit ka potencialin të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së tyre.

Studimi u përqendrua në Tiranë dhe në të u përfshinë 800 persona të punësuar. Për të matur nivelin e stresit u përdor Shkalla e Stresit në Punë dhe për të identifikuar faktorët stresant u hartua një pyetësor i cili përmban shkaktar të stresit në punë të identifikuar nga studime të kryera në vënde të tjera.

Sipas formës së matjes së Shkallës së Stresit në Punë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve (48.5 %) përjetojnë stres të nivelit të moderuar dhe 12.4% e punonjësve përjetojnë stres të nivelit problematik.

Të dhënat e përftuara tregojnë se femrat (51.5%) janë më të prirura se meshkujt (43.3%) për të përjetuar stres të nivelit të moderuar, por nuk kanë diferencë me ta në përjetimin e stresit të nivelit problematik (femrat 12.4%, meshkujt 12.6%). Sipas studimit, Një shpjegim i mundshëm mbi këtë fakt është se pavarësisht nga profesioni, femrat janë më të ekspozuara se meshkujt ndaj disa faktorëve stresant siç janë rolet e shumëfishta, pengesat për një karierrë normale dhe diskriminimi.

Arsyet

Lexo edhe:

Pas disa ditësh në arrati, kapet 35-vjeçari shqiptar në Romë. U fsheh në shtëpinë e partneres

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

Gjetjet e studimit sugjerojnë gjithashtu se kushtet jo të mira fizike; ngarkesa e punës; orët e zgjatura të punës; rreziku fizik në punë; përgjegjësia për njerëzit e tjerë; promovimi përtej mundësive; mungesa e sigurisë në punë; marrëdhënie negative me shefin apo kolegët; komunikimi i pa-përshtatshëm me shefin apo kolegët; dhe mungesa e pushimeve në punë nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

Ndërsa faktorë si presioni i kohës; paqartësia e rolit; konflikti i rolit; mungesa e promovimit; vështirësia në delegimin e punëve; puna jo e mirë në grup; mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje; trajtimi i pabarabartë në punë; angazhimi në detyra të vështira; dhe niveli ulët i pagës, nd-ikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

Metodologjia:

Për të matur nivelin e stresit në punë dhe për të identifikuar faktorët të cilët e zhvillojnë atë u shpërndanë gjithsej 800 pyetësorë. Te të gjitha institucionet dhe sipërmarrjet e përfshira në studim, pyetësorët u shpërndanë në mënyrë rastësore. Pyetësorët u shpërndanë nga persona të trajnuar, të cilët kanë qëndruar në dispozicion të pjesëmarrësve për të shpjeguar çdo paqartësi të mundshme në lidhje me pyetjet. Në sektorin privat u shpërndanë gjithsej 350 pyetësorë. Bizneset, të cilat u përfshinë në studim janë call center, zyra investimesh, shtypshkronja, banka të nivelit të dytë dhe kompanitë telefonike.

Në sektorin publik u shpërndanë gjithsej 450 pyetësorë. Në administratën publike u shpërndanë 235 pyetësorë. Institucionet në të cilat u shpërndanë pyetësorët janë Inspektorati i Shëndetit Publik, Ministria e Brendëshme e Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 2 mini bashki të qytetit të Tiranës. Në sektorin e shëndetësisë u shpërndanë 95 pyetësorë. Pyetësorët u shpërndanë në Qendrën Spitalore “Nëna Terezë”. Në sistemin arsimor u shpërndanë 120 pyetësorë dhe në studim u përfshinë 6 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Nisur nga natyra sensitive e objektivit të këtij studimi dhe për të respektuar kërkesën e një pjesë të personave të pyetur, emrat e disa institucioneve nuk janë bërë publike në studim. /Monitor/

Etiketa: shqiptarstresstudimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas disa ditësh në arrati, kapet 35-vjeçari shqiptar në Romë. U fsheh në shtëpinë e partneres

12:33 : 03/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

17:05 : 01/10/2025
AKTUALITET

Në arrati prej 9 vitesh, arrestohet bosi shqiptar i drogës në Kolumbi/ EMRI

15:02 : 30/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Maltë, plagoset një i ri shqiptar

19:02 : 28/09/2025
AKTUALITET

U kap me mbi 27 kg kokainë në makinë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

12:23 : 28/09/2025
AKTUALITET

189 vite burg për 5 vrasësit e shqiptarit në Angli, mes tyre një i ri nga Kosova/ EMRAT

21:48 : 26/09/2025
Para

E rëndë në Gjermani/ Të shtënat me armë shkaktojnë 11 viktima, mes tyre dhe autori

TË GJITHA

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro për fushatë

13:12 : 04/10/2025

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

11:52 : 04/10/2025

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com