• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse kaloi në heshtje 20 shkurti?

15:04 : 20/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Boldnews.al

Sot mbushen plot 29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Një ngjarje që mund të konsiderohet ndër më të rëndësishmet në historinë e 30 viteve të fundit, së pari se vrau frikën e qytetarëve dhe së dyti se rrëzoi simbolin e diktaturës.

Mijëra qytetarë arritën të vrisnin frikën, thyen barrierat, dhe zbritën si uragan nga rrugicat e Qytetit Studenti drejt sheshit Skëndërbej me një mision të qartë: rrëzimin e shtatores që ndodhej në shesh.

Shumë pak mund ta kishin menduar se do të vinte një moment i tillë, kur njerëz të lodhur, të uritur për liri, të frikësuar deri në palcë nga sistemi më monstruoz në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore, do të tërhiqnin zvarrë jo thjesht një bust, por simbolin e diktaturës.

Ndaj 20 shkurti i 1991 përbën mesazhin më të qartë ndaj fatit të diktatorëve, pavarësisht emrit që mbajnë.

Lexo edhe:

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Sot pas 29 vitesh, lëvizja më e fortë kalon në heshtje. Mjaftojnë disa foto dhe mesazhe në rrjetet sociale dhe misioni konsiderohet i kryer. Dhe kjo ndodh pikërisht nga Partia Demokratike, forca që lindi në Dhjetor ’90, dhe që sot hera herës artikulon nevojën e një revolucioni të ri për rrëzimin e atij që e konsideron si diktatorin e kohës së sotme, Edi Ramës.

20 shkurti 1991 është një datë shumë më e rëndësishme se 22 marsi i 1992, 11 apo 12 dhjetori, 16 shkurti apo edhe se 2 marsi i 2020 kur Presidenti ka vendosur të zhvillojë një tubim-protestë ndaj asaj që e konsideron çmontimin e “grushtit të shtetit”.

Ajo është një datë për anti-diktaturat po aq e rëndësishme sa 8 nëntori që kanë komunistët shqiptarë, pavarësisht emrave që mbajnë sot formacionet politike ku bëjnë pjesë.

Fuqia dhe simbolika e 20 shkurtit tremb çdo diktator, por këtë vit duket se ka trembur fatkeqësisht edhe ata që me apo pa dashje po kërkojnë të fshijnë historinë.

Nëse sot thuhet se Rama është një diktator në llojin e tij dhe krahasohet me Enverin, Maduron apo Chavez, nuk do të kishte datë më të bukur se 20 shkurti për t’i kujtuar rënien e diktatorëve.
Rama e di shumë mirë simbolikën e kësaj date, pavarësisht se gjysmën e tij 29 vite më parë e kishte në bllok, dhe gjysmën tjetër atje në Qytetin Studenti.

Ndoshta krejt rastësisht, pak ditë para 20 shkurtit u vendos që protesta ndaj Ramës të mbahet më 2 mars, protagonist do të jetë Presidenti Meta, dikur një student i dhjetorit, më pas një prej figurave qendrore të PS-së, që as më shumë e as më pak erdhi nga ndryshimi i emrit të PPSH-së së Enver Hoxhës.

2 marsi është një datë që pak kush e di, por po të hulumtohet pak shënon dorëheqjen e Qeverisë Meksi në 1997 dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndoshta Meta nuk e zgjodhi rastësisht si datë.

Lulzim Basha u mjaftua sot me një postim në rrjet ku shkruan “çdo shqiptar ka ende një qëllim: t’a bëjmë Shqipërinë si Europa”.

Në fakt kjo ishte një thirrje që lindi në Dhjetor ’90, vijon të mbetet një ëndërr si shumë e shumë të tjera edhe pas 30 vjetësh.

Basha sot si Kryetar i PD-së kishte një detyrim moral, qoftë edhe simbolikisht, të organizonte një protestë, qoftë edhe të heshtur, që niste nga Qyteti Studenti dhe të zbriste atje ku thotë se qëndron diktatori i ri.

Një protestë e cila mund të mos kishte fuqinë e asaj të 29 viteve, për shkak edhe të zhgënjimit të pësuar në po kaq vite nga mbrapshtësitë dhe gënjeshtrat politike, por që do të mbarte shumë më tepër emocion dhe furi se çdo protestë apo tubim tjetër.

20 shkurti nuk mund të kalohej në heshtje as me meszhe në rrjet apo me ndonjë tubim të organizuar në minutat e fundit nga të rinjtë demokratë, pjesa më e madhe e të cilëve as e kanë idenë e simbolikës së kësaj date.

Etiketa: 20 shkurtiBashaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
BOTA

Vërejtjet e Merz për migracionin, thirren protesta në Berlin

16:15 : 21/10/2025
Para

Shkarkohen konsujt e Kosovës në 14 shtete/ Emrat

TË GJITHA

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com