“Vuçiç i hoqi maskën argatëve në Tiranë”/ “Shërthen” Berisha: Tradhëtarët e kombit

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se shkëmbimi i territoreve i leverdiste Serbisë. Sipas Berishës, serbomadhi Vuçiç u heq maskën argatëve të tij, Esad Toptani i Ri, Miladinit Shqipfolës dhe Baton Stanishiqit!

“Nacionalisti Vuçiç deklaroi dje se shkëmbimi i territoreve, de fakto ndarja e Kosovës dhe zmadhimi i Serbisë me territore të Kosovës ishte interesi i Serbisë së Madhe.

Për dy vite me radhë Trojka famëzezë tradhtare e argatëve të tij në Tiranë dhe Prishtinë, Esad Toptani i Ri, Miladini Shqipfolës, Baton Stanishiqi, e shitën për publikun shqiptar projektin e Serbomadhisë si një projekt të tyre dhe që i intereson Kosovës?!

Lexoni ju lutem deklaratën e padronit të tyre, e cila fakton se argatët po punonin për projektin e tij dhe kundër Kosovës. Kjo në çdo fjalor të botës së qytetëruar ka vetëm një emër, quhet Tradhti! Ata që e kryejnë një akt të tillë, d.m.th që ndihmojnë armikun, kundërshtarin, quhen tradhtarë!”, shkruan Berisha duke postuar edhe artikullin e mëposhtëm.

Vuçiç del hapur: Shkëmbimi i territoreve i leverdiste Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tani e thotë publikisht se ndryshe nga sa u paraqitej shqiptarëve, plani për ndarjen e Kosovës i leverdiste Beogradit. Ai deklaroi mbrëmjen e së hënës se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për çështjen e shkëmbimit të territoreve, ai tha se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do ta pranonin diçka që në fakt ishte shansi i tyre dhe për këtë, do të pendoheshin”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy.

Kreu i shtetit serb shtoi se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, por mendon se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë.

“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia edhe për 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

LEXO EDHE  "Koha për vlerësimin moralo-monetar për mjekët"/ Kalo: Ja PPP e vetme që mbështes

Në intervistën për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar se nuk ishte Ramush Haradinaj por një shtet i fuqishëm evropian që e mbështeti atë për të vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.

Siç ka shpjeguar ai si pjesë e ndarjes që planifikohej ishte që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bënin një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të çuar para ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiç.

Menjëherë pas këtij emisioni TV ka reaguar shkrimtari dhe gazetari Veton Surroi.

“Konfirmim i presidentit të Serbisë se ishte krejtësisht afër realizimi i ndarjes së Kosovës. Tash del se pos komunave të veriut ishin në lojë edhe ato të lindjes në Kosovë.

Është sikur ta shohësh një thriller që përshkruan çmontimin e një bombe” shkroi ai në Facebookun e tij.

Në trojet shqiptare këtë plan të Vuçiçit e mbrojtën Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Presidenti kosovar u mundua ta shesë atë si një përpjekje për të bashkuar luginën e Preshevës me Kosovën, ndërsa kryeministri shqiptar deklaroi se mundësi të tilla mund të të vijnë njëherë në 100 vjet.