E fundit/ Armando Broja nënshkruan me skuadrën kryesore të Chelsea-t

Armando Broja ka arritur të hedh një hap galopant në karrierën e tij pasi ka arritur të nënshkruaj një kontratë profesioniste me skuadrën e Chelsea.

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare prej kohësh vijon të shkëlqejë me skuadrën e 23-vjeçarëve të Chelseat duke shënuar rregullisht. Broja e ka ndarë këtë moment kulminant me fansat në rrjetin social “Instagram” duke u shprehur i lumtur.

“Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Çelsin. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur gjithmonë.  Pa i patur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”, shkruan Broja.

LEXO EDHE  “Martesa” e Ballotellit me Brescian drejt fundit, sulmuesi drejt kampionatit turk

Kujtojmë që 19 vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që Chelsea zhvilloi përballë Arsenalit për U-23 vjeçarët.