Greg Rama harron të dashurën që humbi jetën nga tërmeti/ Ja kush është bjondja që po feston Shën Valentinin (Video)

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, mesa duket mbrëmjen e djeshme ka dalë të festojë “Ditën e Shën Valentinit” në një nga klubet e natës së kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut. Pritej që Gregu të mos dilte dhe të festonte këtë Shën Valentin. Mendohej se dhimbja e tij ishte ende e freskët pas ndarjes nga jeta të të dashurës së tij.

Mister ishte fakti se cila ishte vajza që e shoqëronte Gregun në ditën e të dashuruarve por shumë shpejt dhe ajo u mësua dhe kjo falë moderatores së njohur shqiptare.

Moderatorja Xhesika Muçaj ka postuar një video krah tij dhe kishte mbështetur kokën mbi kraharorin e Gregut. Në sfond dëgjohej kënga e Nora Istrefit “Anna” me vargjet: Ajo është e bukur, ajo është e mirë, trupi saj nuk ka koment, buzët e saj si karamel.

Mos ndoshta Gregu dhe Xhesika mund të jenë diçka më shumë se shokë që kanë dalë për të festuar këtë ditë të shënuar për të dashuruarit? Apo janë thjesht shokë dhe kjo është një ditë si gjithë të tjerat për ta? Epo kjo mbetet për tu parë ditët në vazhdim.

Kujtojmë se e dashura e Greg Ramës humbi jetën nga tërmeti tragjik që goditi shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Kristi Reçi ishte 25 vjeç. E gjithë familja e saj u shua nga tërmeti. Viktimë mbeti babai, Eduardi 54 vjeç, nëna, Dolora 49 vjeç dhe vëllai, Klausi 21-vjeçar.

 

LEXO EDHE  Bukuroshja e fiksuar pas fitnesit arrestohet nga policia, shpërndante drogë (Foto)