• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët thyejnë rekord në Europë për martesat

23:20 : 14/02/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE

Shqiptarët nuk e kanë humbur ende besimin te martesa, duke qenë vendi me numrin më të lartë të martesave në raport me popullsinë.

Në vitin 2018, për çdo 1000 persona që jetojnë në Shqipëri, u lidhën 8.1 martesa. Së bashku me martesat që janë lidhur nga shqiptarët e Kosovës, thyejnë rekordin në Europë dhe rajon për numrin më të lartë të tyre.

Sipas Eurostat, në Kosovë u lidhën 9.6 martesa për çdo 1000 banorë, thuajse dyfishi i martesave që janë lidhur në të gjithë Bashkimin Europian. Eurostat raporton se në vitin 2018, kishte 4.4 martesa për 1000 banorë.

Në Shqipëri, rekordi thyhet nga lezhjanët, korçarët dhe tiranasit “nuk duan angazhime”

Në Shqipëri, qarku me numrin më të lartë të martesave është Lezha. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në 2018-n u lidhen 11.2 martesa për 1000 banorë. Martesat ishin më të larta se mesatarja e vendit edhe në Qarkun e Beratit, ku në 2018-n kishte 9.9 martesa për 1000 banorë, ndjekur nga Dibra me 9.4 martesa, Fieri 8.8 martesa, Elbasani me 8.5 martesa, Durrësi me 8.4.

Lexo edhe:

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

Nga ana tjetër, qarku me numrin më të ulët të martesave në raport me popullsinë është Korça. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e INSTAT për numrin e martesave dhe popullsinë sipas qarqeve, në Korçë u lidhën vetëm 6.5 martesa për çdo 1000 banorë që jetojnë atje. Edhe pse është qarku me numrin më të ulët në vend, sërish numri i martesave në Korçë është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas Korçës, Tirana është qarku i dytë me numrin më të ulët të martesave. Në Tiranë është përqendruar thuajse një e treta e popullsisë së vendit, por me sa duket, kryeqytetasit nuk besojnë aq shumë te martesa në krahasim me rrethet.

Europa Perëndimore po i largohet martesës

Në vitin 2018, vendet e Bashkimit Europian me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Qipro (7.8 martesa për 1 000 banorë), Rumania (7.4), Lituania (7.0) dhe Letonia (6.8). Këto ndiqen nga Malta (5.8), Sllovakia (5.7) dhe Danimarka (5.6).

Nga ana tjetër, vendet me nivelin më të ulët të martesave ishin rreth 3 martesa për 1 000 banorë, të cilat u raportuan në Luksemburg (3.1), Itali (3.2) dhe Portugali (3.4), pasuar nga Spanja, Franca (të dhënat e vitit 2017) dhe Sllovenia (të gjithë 3.5).

/Monitor

Etiketa: Martesarekordshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

16:26 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
AKTUALITET

Ditari i Diellës – protokolli i martesave dhe divorceve on line

19:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
Para

Mark Zuckerberg pranon rritjen e taksave në Evropë

TË GJITHA

I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

12:21 : 20/10/2025

Gjueti e paligjshme te liqeni i Prushit, arrestohet 35-vjeçari

12:14 : 20/10/2025

“Virgjëresha e korrupsionit” i vë në kroskot të Porsche, 370 mln lekë Papulit

12:09 : 20/10/2025

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com