• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kap me 200 milion lekë/ Nis hetimi pasuror ndaj Vladimir Gjutës, i sekuestrohet dhe makina e blinduar

13:45 : 11/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimin pasuror ndaj shtetasit Vladimir Gjuta. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga Policia e Tiranës. 40-vjecari, u arrestuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash (rreth 200 milion Lekë), pranë selisë së Partisë Socialiste.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe shuma parash. Gjithashtu sekuestroi edhe një automjet të blinduar, që sipas burimeve zyrtare, e kishte në përdorim 40-vjeçari.

Ndalimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në rrugën ‘Çamëria’, rreth orës 08:45, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Gj, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, këtij shtetasi iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe Lekë shqiptare. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.

Lexo edhe:

Atentati në Shkodër/ Salianji: Shqipëria ka nevojë urgjente për drejtësi të vërtetë

Turqi/ Sulm me ar*ë ndaj një komisariati në Izmir, vri*en dy policë

Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Po gjatë kontrollit të banesës së Gjutës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë ‘Audi A8’, me të cilën ai qarkullonte”, thanë burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Akuzat

Ndaj, Vladimir Gjutës, janë ngritur tre akuza.

“Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj. Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’”, njoftoi Policia.

Precedentët

Emri i Vladimir Gjutës nuk është i panjohur për ngjarjet e kronikës së zezë. Çështja më e bujshme ku është akuzuar si i implikuar ka qenë ajo e vitit 2015, kur u arrestua me akuzën  për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ndalimi i tij u nga forcat RENEA dhe reparti i Krimeve të Rënda, në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Kukësit me një automjet tip “Opel” me targa Kosove, si dhe ndodhej nën shoqërinë e një shtetasi nga Kosova. Gjuta akuzohej edhe për kërcënime me SMS ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Një vit më vonë, në vitin 2016, Vladimir Gjuta fitoi lirinë. Lirimi erdhi pas vendimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pushoi procedimin penal ndaj tij dhe shtetasit Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

/BN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Salianji: Shqipëria ka nevojë urgjente për drejtësi të vërtetë

18:51 : 08/09/2025
BOTA

Turqi/ Sulm me ar*ë ndaj një komisariati në Izmir, vri*en dy policë

18:51 : 08/09/2025
BOTA

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luf*ë me Rusinë

18:44 : 08/09/2025
SHOW BIZ

Çfarë i ndodhi Eglit në Mal të Zi? Këngëtarja: Humba në mal për tre orë

18:38 : 08/09/2025
AKTUALITET

Vendimi i plotë dhe përgjimet/ Si u lirua Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës

18:34 : 08/09/2025
AKTUALITET

Boçi për masakrën në Shkodër: Ky është kapitullim politik i shtetit partiak!

18:29 : 08/09/2025
Para

"Nuk shkëlqejmë, ca i kemi nga të ricikluarit e Ramës"/ Dash Shehi thumbon edhe opozitën...

TË GJITHA

Atentati në Shkodër/ Salianji: Shqipëria ka nevojë urgjente për drejtësi të vërtetë

18:51 : 08/09/2025

Turqi/ Sulm me ar*ë ndaj një komisariati në Izmir, vri*en dy policë

18:51 : 08/09/2025

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luf*ë me Rusinë

18:44 : 08/09/2025

Çfarë i ndodhi Eglit në Mal të Zi? Këngëtarja: Humba në mal për tre orë

18:38 : 08/09/2025

Vendimi i plotë dhe përgjimet/ Si u lirua Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës

18:34 : 08/09/2025

Boçi për masakrën në Shkodër: Ky është kapitullim politik i shtetit partiak!

18:29 : 08/09/2025

Atentati në Shkodër/ Policia kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit

18:23 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com