• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti i 26 nëntorit shokoi bizneset e vogla dhe të mesme

15:20 : 11/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Tërmeti i 26 nëntorit frenoi kërkesën për kredi në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme kryesisht, raportoi Banka e Shqipërisë për tendencat e kreditimit në tremujorin e katërt të vitit 2019.

Për vetë natyrën e brishtë të aktivitetit ekonomik të Ndërmarrjeve të Vogla dhe te Mesme, pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 mund të kenë ndikim të lartë tek kjo kategori i biznesit vlerësoi Banka e Shqipërisë. Në fund të vitit 2019, kredia për SME-të përbënte 11.6% të PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Ky raport për kredinë dhënë biznesit të madh ishte 12.3%, pothuajse i pandryshuar nga viti 2018. Nga ana tjetër, rritja e kredive për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) shënoi ngadalësim, në ndryshim nga ecuria përmirësuese deri në tremujorin e tretë. Ecuria e portofolit të kredive për NVM-të është ndikuar pozitivisht nga lehtësimi i standardeve të bankave, ndërkohë që kërkesa e tyre për financim është më e ulët se një tremujor më parë.

Në tremujorin e fundit të vitit 2019, kredia për biznese u rrit me 6.5 miliardë lekë, duke shënuar një përmirësim të lehtë të normës vjetore të rritjes, në mesatarisht 8%.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e kredisë është nxitur nga konkurrenca në sistemin bankar, kryesisht nga riaktivizimi në kredidhënie i bankave me ndryshime pronësie. Gjithashtu, gjendja e favorshme e likuiditetit dhe mirëkapitalizimi i bankave i kanë ndihmuar ato të ndjekin politika më të lehtësuara kreditimi ndaj bizneseve.

Lexo edhe:

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

FOTO/ Drejtorët e bashkisë së Pogradecit me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike

Në fund të vitit 2019, kreditë me probleme të bizneseve ndaj totalit ishin 10.7%, niveli më i ulët i dhjetë viteve të fundit. Reduktimi i këtij raportit me 16 pikë përqindje gjatë kësaj periudhe ka reflektuar përmirësimin e aktivitetit ekonomik, kuadrit ligjor dhe kushteve financiare, uljen e rrezikut nga luhatjet në kursin e këmbimit, si dhe forcimin e marrëdhënieve bankë- biznes. Një ndikim të rëndësishëm në këtë ecuri ka pasur dhe nxjerrja jashtë bilancit të bankave të kredive të humbura.

Zhvillimet pozitive të portofolit të kredisë për biznese në tremujorin e katërt u mbështetën nga kreditimi i biznesit të madh. Ritmi i rritjes së këtij portofoli shënoi 4.5% ose 2.5 pikë përqindje më shumë se një tremujor më parë.

Sektori i turizmit, më i kredituari

Sipas sektorëve të ekonomisë, kredia për bizneset në tremujorin e fundit është mbështetur nga kreditimi për sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë. Ritmet e rritjes së kredisë për këta sektorë u përmirësuan në përkatësisht 10.6% dhe 7.6%. Ndërkohë, portofoli i kredisë për industrinë dhe ai për ndërtimin mbetën pothuajse të pandryshuar nga tremujori i tretë. Ritmet e rritjes së këtyre portofolave u ngadalësuan në përkatësisht 9.7% dhe 2.5%.

Bujqësia ishte i vetmi sektor që shfaqi tkurrje të kredisë krahasuar me një vit më parë, me rreth 7%. Tkurrja e këtij portofoli ka qenë një fenomen i pranishëm në pjesën më të madhe të vitit, duke ndikuar kështu në rënien e peshës së kredisë për bujqësinë ndaj totalit në 1.4%. Reduktim të peshës ndaj totalit të kredisë shfaqi edhe sektori i ndërtimit, ku kredia për këtë sektor u reduktua në 14.0%, krahasuar me 14.7% një vit më parë. Tkurrja e peshës së kreditimit në këta dy sektorë është shoqëruar nga zgjerimi i portofolit të kredive për sektorin e industrisë, tregtisë dhe shërbimeve, të cilat shënuan rritje të peshës së tyre ndaj totalit, në përkatësisht 25.1%, 44.7%, 14.8% në fund të vitit 2019.

Interesat, bien për lekun rriten për euron

Normat e interesit për kreditë e reja në lekë dhënë bizneseve janë shfaqur në rënie për kreditë për likuiditet, por kanë regjistruar rritje të lehtë për kreditë për investime.

Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë për bizneset private rezultoi 6.1% në tremujorin e katërt të vitit 2019, duke mbetur e pandryshuar nga një tremujor më parë. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, janë regjistruar rënie të mëtejshme në normat e interesit për financimin e nevojave për likuiditet (overdraft dhe kapital qarkullues). Norma mesatare për kreditë për likuiditet rezultoi mesatarisht 6.1% në tremujorin e katërt, nga 6.3% dhe 6.8% që ishte përkatësisht në tremujorin e tretë dhe në gjysmën e parë të vitit. Në tërësi për vitin 2019, ajo ishte 0.5 pikë përqindje më e ulët se në vitin 2018, duke diktuar kështu reduktimin e normës së interesit për bizneset në këtë periudhë.

Normat e interesit për kreditë në euro të bizneseve ka shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e katërt të vitit 2019. Ato rezultuan mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.1% që shënonin në tre tremujorët e parë të vitit. Rritja e interesave ka qenë e pranishme kryesisht në segmentin e kredisë për investime në pasuri të paluajtshme, ndërkohë që normat e interesit për llojet e tjera të kredive nuk kanë pësuar ndryshime të qenësishme. Pavarësisht luhatjeve të vogla ndër tremujorë, norma e interesit për kreditë në euro për bizneset është shfaqur relativisht e qëndrueshme që prej gjysmës së dytë të vitit 2017, duke mos devijuar shumë nga vlera mesatare prej 4.2%. /Monitor/

Etiketa: bankabiznesetermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

13:04 : 25/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Drejtorët e bashkisë së Pogradecit me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike

19:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

12:23 : 09/07/2025
AKTUALITET

Zaptimi i trotuareve në Vlorë/ Kujtohet Rama: Nuk u përket ndërtuesve, por qytetarëve

15:36 : 05/07/2025
AKTUALITET

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

10:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

Kreditë për shtëpi/ Jo më financim 100% të vlerës së pronës! Banka e Shqipërisë shpjegon “ligjin” e ri

12:16 : 01/07/2025
Para

Nga Kukësi në Korçë, 9 zonat e reja për leje minerare

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 7-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

16:14 : 26/07/2025
Në foto: Adela Hysenaj me Edi Ramën dhe Armando Subashin

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier

16:07 : 26/07/2025

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

15:56 : 26/07/2025

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

15:45 : 26/07/2025

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

15:35 : 26/07/2025

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025

Mundësi e artë për Egnatian, grupet e Europës jo vetëm një ëndërr për kampionët

15:23 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com