• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Çfarë është një narcist?

23:20 : 06/02/2020
në NDRYSHE

Sëmundja e rënies në dashuri me veten, jo vetëm nga bukuria fizike

Ata të cilët kanë hasur me një narcis në jetën e tyre në çift, ose ata që janë lënduar nga një parter biznesi, që vuan nga narcizmi, e dinë shumë mirë se narcisët ekzistojnë vërtet. Ju vjen ndërmend një njeri i tillë, i cili ka karakter të vështirë, egoist, i cili pavarësisht se mendon vetëm për vete, pretendon të jetë një person që kujdeset për të tjerët?

Fillimisht le t’u hedhim një sy çrregullimeve të personalitetit në tërësi.

Ndryshe nga sëmundjet  fizike, të cilat shumë thjesht mund të përcaktohen me anë të analizave të shumta dhe simptomave që shfaqin, personaliteti i një narcisi është shumë i vështirë të zbulohet, pasi ai nuk mund të evidentohet me sy të lirë apo me një diagnozë të vetme.

Mbi të gjitha të etiketosh dikë si narcis është e rëndë, ndaj duhet siguri.

Lexo edhe:

Aktori i famshëm e pranon: Jam narcist, por po kurohem

5 shenja që tregojnë se jeni në një lidhje me një narcisist të fshehtë

Truri ka 100 miliardë neurone dhe lidhje të pafundme mes tyre. Këto e bëjnë çdo tru unik. Ashtu sikurse fytyra që ka një strukturë të thjesht me të njëjtat elemente, është gati e pamundur të gjesh dy fytyra identike ndër 7 miliardë fytyra të ndryshme në planet. Çdo tru ka një numër të pafund veçorish që e bëjnë këdo të jetë ai apo ajo që është. Në botën e psikologjisë, disa çrregullime ngjasojnë me njëra-tjetrën. Për shembull, shumë njerëz që vuajnë nga skizofrenia apo paniku kanë shumë të përbashkëta. Testet e neuropsikologjisë kanë zbuluar se disa forma të qëndrueshme mendimi ndikojnë në gjërat që themi, apo në gjërat që na bëjnë nervoz.

Narcizmi bën pjesë në një kategori të psikiatrisë të quajtur çrregullime të personalitetit. Këta njerëz kanë probleme në përshtatjen me stilin e jetesës, me botën e jashtme, e cila mund të jetë shpeshherë edhe e dhimbshme për ta.

Ja një shikim i shkurtër rreth narcizmit:

-Teprimi me vlerësimin e rëndësisë dhe talentit të dikujt.

-Imagjinata për romanca të mëdha, për arritje madhështore dhe dëshirë për t’i parë gjërat me detaje.

-Nevojë e tepruar për vëmendje dhe adhurim.

-Dëshira për të pasur gjithnjë të drejtë, mendimi se veprimet egoiste janë normale.

-Prirja për t’i përdorur njerëzit si sende.

– Mungesa e ndjeshmërisë, por shpesh mund të shtiren si tipa të ndjeshëm.

– Lëndohen shpejt dhe i lëndojnë të tjerët pa i vrarë ndërgjegjja.

-Të fiksuar pas vetes.

-Mungesa e aftësisë për të kritikuar veten.

Këto elemente mund të duken si përshkimi i duhur për një adoleshent, por ç’ndodh nëse një i rritur ka këto tipare? Kjo shkakton probleme të mëdha në marrëdhëniet e tyre me partnerin, me kolegët e punës apo edhe me fëmijët e tyre.

Përcaktimi i diagnozave të një personaliteti narcist, është e rëndësishme, pasi na tregon me kë kemi të bëjmë dhe si të përballemi me të. Dhe nëse ti vetë je një narcist, duhet të kuptosh arsyen pse disa nga marrëdhëniet e tua me të tjerët kanë dështuar dhe përse nuk je kurrë i kënaqur me atë që ke.

Problemi me jetën tuaj gjendet brenda jush

Çdo narcist është i ndryshëm. Ata kanë një kombinim të ndryshëm të 100 miliardë neuroneve të tyre. Ata të gjithë kanë edukim të ndryshëm, në nivele të ndryshme. Aftësia për të parë veten me syrin kritik mungon te të gjithë ata, sepse për narcisët është e pamundur të jenë gabim.

Terapia për këtë çrregullim personaliteti është e vështirë dhe ka një kohëzgjatje të madhe, pasi narcisët duhet të përballen me vetveten, të pranojnë se nuk janë ata që ata mendojnë se janë. Ata duhet ta mëson veten me humbjen dhe ta hapin zemrën e tyre drejt botës, e cila mund të jetë shpeshherë e dhimbshme ose e padrejtë, por ama ka shumë gjëra të bukura atje jashtë që shihen vetëm po të shemben muret e egoizmit.

Etiketa: Narcist

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Aktori i famshëm e pranon: Jam narcist, por po kurohem

22:15 : 30/11/2024
NDRYSHE

5 shenja që tregojnë se jeni në një lidhje me një narcisist të fshehtë

18:40 : 30/01/2023
Para

Georgina Rodriguez lë pa fjalë CR7 për ditëlindje (Video)

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com