• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ Bashkia e Kurbinit ndërpret kontratat për ushqimin e të prekurve nga tërmeti…

14:00 : 05/02/2020
në AKTUALITET, SOCIALE
Në bashkinë e Kurbinit ka 80 pallate të konsideruar të pabanueshëm

Në bashkinë e Kurbinit ka 80 pallate të konsideruar të pabanueshëm

Dhjetra banorë të Kurbinit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që vijojnë të jenë të strehuar në Shëngjin, janë hequr nga lista e trajtimit ushqimor. Ata ishin lajmëruar më herët që duhet të lirojnë hotelet ku qëndrojnë prej më shumë se 2 muajsh, pasi bashkia e Kurbinit e ka mbyllur kontratën me subjektet ku ishin strehuar banorët.

Disa prej banorëve të mbetur në hotele thanë se nuk kishin ku të shkonin dhe se disa prej tyre nuk kishin përfituar asnjë prej lehtësive të premtuara prej qeverisë për të prekurit nga tërmeti. “Hëngrëm darkën mbrëmë dhe shkumë të firmosim dhe na thanë keni për të dalë nga hoteli. Unë jam 13 vete sëbashku me vajzën e djalin të cilët rrinë me mua. Se ku do mytemi nuk e di”, thotë Fatime Hasa banore e Kurbinit.

Bashkia e Kurbinit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi këtë vendimarrje. Ndërsa një prej subjekteve i cili strehon banorë të prekur nga tërmeti tha se nuk mund të vijonin t’i strehonin mëtej pasi bashkia kishte ndërprerë kontratën. Ata thanë, duke kërkuar të mbeten anonimë, se vetëm pak prej të strehuarve ende në hotel ishin nga Kurbini.

Banorët e Kurbinit u lajmëruan më herët se ata duhej të linin hotelet për shtëpi me qira më 31 janar, por ndërkohë disa prej tyre thonë se nuk kanë gjetur dot shtëpi me qira. Ndërsa në disa raste banorët thonë se nuk kanë përfituar bonus qiraja dhe nuk mund të përballonin çmimet e rritura të qirave. “Unë kam qenë me qira dhe banesa u dëmtua nga tërmeti. Na sollën këtu në Shëngjin pas tërmetit dhe na strehuan. Tani unë nuk përfitoj bonus, pasi me thonë gjeje shtëpi tjeter me qira dhe paguaje vetë. Qiranë me parë e kam patur 50 mijë lekë (të vjetra) tani ka shkuar 200 mijë dhe s’kam mundësi ta paguaj”, tha një banorë.

Të tjerë banorë thanë se megjithëse përfitonin ata nuk e kishin marrë bonusin e qirasë. “Na thanë të dalim nga hoteli, pa më dhënë bonus, çadër apo kontenier. Unë nuk e di ku do shkoj me gruan dhe tre fëmijet e mi. Do e liroj hotelin dhe do rri këtu në hyrje të hotelit sëbashku tre fëmijet e vegjël e të vijë të na shikoje shteti. Na kanë lënë në mëshire të fatit dhe kjo është e papranueshme” thotë Elson Çarçani banor i Laçit.

Lexo edhe:

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

Të tjerë banorë ndërkohë ankohen për burokracitë dhe rradhët e gjata për të dokumentuar dëmet dhe problemet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima dhe la mijëra të pastrehë.

Zegjina Albrahimi, 70 vjeç, tha se ishte detyruar të udhëtonte nga Tirana në laç, për të aplikuar për banesë, ndërsa ende nuk ka marrë bonusin e qirasë edhe pse i kanë thënë që e ka përfituar. “Unë jam nga Kurbini, por banesa na është dëmtuar nga tërmeti dhe prej disa javësh sëbashku me familjen jemi vendosur në shtëpi me qira në Tiranë, pasi nuk gjetem, këtu afër. Mora vesh që ka nisur aplikimi online dhe erdha këtu për të marrë vesh se çfarë bëhet. Pasi prita gati dy orë u futa aty brenda dhe më thanë do bësh letra tjera se çfarë janë ato letra që i kërkojnë dy here unë se kuptoj”, thotë Albrahimi.

Për radhë të gjata dhe paqartësi në aplikim dhe dokumentacion u ankuan edhe banorë të tjerë.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj prezantoi para disa ditësh një platformë online, e cila ai pretendoi se do të lehtësonte procesin e vetëdeklarimit të dëmeve. Platforma kërkon ndër të tjera ngarkimin e imazheve online të dëmeve të pësuara dhe një pjesë e banorëve do duhet ta bëjnë këtë përmes zyrave të posaçme të ngritura në njësitë lokale. /BIRN/

Etiketa: banorëKurbintermet

Lajme të lidhura

BOTA

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025
BOTA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

14:18 : 02/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësoren

13:02 : 02/10/2025
BOTA

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

14:43 : 01/10/2025
Para

Kovacic: Respekt për Zidane, por te Real-i meritoja më shumë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
Foto ilustruese

Kthjellime dhe reshje shiu të dobëta, parashikimi i motit për sot

08:01 : 08/10/2025

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com