• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

KÇK si psikologji e të gjithëve!

12:07 : 05/02/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Zamira Çavo

Kur dëgjon se ka një Ligj kundër KÇK-s duket se për momentin drejtësia do të vendoset më në fund në këtë vend , që nuk e njeh drejtësinë që prej krijimit të shtetit të vet. Por nëse i hyn pak më thellë vetë këtij në arsyetim kupton se edhe ky Ligj nuk mund të shpëtojë dot nga psikologjia e KÇK-s. Ka disa arsye që e dëshmojnë këtë:

Së pari: Në antropologjinë e tij ,shqiptari është i padurueshëm, ( sigurisht edhe ballnanasit të tillë janë, por kanë kulturën e punës). Ndaj folklorizmi “më mirë një vezë sot se një pulë mot” nuk është thjeshtë frazë librash, por mentalitet I ngulitur ndër breza në mënyrën tonë të jetesës.

Së dyti: E gjithë historia jonë ka dëshmuar se në thelbin e vet shqiptarët nuk janë largpamës. Kjo për arsyen e thjeshtë se dyshojmë gjithnjë te e nesërmja, pasi asnjeherë të nesërmen nuk e kemi ndërtuar vetë, por na i kanë diktuar të tjerët.Kjo do të thotë se duke mos besuar te e nesërmja e duam ta përfitojmë sot atë cka mund ta përfitojmë.

Së treti: Të pamësuar më kulturë pune, të pamësuar me Disiplinë pune, ne kemi treguar ndër kohëra se duam të përfitojmë pa “u lodhur”. Ndaj bëjmë “hile” kudo e kurdoherë, mjafton të na jepet rasti!

Lexo edhe:

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

Së katërti: Thënia “Pula e botës është gjithnjë më e majme” është një karaktersitikë që ka shoqëruar një ves të shqiptarit, për të mos u kënaqur nga gjëja e vet. Kjo e ka bërë lakmitarë të gjësë që nuk i përket., qoftë kjo pronë private e aq më tepër publike.

Së pesti: ne rrekemi gjithnjë nga dukja. Na pëlqen të dukemi. Pra nuk I kushtojmë rëndësi përmbajtjes por dukjes. Kjo na ka bërë jo rrallë të dështojmë në zhvillimin tonë.

Sikur vetëm nga këto arsye të nisemi do të kuptojmë se : KÇK është psikologjia jonë e ditës.

– Kështu vepron një punonjës që dhe pse punon në një kompani private sërish mundohet të përfitojë sa më shumë pesonalisht sot për sot, pa menduar për të nesërmen e punës që në një formë është dhe e nesërmja e tij.

– Kështu vepron një punonjës i administratës që as mendon e pale të veprojë për të nesërmen e problemeve , zgjidhjeve afatgjata, por vepron sa për të “kaluar lumin” e mundësisht për të përfituar me kap cfarë të mundesh!

-Kështu vepron kryebashkiaku që bën një punë ( investim për “qytetarët”), sa për të kaluar rradhën dhe as që ia ndjen se cfarë ndodh më tej me këtë inevestim. Hap rrugë e bëje sërish pot ë nëjtën por disa herë rradhazi, sepse psikologjia është po e njëjta: Mjafton dukja e… kap cfarë të kapësh!

-Kështu vepron qeveria që ka dhënë me” ppp” pothuaj gjithë vendin pa menduar për të ardhmen. Rëndësi të kapësh cfarë të kapësh sot pa nesër… “lum kush të rrojë, ta shohë zonjë”!

-Kështu vepron Opozita. Askush nuk ka strategji, por vetëm pazare për sot, nesër ka perëndia. Ndaj KCK sot , nesër të shohim me “kismet” .

-Dhe kështu vepron arsimi, “hajt sa ta kalojmë këtë rradhë”! Kështu ështe e gjithë jeta jonë :KCK! Sepse arsimi është I tillë, politika është e tillë, drejtësia është e tillë ndaj dhe Ligjet janë vetëm për ca kohë e pastaj “fiken”.Pra dhe ligji kundër KÇK është thjeshtë një Kap Çfarë të Kapësh!

Si kapërcehet? Do kohë. Do edukim, do politika të qarta strategjikisht, do kërkesë llogarie jo me fushata, kërkon politika në interes të publikes, kërkon shembuj të përditshmërisë. E sa kohë që nuk punojmë për këto, jeta jonë do shkojë KÇK!

Etiketa: CavokckShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

14:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
Para

CR7 mbush sot 35 vjeç, por performancat në fushë e fshehin këtë numër

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com