Dr.Li, mjeku për të cilin po flet gjithë bota, heroi që paralajmëroi për koronavirusin

Në fillim të Janarit, autoritetet kineze të provincës Wuhan, po përpiqeshin ta mbanin lajmin e Coronavirus, nën kontroll. Kur një doktor paralajmëroi kolegët e tij mjekë për çfarë po ndodhte, policia i bëri atij një vizitë dhe i tha të ndalonte. Një muaj më pas, ai po konsiderohet si hero, pas një postimi që bëri në rrjetin social, nga shtrati i spitalit.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Li Wenliang, një mjek nga spitali qendror i Wuhanit”, kështu e nisi doktori, postimin e tij.

Dr.Li po bënte punën e tij të zakonshme në Dhjetor, kur ai konstatoi 7 raste të virusit, që në fillim mendoi se ishin të ngjashme me Sarsin, që u kthye në epidemi globale në vitin 2003. Pacientët e tij, vinin nga një market peshku.

Me 30 dhjetor, ai u dërgoi mesazh kolegëve të tij mjekë, në një grup chati, ku po i paralajmëronte dhe këshillonte ata të përdornin mjete mbrojtëse, për të shmangur infeksionin.

Ai nuk e dinte që sëmundja që kishte zbuluar, ishte një Coronavirus.

4 ditë më vonë ai u thirr nga autoritetet e sigurisë, ku ju kërkua të firmoste një letër, ku ai akuzohej se kishte sjelë shqetësime të rendit social, me komente false.

LEXO EDHE  Robert Aliaj: Rama do të kujtohet si njeriu që zhduku historinë (Video)

Zyrtarët e kërcënuan. I thanë se nëse do të vazhdonte, do ta dërgonin para drejtësisë.

Dr.Li, ishte një nga 8 njerëzit që policia po i hetonte për përhapje të thashethemit.

Në fund të Janarit, Li publikoi një letër në rrjetin Weibo, ku shpjegoi çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë, autoritetet i kishin kërkuar falje, një falje që erdhi shumë vonë.

Në fillim të Janarit, zyrtarët në Wuhan insistonin se virusi merrej vetëm nga ata që kishin kontakte me kafshët e infektuara. Por, bash në këtë kohë, Dr.Li, po vizitonte një grua që ishte prekur nga Coronavirus.

Pikërisht pas kësaj vizite, atij i nisën shenjat e para. Kollitja dhe temperatura. Dhe ai u dërgua në Spital.

Pas disa analizave të përsëritura, rezultoi se Dr.Li ishte prekur nga virusi.

Postimet e tij, morën mijëra komente. Njerëzit po e vlerësonin për kontributin që kishte dhënë duke paralajmëruar çfarë mund të ndodhte. Po e quanin hero, dhe se duhen shumë si ai, për të patur një ambjent të shëndetshëm./mapo.al/