SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen e bujshme “339”, ku 25 persona akuzohen për grup të struktura kriminal me veprimtari kryesore trafikun e drogës.
Pjesë nga përgjimet e kësaj dosje u publikuan nga “Bild” ku ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako fliste në telefon me Astrit Avdylajn të cilin e thërriste “Nice”.
Sakaq mësohet se seanca paraprake, e planifikuar për sot, është shtyrë për më datë 13 Shkurt, për shkak se nuk është bërë njoftimi i të gjithë personave që janë nën hetim.
Hetimet
Gjatë hetimit kanë rezultuar të dhëna se i pandehuri Astrit Balliu (Avdyli) dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëvë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. “Nga aktet e administruara, nga përdorimi i metodave speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, vëzhgimet, rezulton se janë dokumentuar episodet konkrete të sekuestrimit të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, si gjatë prodhimit dhe shitjes së narkotikëve brenda vendit, ashtu edhe trafikimit të saj për jashtë shtetit, si dhe trafikimi i lëndëve narkotike të llojit heroinë brenda vendeve të Bashkimit Europian, nga Hollanda në Itali”, thuhet në dojen e SPAK, të depozituar në gjykatë.
Të pandehurit
SPAK i ka kërkuar gjykatës kalimin e çështjes në gjykim themeli me 25 të pandehur:
1. Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), i datëlindjes 06.09.1974, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
2. Altin Avdyli, i datëlindjes 27.02.1977, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga org&nizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
3. Jasin Kala (alias Avdyli), i datëlindjes 05.09.1968, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
4. Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), i datëlindjes 11.04.1982, lindur dhe banues në Lezhë, I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
5. Esat Mehmeti, i datëlindjes 04.1965, lindur dhe banues në Fier, I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
6. Petrit Sulejmani, i datëlindjes 04.1972, lindur dhe banues në Patos, Fier, I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
7. Saimir Sulejmani, i datëlindjes 01.1979, lindur dhe banues në Patos, Fier, I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
8. Hajri Seferi, i datëlindjes 07.1977, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, I akuzuar se ka kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ‘’Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
9. Orges Jahelezi, lindur më 01.1977, në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal ’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
10. Shkëlqim Avdyli, i datëlindjes 11.1969, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, I akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
11. Denis Llaftiu, i datëlindjes 16.10.1986, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
12. Saimir Gjepali, i datëlindjes 04.1974, lindur dhe banues në Shijak Durrës, I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
13. Mario Zeqiri (alias Edinjo), i datëlindjes 04.1983, lindur dhe banues në Sukth i Ri, Shijak, Durrës, I akuzuar se ka kryer veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.
14. Elton Shehaj, i datëlindjes 01.1976, lindur dhe banues në Tiranë, I akuzuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.
15. Fatos Llaftiu, i datëlindjes 02.1958, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, I akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
16. Ardit Gjyriqi, i datëlindjes 05.1985, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, I akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
17. Admir Hoxha, i datëlindjes 10.1976, lindur dhe banues në Krujë, I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” ,’’Prodhimi dhe fabrikimi i lendeve narkotike dhe psikotrope “ ,në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“ , “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim.
18. Hekuran Hoxha, i datëlindjes 02.10.1970, lindur dhe banues në Durrës, I akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, ’’Prodhimi dhe fabrikimi i lendeve narkotike dhe psikotrope “ ,në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal “ , “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim.
19. Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), i datëlindjes 01.1983, lindur në Turqi, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë, I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
20. Xhemal Shala, i datëlindjes 29.04.1950, lindur në Ozdrim, Peje, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë, I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
21. Xhevit Shuti, i datëlindjes 03.02.1970, lindur dhe banues në Brenogë, Has, I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet 283/a/l, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
22. Flamur Çelaj, i datëlindjes 08.1970, lindur dhe banues në Shkodër, I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
23. Vehbi Berushi, i datëlindjes 11.1961, lindur dhe banues në lagjen Nr.4 të Bashkisë Krujë, I akuzuar për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
24. Mustaf Shuti, i datëlindjes 05.1942, lindur ne Has dhe banues në Qafe-Zotaj, Durrës, I akuzuar për veprën penale “Mbajta, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim.
25. Anila Shuti, lindur në Kishaj, Has dhe banues në Brenogë, Has, e akuzuar për veprën penale “Mbajta, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 285, 25 i Kodit Penal.
Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes në ngarkini të shtetasit Nejdet Cesuroglu (alias Lavdim Nimani, Ljulzim Shala) i biri , i datëlindjes 03.02.1969, për veprat penale“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “ Trafikimi i narkotikëve’Y’Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shkak se ai ka vdekur.