• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Replika në Kuvend/ Rama-Hajdarit: Mua më merrni të keqen, ju e reja që do shembni të vjetrën…

12:40 : 30/01/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja Rudina Hajdari u përfshinë në replika gjatë seancës parlamentare ku u diskutua mbi pr/ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve. Rama ndërsa replikoi me Hajdarin e ironizoi si të renë që po vjen me furi që të shembë të vjetrën, ndërsa i sugjeroi që fillimisht të rendiste siç duhet fjalët në një fjali dhe më pas fjalitë në një fjalim.

“Mua më merrni të keqen, kur më thua ndaj pazaret. Mësoni të ndani opinionin nga gënjeshtra”, iu drejtua Rama, Hajdarit.

Ndërsa deputetja iu përgjigj “ti je lider global, ti s’ke kohë të merresh me Rudinën, me opozitën e re”.

Rama ka paralajmëruar se synon të ndërmarrë masa të rrepta ndaj ndërtuesve që do të shkelin lejen e ndërtimit: Godinat e tyre të shemben ose të sekuestrohen, të mos i gëzojnë ata që i kanë ndërtuar.

Referuar draftit, Rama tha se ishte vetëm fillimi i një procesi, që nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do të plotësohej në të ardhmen me masa penale në të gjithë zinxhirin e ndërtimit.
Rama u dha një mesazh ndërtuesve se fenomene si ato që çuan në tragjedinë e 26 nëntorit nuk duhet të vazhdojnë të mbijetojnë pas asaj tragjedie.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

“Ndaj, të gjithë janë të mirëkuptuar ta harrojnë 26 nëntorin , 51 viktimat dhe të plagosurit, kurse ne jo! Me asnjë çmim!

Le të çohen të gjithë ndërtuesit e Shqipërisë dhe të zemërohen me ne, po nuk do të kenë më asnjë fleksibilitet nga ne, sepse kjo ka të bëjë me diçka fare elementare për integritetin e shtetit.
Masat tona ligjore lidhur me çfarë duhet të pasojë si mësim për të ardhmen, 26 nëntorin, nuk ndalen vetëm tek ky ligj që po miratojmë sot; që është i nevojshëm dhe që ka shumë elementë që ishin të munguar në legjislacion dhe që është i kotë në rast se ne nuk e plotësojmë me masat penale për të gjithë zinxhirin e ndërtimit dhe në rast se ne nuk e vendosim njëherë e mirë, me votë këtu dhe me vulë – me vulë – në Fletoren e legjislacionit shqiptar që për çdo godinë për të cilën merret leje ndërtimi dhe kur leja e ndërtimit shkelet- shembet ose sekuestrohet. Nuk mund ta gëzojë ai që e ka ndërtuar!

Dhe pa diskutim, pastaj sanksionet për ndërtimet individuale pa leje. Por kjo është pjesa e nevojshme, po hipokrite e këtij procesi në rast se nuk goditen ata që janë përfituesit më të mëdhenj nga shkeljet”, tha Rama.

Në replikë me Kryeministrin, deputetja Rudina Hajdari tha se Rama foli sikur nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri, ndërsa që sipas saj është ai përgjegjës për situatën në vend.

“E dëgjuat kryeministrin. Foli sikur s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sikur s’ka qenë kryetar bashkie e nuk e di c’bëhet me ndërtimet pa leje. Akuzon për leje jashtë standardi, kate pa leje. etj. Por kush e ka fajin.. e kam unë?

Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Vangjush Dakon. Unë apo kryeministri në foltore.

Kush e ka fajin për gënjeshtrat që sot nuk ka parqe nuk ka lodra, janë kthyer në gropa për pallate. Kush e ka fajin për ata? Apo nuk flet për ata.. po merren me qytetarët që po ndërtojën 4 kate pa leje . Po ky është skandal”, tha Hajdari.

Ajo akuzoi Ramën për shpifje, ndërsa theksoi se sot Shqipëria konkuron me Afganistanin dhe Sirinë.

“Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim. bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi. Mendon se këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve. Janë ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot.

Ti në raportin e tij thotë që jeni vendi më i korruptuar, me kë konkurojmë ne sot me Afganistanin, me Sirinë. Mos Shpifni. Thoini shqiptarëve të vërtetën. Keni betonizuar Tiranën, Durrësin, i keni dhënë kryebashkiakevë me të dhëna kriminale, e keni cuar këtë vend keq e më keq”, tha Hajdari.

Etiketa: hajdariRamareplika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
Para

Rilindja u tërhoq nga votimi i "Antishpifjes"/ Meta: Hap pozitiv

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com