• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njohja e patentave në Gjermani/ DW: Provimi nuk do të jepet në shqip…

09:23 : 30/01/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE, SOCIALE

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Edhe procesi i njohjes së patentave do të kërkojë kohë.

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe.

Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko.

Një vit më parë dy ambasadorët shqiptarë kishin parashtruar një kërkesë në Ministrinë gjermane të Infrastrukturës që provimi i lejeve të drejtimit të automjeteve të jepej edhe në shqip.

Kjo kërkesë tashmë është refuzuar, pasi, sipas ambasadorit shqiptar në Berlin, Artur Kuko, do të bënte që edhe shumë shtetas të tjerë të huaj të kërkonin ta jepnin provimin në gjuhën e tyre.

Lexo edhe:

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

Shqipëria dhe Kosova e kanë shtruar tashmë prej vitit 2018, përkatësisht 2019, kërkesën për një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetit. Por deri tani procesi ka ecur shumë ngadalë. Për të dy shtetet pritet te nisë në shkurt faza e sondimit dhe e verifikimit të standardeve të nevojshme të sigurisë së qarkullimit rrugor në vend.

Proces i ndërlikuar

Për njohjen e patentave u fol edhe në takimin e së hënës mes kancelares Merkel dhe kryeministrit shqiptar, siç informoi Rama në një videomesazh dhe siç e konfirmuan për Deutsche Wellen diplomatë të pranishëm në takim.

Edhe ministri kosovar i punëve të jashtme Behxhet Pacolli i kishte kërkuar ndihmë homologut të tij gjerman, Heiko Maas, në takimin e tij zyrtar në Berlin, një vit më parë. Maas tregoi atëherë mirëkuptim për këtë çështje, e cila, siç do të vërente ai – zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.

Vullneti i mirë politik është njëra gjë, por prapëseprapë, ekspertët mendojnë se procesi i njohjes nuk është thjesht një vendim politik. Ai ka një procedurë specifike në rastin e Gjermanisë.

Sepse përveç federatës, marrëveshja do të duhet të kalojë edhe në tryezën e Konferencës së Ministrave të Infrastrukturës së Landeve Federale. Siç i tha DW-së, Julian Lange, zëdhënësi i ministrisë së Landit të Zarës, i cili në vitet 2019/2020 është kryetar i radhës së Konferencës çështja nuk ka mbërritur ende në axhendën e tyre.

“Ka biseda në nivel ekspertësh, por ende nuk na ka mbërritur asnjë marrëveshje formale nga ana e Ministrisë Federale të Infrastrukturës.”

Kujtojmë se për Maqedoninë e Veriut që nga momenti kur Republika Federale hartoi marrëveshjen dhe ia parashtroi Konferencës së Ministrave dhe derisa marrëveshja u miratua me të vërtetë, kaluan pesë vjet.

Procesi i njohjes së patentave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ose Kosovës dhe Gjermanisë ndodhet ende në hapat e para, dhe ka shumë të ngjarë që të përfundojë pas shumë vitesh. /DW/

Etiketa: Gjermanipatentashqiptare

Lajme të lidhura

BOTA

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

10:33 : 15/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025
AKTUALITET

Drejtohej nga shqiptarë, çmontohet shpërbëhet rrjeti i drogës mes Italisë dhe Spanjës

16:21 : 14/11/2025
BOTA

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025
AKTUALITET

Tragjike/ 30-vjeçari shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetën në aksident në SHBA

10:37 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
Para

Grabitet makina "S-Class" në Elbasan (detajet)

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com