• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Coronavirusi dhe korrupsionvirusi!

14:00 : 30/01/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kronikat televizive sot nisën me studentë shqiptarë që mbërritën nga Kina. U nxorën para spitalit Infektiv në QSUT si kavie propagandistike, për të treguar se masat e marra nga shteti janë efikase për të frenuar përhapjen e koronavirusit që ka vënë në alarm Kinën dhe gjithë botën. U ndalaun edhe nëntë kinezë në Doganën e Hanit të Hotit dhe u tha se iu nënshtruan të gjithë kontrolleve shëndetësore dhe u arrit në përfundimin se nuk janë të infektuar.

Nëse kundër këtij virusi bota po punon për të shpikur vaksinën që e lufton, në Shqipëri na ka përfshirë korrupsionvirusi, që nuk ka vaksinë që e parandalon. Ajo është një “smëundje infektive”, që ka prekur fort këshillin e ministrave, deputetë, kryebashkiakë, zyrtarë të administratës shtetërore, policë bashkiakë, tatimorë dhe doganierë. Ata “vuajnë prej kohësh” nga kjo sinptomë që shërohet me zbatim ligji, por ky i fundit ende po gatuhet në laboratorët e gjoja drejtësisë së re, por që deri më tani nuk ka asnjë shenjë se do të jetë “gati për injektim”.

Raportet më të fundit ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Europë, madje njësoj si shtetet afrikane. Korrupsioni si virus i përhapur edhe më dendur në shtatë vitet e fundit, ka krijuar “imunitet” në Shqipëri dhe as zyrtarucët ndërkombëtarë, të fshehur nën flamuj ambasadash, nuk po ia gjejnë dermanin. Përkundrazi, edhe ata jënë infektuar nga një sinptomë e veçantë e korrupsionvirusit, që quhet “mbështetje e të prekurit”…!

Të vetmit që i kanë shpëtuar korrupsionvirusit janë qytetarët e thjeshtë, të papunët apo punëtorët e ndershëm. Vetëm ata me votë mund të luftojnë këtë virus të tmerrshëm që në mënyrë indirekte merr jetë njerëzish, pasi korrupsionvirusi ka futur në konflikt qytetarët për çështjen e pronës, kanë nxitur krimit të futet në politikë. Sot nuk kërkohet një spital i madh që të izolojë të “prekurit” politikanë, biznesmenë të lidhur me politikën, zyrtarucë të mëdhenj e të vegjël dhe pushtetarë lokal, por duhet një burg i ri për të mbajtur të izoluar këtë sorollop njerëzish.

Lexo edhe:

Coronavirusi godet Milanin, pas Tatarusanu, një tjetër futbollist i infektuar

Futbolli në zi, Covid-19 i merr jetën trajnerit 45-vjeçar

Jemi ende në paradoks ku vendet e BE-së e shohin mjaft mirë sesi ky virus i tmerrshëm që ka shkatërruar jetët e qytetarëve dhe rrënuar ekonominë, ka vitet që qarkullon në Shqipëri, por sërish edhe ata dështuan. Kanë dështuar me drejtësinë e re, e cila për fatin e keq dhe zhgënjimin masiv të qytetarëve është po aq e vjetër sa e vjetra.

Është krijuar SPAK që u pompua kaq shumë, por sot po kthehet në një fluskë të madhe. Shenjat u dhanë me dosjen 184 e cila ndonëse u transferua nga Dibra drejt “kryeqendrës së hetimeve” në Tiranë, ishin drejtuesit e SPAK që e degdisën sërish në Dibër. Nuk është momenti për të vënë në diskutim se prokurorët janë prekur nga “korrupsionvirusi”, por kanë bërë një marrëveshje të heshtur me elitën e pushtetit duke mos i prekur.

Për të justifikuar disi punën e saj, nuk përjashtohet mundësia që disa zyrtarucë të prekur pak nga kurrupsionvirusi të përfundojnë të izoluar në qeli, por kjo kurrsesi nuk do e luftojë këtë sëmundje të tmerrshme që jeton gjatë në Shqipëri. Duhet gjetur epiqendra e përhapjes së tij, atë vend që askush nuk e prek, në dy godinat e përhimta, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pranë, ngjitur fare me Akademinë e Shkencave. Qytetarët nuk duhet të kenë aspak frikë nga coronavirusi, por korrupsionvirusi që ata i prek indirekt dhe si murtajë u rrënon çdo ditë jetën!

Etiketa: Coronavirusikorrupsionvirusi

Lajme të lidhura

Foto: Getty Images
SPORT

Coronavirusi godet Milanin, pas Tatarusanu, një tjetër futbollist i infektuar

23:30 : 04/01/2022
SPORT

Futbolli në zi, Covid-19 i merr jetën trajnerit 45-vjeçar

16:36 : 18/03/2021
SPORT

Goditje për Man.City-n, ylli i skuadrës preket nga coronavirusi

15:36 : 21/01/2021
SPORT

Man.City preket nga coronavirusi, dy lojtarë titullarë rezultojnë pozitiv

13:19 : 25/12/2020
SPORT

Lajm i mirë te Vllaznia, titullari shërohet nga coronavirusi

15:27 : 16/10/2020
SPORT

Coronavirusi godet Milanin në prag të ndeshjes në Europa League

17:12 : 23/09/2020
Para

"Edi Rama u mërzit që nuk erdhi Berisha", Ermali tregon prapaskenat

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com