• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kohë tërmeti/ Dyshime mbi tenderin 1.6 milionë USD për lavanderi në Spitalin e Fierit

08:37 : 18/12/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në një kohë kur pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore po anulojnë tenderat “jo-urgjentë” për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, Spitali Rajonal i Fierit po përgatitet të zhvillojë tenderin për lavanderinë për 3 vitet e ardhshme, me një vlerë mbi 1.6 milionë dollarë.

Në datë 22 Nëntor 2019, vetëm pak ditë para lëkundjeve sizmike që morën jetën e 51 qytetarëve dhe shkatërruan me mijëra banesa, Spitali Rajonal i Fierit shpalli tenderin për shërbimin e lavanderisë për periudhën 3-vjeçare.

Fondi limit për këtë tender është përllogaritur në 162.5 milionë lekë të reja (ose 1.6 miliardë lekë të vjetra), i ndarë për çdo vit nga 540 milionë lekë (të vjetra), në periudhën 2020-2022. Sipas të dhënave zyrtare, ofertat e pritshme do të hapen në 26 Dhjetor 2019.

Lexo edhe:

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

Por, pak pas shpalljes së tenderit, duke u gdhirë 26 Nëntori, Shqipëria e mesme u përfshi nga tërmeti tragjik, me pasoja shumë të rënda.

Për shkak të situatës së krijuar, Qeveria shpalli “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”. Një ndër masat më emergjente të ndërmarrë në kuadër të kësaj “Gjendjeje..” ishte edhe Urdhëri i Ministrisë së Financave për anulimin e tenderave të rinj, të cilat nuk kishin objekt të tyre çështje të emergjencës apo që nuk lidhen me pasojat e tërmetit.

Një seri institucionesh i janë përgjigjur këtij Urdhëri, duke anuluar procedurat e prokurimit publik, të cilat nuk përfshijnë situata emergjente.

Por, Urdhëri i ministres së Financave, Anila Denaj, nuk rezulton të jetë “përfillur” nga Spitali Rajonal Fier, i cili ende nuk ka njoftuar për anulim të mundshëm tenderi për shërbimin e lavanderisë për 3 vitet e ardhshme.

Tenderat në sektorin e Shëndetësisë ndjekin një linjë të caktuar brenda institucionale. Institucionet rajonale shëndetësore planifikojnë zhvillimin e tenderave dhe, paraprakisht, marrin një autorizim nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Në të njëjtën logjikë, edhe anulimi i mundshëm i tenderit duhet të ndjekë të njëjtën procedurë. Gjithësesi, në bazë të të dhënave publike, rezulton se tenderi 1.6 miliardë lekë (të vjetra) i Spitalit të Fierit vijon të jetë ende në fuqi, pra në pritje të finalizimit.

Burime konfidenciale për “Boldnews.al” bëjnë të ditur se ky tender, me shumë mundësi, mund të mos anulohet, pavarësisht situatës së “Fatkeqësisë Natyrore”. Sipas burimeve të besueshme të redaksisë, tenderi mund të jetë me fitues të paracaktuar.

Të njëjtat burime identifikojnë edhe fituesin, pavarësisht se procedura ende nuk është mbyllur. Dyshimet janë se fitues do të shpallet një prej kompanive, e cila përfshihet në listën e shoqërive private që ka fituar një numër të konsiderueshëm tenderash në këtë fushë.

“Boldnews.al” ka edhe emrin e kompanisë që, sipas burimeve, është paracaktuar për fituese. Gjithësesi, duke qenë se për momentin dyshimet janë në kuadrin e hipotezave, për sa kohë që tenderi ende nuk është mbyllur, redaksia rezervon të drejtën që për momentin të tregohet diskrete në përmendjen e emrave të përveçëm të subjektit privat.

Etiketa: spitali i fierittenderitermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
BOTA

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025
AKTUALITET

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Shtëpi tërmeti janë”, qytetari përplaset me ndërtuesin për cilësinë e punimeve

21:41 : 24/09/2025
Para

Krrau!

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com