• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk tërhiqet nga paketa anti-shpifje/ Rama: Kalojnë në seancë, i keqardhur për ata që çirren…

16:46 : 17/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për miratimin e asaj që konsiderohet si paketa anti-shpifje, përmes së cilës i jep të drejtën AMA dhe AKEP të veprojë si një “polici” kundër portaleve, kryesisht kritike me qeverinë.

Përmes dy postimeve në rrjetet sociale, pavarësisht paralajmërimeve nga BE, Këshilli i Europës, eurodeputetë, organizata ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e mediave, shoqatave të gazetarëve dhe reagimeve të këtyre të fundit, Rama ka njoftuar se paketa anti-shpifje do të hyjë për miratim në seancë.

Në kohën kur kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kur ka ende qindra e qindra familje nëpër çadra, pasi banesat e tyre janë shkatërruar ose s’kanë asnjë siguri për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, Rama ka vendosur si prioritet miratimin e nismave ligjore për të sulmuar mediat, kryesisht ato online, të cilat nuk kontrollohen prej tij.

“Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir.
I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Por rreth 1 javë më parë, pikërisht Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, i rekomandoi autoriteteve shqiptare të bëjnë ndryshime të tjera në projektligjin për Mediat audiovizive dhe atë për Komunikimet elektronike, të cilat janë në fazën e shqyrtimit në parlament.

Sipas Desir, duhet që të qartësohen masat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të shmanget çdo rrezik për kufizime apo sanksione të padrejta për ofruesit e mediave elektronike.
Varianti fillestar i propozuar nga Qeveria ka pësuar ndryshime, pas shqetësimeve të shprehura jo vetëm nga OSBE-ja por dhe përfaqësuesë të tjerë ndërkombëtarë.

Pasi projektligjet e ndryshuara, u paraqitën pak javë më parë në Komisionin e Ligjeve të parlamentit, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Desir, i ka dorëzuar më 9 dhjetor autoriteteve një rishikim ligjor të tyre. Ndërsa vlerëson disa ndryshime që janë bërë, ai rekomandon nevojën dhe për ndërhyrje të tjera.

Ppërfaqësuesi i OSBE-së vëren se mbeten ende shqetësimet lidhur me kompetencat e AKEP-it në rastet e ndërhyrjeve për të mbrojtur interesat e vendit, sigurinë publike apo të drejtat themelore “Këto nocione – thekon ai – mbeten shumë të gjera dhe nuk përfshijnë rregulla specifike se si të sigurohet mbrojtja për lirinë e shprehjes. Kjo është arsyeja pse rekomandohet ndryshimi i nenit përkatës të projektligjit”.

Po ashtu zoti Desir, ka ngritur dhe një tjetër shqetësim, të vënë në dukje dhe nga përfaqësuesit e medias shqiptare, që lidhet me gjobat. Edhe ekspertët e OSBE-së i kanë konsideruar “shumë të larta dhe të tepërta në rastet e shkeljeve. Gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt. Ky nen duhet ndryshuar”, thekson zoti Desir.

Përfaqësuesi i OSBE-së, shpreson që “projektligjet do të vazhdojnë të përmirësohen gjatë shqyrtimit të tyre në parlament, duke përfshirë e duke marrë parasysh konsultimet publike me shoqërinë civile, shoqatat e gazetarëve dhe aktorët e mediave. Shumë do të varet nga zbatimi i legjislacionit të ri. Eshtë e rëndësishme të sigurohet që agjensia rregullatore, AMA, të mund të kryejë kompetencat dhe detyrat e saj në një mënyrë plotësisht të pavarur, pa asnjë lloj ndërhyrje politike”, nënvizon ai duke bërë të ditur se zyra e tij dhe ai personalisht do ta monitorojnë “me një vëmendje të veçantë”.

Etiketa: ligjipaketa anti-shpifjeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

"Mjaft më me censurë" / Ish-ministrja e Ramës: Paketa anti-shpifje, akti më i rëndë në demokraci

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com