• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VV thirrje Ramës: Mos përdor krizën për të shtypur lirinë e mediave

15:55 : 15/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Shqipëri, i ka drejtuar një thirrje Kryeministrit Edi Rama për të mos përdorur krizën për të shtypur lirinë e mediave.

Përmes një deklarate VV thekson se regjime me prirje autoritare përpiqen t’i përdorin krizat për konsolidimin e autoritarizmit.

“E tillë duket situata pas tërmetit, me projektligjin për mediat të qeverisë Rama, e cila prej një viti po rreket të kalojë një ligj që vë nën kontrollin e plotë qeveritar të gjitha mediat në Shqipëri.

Projektligji aktual e kthen Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) në Shqipëri në insitucionin shtetëror që vendos se çfarë është e lejueshme të thuhet publikisht, duke i dhënë kompetenca për vendosjen dhe ekzekutimin e gjobave të larta edhe përpara se të shprehet gjykata për rastin. Duke qenë se anëtarët e Bordit të AMA-së votohen nga Kuvendi, ky projektligj e vendos të drejtën e lirisë së shprehjes në duart e shumicës parlamentare, pra të subjektit që ka pushtetin. Për më tepër, projektligji ka zgjeruar kompetencat e AMA-së, duke synuar shtrirjen e kontrollit edhe mbi portalet që veprojnë e botojnë në Shqipëri”, thuhet në reagimin e VV-së.

Në vijim thuhet se Qeveria në vend që të merret me përqëndrimin ekstrem të pronësisë së mediave dhe censurën e keqinformimin që rrjedh nga kjo, në vend që të marrë masa për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, ka si prioritet të bëjë zap portalet.

Lexo edhe:

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

“Dihet se ka shumë portale që shfaqin mungesë të theksuar profesionalizmi, siç ka edhe portale serioze dhe profesionale që nuk janë assesi pjesë e “kazanit”, termi fyes e përqeshës me të cilin Edi Rama sulmon prej vitesh mediat. Në vendet më të zhvilluara të Evropës, profesionalizmi në raportimet mediatike realizohet përmes vetërregullimit, me shoqatat e mediave dhe sindikatat e gazetarëve, dhe përmes funksionimit të rregullt të gjykatave. Në Shqipëri, me këtë projektligj për mediat, qeveria i vë shkelmin edhe përpjekjes për vetërregullim edhe drejtësisë përmes gjykatave, duke përqëndruar vendimmarrjen në lidhje me lirinë e shprehjes në një institucion lehtësisht të kontrollueshëm prej saj përmes shumicës në Kuvend”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Vetëvendosjes

Mos e përdorni krizën për të shtypur lirinë e shprehjes!

Shpesh regjime me prirje autoritare përpiqen t’i përdorin krizat për konsolidimin e autoritarizmit. Kjo strategji ndjek një model të mirëstudiuar nëpër botë, atë të “terapisë së shock-ut”: prit për një krizë; deklaro një periudhë gjendjeje të jashtëzakonshme; pezullo pjesërisht disa norma demokratike; shfrytëzo çorientimin e publikut pas një shoku kolektiv; dhe më tej mirato ligje që do ishin krejtësisht të papranueshme në periudha para krizës. E tillë duket situata pas tërmetit, me projektligjin për mediat të qeverisë Rama, e cila prej një viti po rreket të kalojë një ligj që vë nën kontrollin e plotë qeveritar të gjitha mediat në Shqipëri.

Projektligji aktual e kthen Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) në Shqipëri në insitucionin shtetëror që vendos se çfarë është e lejueshme të thuhet publikisht, duke i dhënë kompetenca për vendosjen dhe ekzekutimin e gjobave të larta edhe përpara se të shprehet gjykata për rastin. Duke qenë se anëtarët e Bordit të AMA-së votohen nga Kuvendi, ky projektligj e vendos të drejtën e lirisë së shprehjes në duart e shumicës parlamentare, pra të subjektit që ka pushtetin. Për më tepër, projektligji ka zgjeruar kompetencat e AMA-së, duke synuar shtrirjen e kontrollit edhe mbi portalet që veprojnë e botojnë në Shqipëri.

Sipas Monitorit të Pronësisë së Mediave në Shqipëri (MOM), nismë e organizatës Reporterët pa Kufij dhe rrjetit investigativ BIRN, pronarët më të mëdhenj në tregun komercial të transmetimeve televizive pa pagesë janë Familja Hoxha me “Top Media”, Familja Frangaj me “Klan TV”, Familja Dulaku me “Media Vizion” dhe Irfan Hysenbelliu me News24, të cilët së bashku zotërojnë rreth 90% të tregut të mediave audiovizive – ku dy të parët kontrollojnë 71.7% të tregut. Studimet e këtyre monitorimeve kanë nxjerrë në dukje edhe faktin se gazetarët janë të keqpaguar, shpesh pa kontrata pune dhe sigurime, si dhe të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura. Kjo pasiguri në vendin e punës e lehtëson censurën redaktoriale dhe, siç dëshmojnë studimet, e rrit autocensurën. Ky përqëndrim kaq i lartë i pronësisë në këtë treg, në formë oligopoli, edhe sipas studimeve nga MOM, ka ndikuar në forcimin e trinomit media – pushtet – kapital, duke favorizuar propagandën qeveritare dhe oligarkinë.

Në vend që të merret me përqëndrimin ekstrem të pronësisë së mediave dhe censurën e keqinformimin që rrjedh nga kjo, në vend që të marrë masa për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, qeveria ka tjetër prioritet: të bëjë zap portalet, të cilat ende janë plurale sa i përket pronësisë. Dihet se ka shumë portale që shfaqin mungesë të theksuar profesionalizmi, siç ka edhe portale serioze dhe profesionale që nuk janë assesi pjesë e “kazanit”, termi fyes e përqeshës me të cilin Edi Rama sulmon prej vitesh mediat. Në vendet më të zhvilluara të Evropës, profesionalizmi në raportimet mediatike realizohet përmes vetërregullimit, me shoqatat e mediave dhe sindikatat e gazetarëve, dhe përmes funksionimit të rregullt të gjykatave. Në Shqipëri, me këtë projektligj për mediat, qeveria i vë shkelmin edhe përpjekjes për vetërregullim edhe drejtësisë përmes gjykatave, duke përqëndruar vendimmarrjen në lidhje me lirinë e shprehjes në një institucion lehtësisht të kontrollueshëm prej saj përmes shumicës në Kuvend.

Rrjedhimisht, kundër këtij projektligji janë deklaruar tashmë organizatat e gazetarëve në Shqipëri, si Këshilli Shqiptar i Mediave, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, etj. Gjithashtu, projektligji është kundërshtuar publikisht edhe nga dhjetra organizata ndërkombëtare si Komiteti i Helsinkit, Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit (ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF), Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO)… Në dëgjesat publike të mbajtura nga komisionet parlamentare kundërshtimet kanë qenë të forta edhe nga akademikë dhe gazetarë të shumtë shqiptarë. Megjithatë, projektligji ka kaluar në komisionet parlamentare dhe është deklaruar se këtë të enjte do të paraqitet për votim në seancën e Kuvendit, që kontrollohet tërësisht nga shumica në pushtet e cila e ka hartuar projektligjin.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i bashkohet zërave që e kundërshtojnë këtë projektligji. Ne synojmë koordinimin me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar për të krijuar një front të përbashkët qe e ndal tentativën e qeverisë Rama për të rritur edhe më tej autoritarizmin. Bëjmë thirrje të rritet liria dhe siguria e gazetarëve, përmes zbatimit të ligjit të punës, lidhjes së kontratave të rregullta, dhe zhvillimit të sindikatave e shoqatave të tyre. Të ndalet sulmi qeveritar e oligarkik ndaj fjalës e shtypit të lirë, të demokratizohet media dhe shoqëria.

Etiketa: portaleRamaVV

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
AKTUALITET

Sorosist, jo socialist/ Rama anulon festën e PS-së për dasmën e Sorosit

19:51 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rama i sulmoi, GJK si përmend as emrin: E papranueshme cenimi i autoritetit tonë

14:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025
AKTUALITET

Trenat që u përplasën me 11 maj vranë zgjedhjet..

14:07 : 11/06/2025
Para

Besoje ose jo! Mc Kresha martohet sot, festa private mes familjarëve dhe miqve

TË GJITHA

Dhjetra punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës: Na flakën në rrugë

15:52 : 16/06/2025

Analiza: Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

15:46 : 16/06/2025

Raporti i OECD: Shqipëria ka rrugët më të shtrenjta dhe më të këqija në rajon

15:36 : 16/06/2025

Shok skuadre me Muçin? Besiktas këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

15:34 : 16/06/2025

Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

15:29 : 16/06/2025

“Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë

15:27 : 16/06/2025

“Shqipëria e fundit për infrastrukturën”, Tabaku: Duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit

15:24 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com