• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi/ Një proces i tepërt gjyqësor me Rea Xhillarin

17:54 : 10/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës kërkon nga redaksia e “Boldnews.al” përgënjeshtrimin e tre artikujve që lidhen me Rea Xhillarin, vajzën e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, në një proces gjyqësor që duket si një investim i tepërt, të paktën sa i përket agjencisë informative on-line që drejtohet nga gazetari Jetmir Olldashi.

Në Shkurt dhe Prill 2019, “Boldnews.al” ka ripostuar në hapësirën e saj shkrime, me autorë të ndryshëm, nga portale të tjerë, të cilët ngrinin dyshime për një bashkëjetesë të mundshme mes Rea Xhillarit dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Redaksia e “Boldnews.al”, gjithashtu, në respekt të barazisë “së palëve” dhe konform parimeve gazetareske, ka publikuar në 24 Prill 2019, edhe një reagim të Xhillarit, të publikuar në media të ndryshme, e cila përgënjeshtron publikimet në media.

Pra, atë që gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu, kërkon me vendimin e sotëm (e Martë, 10.12.2019), “Boldnews.al” e ka realizuar, me vetëdije të plotë, rreth 6 muaj më parë, pa u kërkuar nga askush.

Lexo edhe:

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

Pala paditëse, në këtë rast znjsh. Xhillari dhe përfaqësuesit ligjorë të saj, i kishin të gjitha mundësitë që të kërkon përgjënjeshtrimin/sqarimin e situatës, duke iu drejtuar drejtëpërdrejtë redaksisë së “Boldnews.al” dhe kujtdo tjetër që ka publikuar dyshimet për raportet e saj me Cakajn.

Por, pala paditëse, megjithëse ka pasur të gjitha mundësitë për të kontaktuar me redaksinë e “Boldnews.al”, përfshirë adresë zyrtare, adresë elektronike, kontakte telefonike, të gjitha të publikuara në faqen zyrtare, në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), ka anashkaluar kontaktimin e drejtëpërdrejtë, duke iu drejtuar gjykatës.

Kjo e fundit, megjithëse në një proces ku drejtuesi i “Boldnews.al”, Jetmir Olldashi, nuk ishte informuar në pjesën më të madhe të procesit për padinë ndaj tij, vendosi, pikërisht atë që vetë redaksia e kishte realizuar më parë; “përgënjeshtrimin”, në formën e publikimit të versionit të znjsh. Xhillari.

Në konkluzion, rezulton se gjyqtari Julian Haxhiu është investuar për rreth 6 muaj (nga dorëzimi i padisë në Prill 2019 deri në 10 Dhjetor), për një vendimmarrje të tepërt, duke kërkuar një “përgënjeshtrim”, i cili, në një formë alternative, ishte realizuar që para depozitimit të padisë.

Gjithësesi, shqyrtimi gjyqësor, të paktën në rastin e gazetarit Olldashi, është kryer në shkelje proceduriale, të cilat pritet të jenë objekt ankimi në Gjykatën e Apelit.

Etiketa: GjyqiRamaxhillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
Para

Tërmeti i 26 nëntorit, Maliqi thirrje opozitës e qytetarëve: Janari të jetë muaji i reagimit mbarëpopullor

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com