Mësohet gjyqtari i El Clasicos, te Reali nuk janë të lumtur

Alejandro Jose Hernandez është zgjedhur si gjyqtari që do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit të Madritit, e cila zhvillohet më 18 dhjetor, por “Los Blancos” kanë dyshime rreth këtij arbitri.

klubi sjell në vëmendje disa raste ku arbitri sipas tyre dukshëm ka marrë vendime të pakuptueshme kundër tyre.

Në të kaluarën Hernandez, ka anuluar një gol të Gareth Bale, ka ndëshkuar me të kuq Sergio Ramosin si dhe ka refuzuar akordimin e një penalltie në dëm të Cristiano Ronaldos, ndodhi këto në tre ndeshje të ndryshme.

LEXO EDHE  Sherr te Tirana, çfarë ndodhi mes Ngoo dhe Karabecit

Pakënaqësitë rriten, pasi Ricardo de Burgos Bengoetxea është caktuar si pjesëtar i skuadrës së VAR, i famshëm për incidentin në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës në vitin 2017. Në atë ndeshje Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq dhe për pasojë shtyu arbitrin, veprim që rezultoi me 5 ndeshje pezullim për portugezin.