Kryeministri që u bë kryekapitalisti i katastrofës

Nga Klodian Tomorri

Ne shtator te vitit 2005, ndertuesit me te medhenj ne New Orleans u mblodhen ne nje darke te madhe festive. Vendi sapo ishte goditur nga nje prej uraganeve me te fuqishem ne historine e SHBA-ve dhe ndertuesit kishin arsye te forta per te festuar.

Me kryesorja ishte ajo qe Joseph Canizaro, nje nga ndertuesit me te medhenj ne Orleans do ta deklaronte publikisht: “Me ne fund e pastruam New Orleansin nga banesat publike. Ate qe ne nuk mundem ta benim permes lobimit, e beri Zoti”.

Banesat publike jane apartamente ne pronesi te qeverise, te cilat u jepen me qera sociale familjeve te varfra. Ne New Orleans keto ndertesa ndosheshin ne zonat me te lakmuara nga ndertuesit privat. Por pavaresisht lobimit shumevjecar te ndertuesve per te shembur banesat publike dhe ndertuar mbi to kullat private, autoritetet ne New Orleans kishin rezistuar, deri diten qe Katrina shkaterroi pjesen derrmuese te tyre. Kjo ishte arsyeja e festes se ndertuesve, teksa qindra mije qytetare te New Orleansit ndodheshin ne cadra te pastrehe.

Ne kursin e historise, fatkeqesite natyrore jane perdorur thuajse gjithmone nga nje grup i ngushte per te nxjerr perfitime te padrejta ne kurriz te qytetareve. Naomi Klein nje shkrimtare dhe aktiviste sociale nga Kanadaja e ka pagezuar kete fenomen me termin Kapitalizmi i Katastrofes.

Ne Shqiperi, doktrina e Kapitalizmit te Katastrofes nuk eshte e panjohur. Vecanerisht gjate dy dekadave te fundit ajo eshte aplikuar shpesh, kryesisht per te tjetersuar asete publike ose per te krijur tregje me ligj. Por tani vendi mund te perballet me nje pershkallezim agresiv te Kapitalizmit te Katastrofes dhe qytetaret do ta paguajne shtrenjte.

Ne mbledhjen e dyte te Komitetit te Rindertimit, kryeministri Edi Rama lancoi publikisht planin e qeverise per te bere te detyrueshem sigurimin e banesave. Per te jusrifikuar kete mase radikale, me dyshime te forta kushtetuetshmerie, kreu i qeverise perdori nje argument te pavertete. Ate se si sigurimi i prones nga katastrofat eshte i detyrueshem edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

LEXO EDHE  Makthi nuk ka të mbaruar/ Ish-ministri i Ramës: Përveç 109 milionë eurove mund t’i paguajmë një tjetër shumë të majme Becchettit

Perdorimi i frikes dhe te tezave te paverteta eshte mekanizmi tipik per te implementuar Kapitalizmin e Katastrofes. Edhe pse SHBA-te jane nje vend qe goditen shpesh nga fatkeqesite natyrore, sigurimi i prones nga katastrofat ne SHBA nuk eshte i detyrueshem. As ne nivel federal dhe as ne nivel lokal.

Ne Florida, nje nga qytetet me te goditura nga uraganat ne SHBA, vetem 8 per qind e banesave jane te siguruara. Ne Californi, nje nga vendet me sizmike te globit vetem 18 per qind e familjeve kane sigurim prone nga termeti.

Keto dy fakte mjaftojne per te ekspozuar te paverteten. Asnje shtet ne SHBA nuk e ka sigurimin e prones te detyrueshem me ligj. Dhe nuk ka se si ta kete, kur Kushtetuta e SHBA-ve nuk pranon as sigurimin e detyrueshem shendetesor dhe ate per efekt pensioni.

Por teksa te vertetat e SHBA-se jane te ndryshme nga ato qe servir kryeministri per te shtyre perpara projektin e sigurimit te detyrueshem te banesave, ngjashmerite me Shqiperine jane te tjera. Ashtu si ne SHBA edhe ne Shqiperi, peshkaqenet jane gjithmone gati te shfrytezojne katastrofat per te nxjerre fitime te padrejta me forcen e ligjit.

Ne nje paralele gati tragjike me ate te New Orleansit, ndertuesit shqiptar u versulen me po te njejten shpejtesi te perfitojne nga termeti. Teksa njerezit ishin ne shok total psikologjik, Artan Dulaku, hodhi ne publik tezen e blerjes se apartamenteve qe ndertuesit kane stok te pashitur. Kapitalizmi i Katastrofes eshte kudo i njejte. Vuajtjet e njerezve jane mundesi per te fituar para.

Te dy projektet duket se po shkojne drejt realizimit. Edhe sigurimi i detyrueshem i banesave edhe blerja e apartamenteve stok te ndertuesve. Kjo do ta beje Ramen, si promotorin me te madh te Kapitalizmit te Katastrofes ne historine e Shqiperise. Kryeministri qe u be kryekapitalisti i katastrofes.