• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I “shërbeu” Fatmir Xhafajt, jep dorëheqjen para Vetingut gjyqtarja Liljana Baku

23:12 : 09/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku, ka dhënë dorëheqjen pak para se të përballej me procesin e Vetingut.

Baku ka dorëzuar dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor në 2 Dhjetor 2019. Në kërkesë, gjyqtarja Baku ka deklaruar se do të angazhohet në biznes privat.

Baku, një gjyqtare me karrierë të gjatë, dha një vendim kontrovers në Tetor të vitit të kaluar. Ajo shqyrtoi kërkesat e Prokurorisë për Krime të Rënda për caktimin e masave të sigurimit për denoncuesit e Agron (Geron) Xhafaj.

Gjyqtarja Baku vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Albert Veliun, personin që denoncoi publikisht vijimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve nga vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Lexo edhe:

Alexis Tsipras dorëzon mandatin e deputetit: Parlamenti nuk përmbush rolin që i jep Kushtetuta

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

Gjithashtu, gjyqtarja Baku vendosi masë sigurimi ‘detyrim për paraqitje” për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Të tre dyshoheshin për “kallëzim të rremë” në dëm të Agron (Geron) Xhafaj.

Gjyqtarja Baku ligjëroi një seri veprimesh kontradiktore dhe “të sajuara” të prokurorit të çështjes, Gentian Osmani, i shkarkuar pak kohë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi nuk i dilnin llogaritë financiare gjatë procesit të Vetingut.

Gjithashtu, gjyqtarja Baku, ligjëroi edhe një seri mos-veprimesh të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj Agron (Geron) Xhafaj.

Pasi “i shërbeu” më së miri Fatmir Xhafajt, tashmë Liljana Baku dha dorëheqjen “për t’u angazhuar në biznes privat”, një zgjidhje personale që krijon dyshime shumë të forta, sidomos pak para se ajo të përballej me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Liljana Baku është zyrtarja e radhës e drejtësisë që, pas shërbimit të ofruar ndaj Fatmir Xhafajt, e sheh veten jashtë sistemit gjyqësor.

Para saj janë shkarkuar prokurorët që ndoqën hetimin për “denoncuesit” e Agron (Geron) Xhafaj, e konkretisht Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Po ashtu, nga Vetingu është shkarkuar edhe prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda, Artan Bajrami, i cili mbështeti kërkesat “absurde” të kolegëve të tij të shkallës së parë për “penalizimin” e denoncuesve të Agron (Geron) Xhafaj.

Liljana Baku, gjyqtarja që i bindet pushtetit

Etiketa: doreheqjeliljana bakuvetting

Lajme të lidhura

RAJONI

Alexis Tsipras dorëzon mandatin e deputetit: Parlamenti nuk përmbush rolin që i jep Kushtetuta

09:57 : 06/10/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
RAJONI

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

13:57 : 18/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
Para

Vetingu / Pikëpyetja e “Strasburgut”: Çfarë do të thotë “cënim i besimit të publikut” dhe si matet?

TË GJITHA

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi në botë për 2025”, pasuria e tij kap 1.9 milionë dollarë

18:57 : 04/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com