• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti/ “Vdekjet në Thumanë ishin vrasje shtetërore”, Berisha: Duhet hetim ndërkombëtar

13:19 : 08/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të shkurtër për SYRI.net, ka treguar se pse ka akuzuar qeverinë për vdekjet në Thumanë dhe Durrës, të ndodhura pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas ish-kryeministrit, pas tërmetit të 21 shtatorit, qeveria e Edi Ramës nuk kishte marrë asnjë masë për familjet që ndodheshin në pallatet e shembura.

“Kjo quhet neglizhence kriminale me pasoja vrasjen dhe kur kjo neglizhencë tregohet nga autoritetet shtetërore atëherë vrasja në këtë rast është shtetërore e paqëllimtë”, tha për SYRI.net, ish-kryeministri Sali Berisha.

Pyetja: Ka shumë pikëpyetje për atë që ka ndodhur në Thumane pas tërmetit të 21 shtatorit e deri më 26 nëntor kur erdhi edhe goditja tragjike. Ju i quani vdekjet, vrasje shtetërore. Përse e bëni këtë akuzë?

Lexo edhe:

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

Sali Berisha: Jam dakord se për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore kombëtare ka pikëpyetje të mëdha, të cilat kulmojnë në tragjedinë e Thumanës, si një tragjedi plotësisht  e paralajmëruar, por pikëpyetje të mëdha dhe të shumëllojta ka dhe për Durrësin, Laçin dhe zona të tjera.

Tani le të kthehemi tek Thumana.

Tërmeti i 26 nëntorit, ndonëse sigurisht ishte i papritur, i befasishëm për orën dhe ditën, por jo aq për ngjarjen. Me 21 shtator një tërmet 5.4 shkallë Richter goditi këtë zonë, dëmtoi 1528 ndërtesa, rrafshoi 5 shtëpi, dëmtoi ndjeshëm 160 pallate. Se sa i tundi dhe shkundi tërmeti i 21 shtatorit Edvin Mafinë dhe narkoqeverinë e tij, tragjikisht doli qartë në dritë në mëngjesin e datës 26 nëntor kur ekipet e shpëtim-kërkimit nuk kishin përveç lopatave as dorashka dhe asnjë mjet tjetër pune, apo shkuan vetëm pas 7- 8 orësh në pikën kulmore të tragjedisë në Durrës në Vilën e familjes Lala.

Por ky ishte vetëm njeri aspekt i papërgjegjshmërisë së madhe të narkoshtetit ndaj Fatkeqësisë Natyrore të rëndë të 26 nëntorit.

Aspekti tjetër është shumë më i rëndë.

Pallatet e Thumanës të viteve ’70-të të (shekullit të kaluar) që morën 22 jete, sipas banorëve në media pësuan dëmtime serioze madje thuhet se ata vetë kërkuan që shpallen të pabanueshme për shkak të dëmtimeve. Por asnjeri nuk mori asnjë masë për ti larguar ata forcërisht nga vendi i rrezikshëm për jetën e tyre në një vend strehim të sigurtë dmth pa dëmtime evidente nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kjo quhet neglizhence kriminale me pasoja vrasjen dhe kur kjo neglizhencë tregohet nga autoritetet shtetërore atëherë vrasja në këtë rast është shtetërore e paqëllimtë.

Ajo që akuzon përsëri narkoshtetin në këtë aferë është edhe emërimi nga Edvin Mafia i Çuçit të familjes jashtë çdo merite përveç konfidencialitetit familjar, i cili nisi puneë duke prishur menjëherë pallatet e kasaphanës njerëzore në Thumane dhe një tjetër në Durrës nën hetim, për të fshehur në rrënojat e tyre provat e krimit të shëmtuar të neglizhencës shtetërore.

SYRI.net: Ju keni kërkuar hetim ndërkombëtar për atë që ka ndodhur më 26 nëntor dhe më pas. Sipas jush, mafia nuk mund të hetojë veten. Pse e kërkoni këtë hetim dhe kush mund ta bëjë?

Sali Berisha: Lidhur me hetimin ndërkombëtar theksoj dhe një herë se qëndrimi kriminal ndaj pasojave potenciale të tërmetit të 22 shtatorit ka në bankën e akuzës narkoekzekutivin shqiptar. Mirëpo në një vend ku kreu i meduzës kontrollon të gjitha pushtetet është absurde dhe naive të pretendosh se ai dhe mafia e tij e drogës në pushtet do të hetojë veten e vet.  Në këto rrethana mendoj se vetëm një hetim i pavarur ndërkombëtar është rruga e vetme për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë për tragjedinë e paralajmëruar të 26 nëntorit të Thumanës dhe jo vetëm asaj.

Etiketa: Berishathumaneviktimat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

14:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
Para

Bayerni nuk po bën Bayernin, Neuer kritika ndaj skuadrës

TË GJITHA

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025

Plani i Trump për shkurtimin e ndihmave amerikane nëpër botë merr aprovimin final

09:53 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit “pushton” Greqinë, temperatura deri në 44 gradë në disa zona

09:51 : 18/07/2025

SHBA ndalon diplomatët të komentojnë për demokracinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

09:49 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com