Nuk ka surpriza, Laçi fiton pastër ndaj Flamurtarit

Është mbyllur me fitoren 3-0 ndeshja mes Lacit dhe Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të Superligës.

Të besuarit e Cungut kanë vuajtur pjesën e parë, duke mos kaluar dot në avantazh. Pjesa e dytë solli dhe tre golat e ndeshjes, me Shehin që hapi serinë e golave në të 48 minutë.

Nwabueze dhe Teco kanë qenë autorët e dy golave të tjerë, që e çojnë Laçin në kuotën e 22 pikëve, dhe ngjitet në vendin e katërt 3 pikë pas Partizanit kryesues.

LEXO EDHE  Sormani: Partizani synon Europën, Tirana humb titullin vetëm nëse...

Ndërsa Flamurtari ende nuk ka siguruar fitoren e parë në këtë edicion, duke qenë skuadra kryesore për të rënë një kategori më poshtë.