• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Prokurori Anton Martini përdori “kredinë si i pastrehë” për investim në Bono Thesari (Dokumentat)

12:43 : 07/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëkohësisht kandidat për SPAK, pritet të përballet të Martën (10 Dhjetor) me procesin e Vetingut, pas një verifikimi të gjatë 20-mujor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Trupa që ka zhvilluar procesin e rivlerësimit për prokurorin Martini përbëhet nga Genta Bungo (Tafa), Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

“Boldnews.al” ka konsultuar deklaratat e pasurisë të prokurorit Anton Martini, të siguruara nëpërmjet një kërkesë për informacion drejtuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara prej tij, rezulton se Martini, në vitin 2007, ka marrë një një kredi për blerje apartamenti, me interes të pandryshueshëm 3%, në vlerë 5 milionë lekë të reja, për një afat shlyerjeje 25 vjet (300 muaj).

Lexo edhe:

KPA pranon prova të reja në procesin ndaj prokurorit Anton Martini

Seanca në KPA, çfarë ndodhi sot me prokurorin Anton Martini

Megjithëse nuk është shënuar në deklaratat e pasurisë, të dhënat e kësaj kredie, sidomos interesi i pandryshueshëm 3% është tregues se ajo është një “kredi e butë”, e rimbursuar nga autoritetet shtetërore për personat/zyrtarët e pastrehë.

Kredia e butë është një mekanizëm i aplikuar nga autoritetet shtetërore në favor të zyrtarëve të pastrehë. Përfituesit mund të marrin një kredi në vlerën maksimale 5 milionë lekë, dhe paguajnë vetëm një interes prej 3%.

Ministria e Financave ka një fond të posaçëm për kredi të buta, nëpërmjet të cilës rimburson pjesën tjetër të interesave (që varion në interesa nga 7-10%), duke ndihmuar në këtë mënyrë një kategori të caktuar zyrtarësh, përfshi edhe prokurorët, që të blejnë shtëpi, nëse nuk kanë një të tillë në pronësi të tyre.

Sipas formularëve të pasurisë, rezulton se Martini, shumën e parave të kredisë me interes 3% nuk e ka përdorur për destinacionin që e ka marrë, pra blerje apartamenti, por e ka depozituar si Bono Thesari, nga e cila nga krijuar përfitime për rreth 8 vjet rresht.

Prokurori e ka ndarë shumën e plotë të kredisë dhe e ka depozituar një pjesë në formën e Bonove të Thesarit në Bankën e Shqipërisë, në emër të bashkëshortes dhe pjesën tjetër si llogari bankare në emër të tij.

Për disa vite me radhë, prokurori Martini deklaron të ardhura nga interesat e Bonove të Thesarit, të konvertuara më pas në Fond Investimi në një bankë të nivelit të dytë dhe interesat e depozitës, të mjaftueshme për të paguar interesin 3% e kredisë, si edhe për t’i krijuar përfitime financiare.

Nga viti 2007 deri në vitin 2015, ai i ka përdorur paratë e kredisë si të tijat, duke nxjerrë përfitime. Këto para, si edhe të tjera të marra nga një kredi e dytë, i krijuan mundësi që të porosiste një apartament shumë herë më të shtrenjtë se sa ai që mund të blinte me kredinë e butë në vlerë 5 milion lekë.

Në vitin 2015, prokurori Anton Martini deklaron se ka porositur një apartament 90 mijë euro. Nga kjo shumë, deklaron se ka paguar 50 mijë euro, ndërkohë që mbetej detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit edhe 40 mijë euro.

Kësti i parë, i paguar prej prokurorit Martini në vlerën 50 mijë euro, përbëhej nga shuma që gjendej në Fondin e Investimit, diku te 37.500 euro (ekuivalenti i shumës 5 milion lekë të marra si kredi në vitin 2007) dhe pjesën tjetër nga kursimet familjare që rridhnin nga pagat dhe interesat e përfituara nga llogaritë e Fondit të Investimit dhe depozitës bankare, të krijuara me paratë e kredisë.

Gjithashtu, interesat e llogarive bankare, të hapura me lekët e kredisë së butë, të cilat duhet t’i kishte përdorur për blerje apartamenti, e kanë ndihmuar prokurorin Martini që të kryejë edhe shpenzime të tjera familjare, si edhe për arsimim

Anton Martini kryen funksionet si i komanduar në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ai është një nga 15 kandidatët që u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Etiketa: Anton Martini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon prova të reja në procesin ndaj prokurorit Anton Martini

17:20 : 01/04/2021
AKTUALITET

Seanca në KPA, çfarë ndodhi sot me prokurorin Anton Martini

22:35 : 30/03/2021
Anton Martini
AKTUALITET

Vetingu/ KPK jep vendimin për prokurorin Anton Martini

10:10 : 29/01/2020
AKTUALITET

Vetting/ KPK shtyn pa afat vendimin për kandidatin e SPAK Anton Martini

08:35 : 12/12/2019
AKTUALITET

Si u rrit pasuria e prokurorit Anton Martini, problemet me milionat…

19:13 : 09/12/2019
Para

Dopieta e Sadikut i jep fitoren Malagës (Video)

TË GJITHA

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

11:13 : 22/06/2026

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026

Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer

10:44 : 22/06/2026

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

10:40 : 22/06/2026

Gazeta gjermane: Shtohet presioni mbi Ramën, 200 mijë njerëz dolën të shtunën në shesh

10:29 : 22/06/2026

Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit, ulet numri i anijeve të mallrave

10:27 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetciobetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis