• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arta Marku nuk e ka pritur largimin? Dokumenti që ngre “dyshime”

11:33 : 07/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, Lajmet e Dites

Nga Boldnews.al

Arta Marku duket se ka shpresuar deri në momentin e fundit se do të siguronte votat e deputetëve për një mandat të plotë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Burime nga institucioni i Akuzës bëjnë me dije për “Boldnews.al” se ish-kryeprokurorja e Përkohshme ka marrë sendet personale nga zyra vetëm mëngjesin e së Premtes, pak orë para se të zhvillohej ceremonia, në të cilën i dorëzoi detyrën “ish-shokut të klasës”, Olsian Çela.

Por, ky detaj teknik nuk është i vetmi që ngre dyshime se Marku ka pritur mbështetjen politike për të qenë në krye të Akuzës.

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument, të nënshkruar nga Arta Marku në datën 4 Dhjetor 2019, vetëm një ditë para se Parlamenti do të zgjidhte mes kandidaturës së saj, Olsian Çelës dhe Fatjona Memçajt për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme për 7 vitet e ardhshme.

Lexo edhe:

Skandali/ Prokurorja Arta Marku kundër sekuestros “50 mln euro” të mikut të Veliajt, Elman Abule

Pezullimi i prokurorëve Gashi e Gina, Strasburgu godet sërish Shtetin Shqiptar

Dokumenti është Udhëzim i Përgjithshëm nr. 8, dt. 04.12.2019 “Për garantimin e pavarësisë së prokurorit, marrëdhëniet ndërmjet tij me drejtuesin e prokurorisë dhe informimin në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”.

Ky Udhëzim është një përmbledhje e dispozitave, të shpërndara në Kodin e Procedurës Penale, si edhe në legjislacionin që rregullon veprimtarinë rutinë të punës së prokurorëve dhe raportet hierarkike institucionale.

Pra, Arta Marku nuk ka pasur asnjë “urgjencë” për të miratuar këtë Udhëzim, pasi, edhe pa atë, prokurorët kanë njohuritë e mjaftueshme dhe aftësitë profesionale për të lexuar bazën ligjore që normon punën e tyre.

Por, ajo që bie në sy në këtë Udhëzim është pikërisht data e miratimit të tij-4 Dhjetor 2019, vetëm një ditë para se Parlamenti të zgjidhte emrin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Miratimi i Udhëzimit forcon bindjen se Marku mund të ketë shpresuar për një mandat të plotë. Megjithatë, shpresat e saj u shuan kur, mëngjesin e së Enjtes, ditën e seancës plenare, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në maxhorancë në Kuvend, vendosi të mbështeste kandidaturën e Olsian Çelës për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme.

Çela mori 101 vota pro, ku deputetëve të Partisë Socialiste iu bashkuan edhe disa nga “opozita e re”. Ndërkohë, Arta Marku mori vetëm 11 vota pro dhe 76 abstenime. Këto vota “të bardha”, me siguri janë të Partisë Socialiste, e cila ka zgjedhur të mos japë votë kundër Arta Markut, emrin të cilin e zgjodhën në mënyrë tërësisht anti-kushtetuese, në Dhjetor 2017.

Etiketa: Arta Marku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ Prokurorja Arta Marku kundër sekuestros “50 mln euro” të mikut të Veliajt, Elman Abule

20:07 : 30/07/2024
AKTUALITET

Pezullimi i prokurorëve Gashi e Gina, Strasburgu godet sërish Shtetin Shqiptar

12:08 : 04/04/2023
AKTUALITET

Arta Marku injoron Gjykatën e Lartë, “tolerante” me të akuzuarit për miliona euro

19:38 : 02/02/2023
AKTUALITET

EMRAT/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED përzgjedh 3 kandidatura

18:28 : 28/10/2022
AKTUALITET

Zhvati 145 milionë €, Gjykata vendos për ekstradimin e kinezit Liangbin Chen

10:11 : 14/10/2022
AKTUALITET

Miliarderi kinez “bind” Arta Markun: Është sëmurë, nuk rri dot në burg

16:34 : 29/09/2022
Para

“I bëri të ëndërrojnë përsëri”, Leicester i zgjat kontratën trajnerit Rodgers

TË GJITHA

Ra nga 20 m lartësi në një shpellë, gjendet i vdekur i moshuari në Lezhë

15:01 : 16/06/2025

“Shpërthim i fuqishëm”/ Makina përfshihet nga flakët përballë QSUT-së (VIDEO)

15:01 : 16/06/2025

I arrestuari u arratis nga komisariati, AMP pezullon 3 punonjës policie në Elbasan

14:54 : 16/06/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj

14:43 : 16/06/2025

I dënuar me 5 vite burg për tjetërsimin e pronave në bregdet, arrestohet topografi 83-vjeçar

14:43 : 16/06/2025

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahemi

14:24 : 16/06/2025

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com