• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Gara për Kryeprokuror, KLP njëlloj si ONM: Arta Marku, dobët me vendimmarrjen

08:16 : 05/12/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka konfirmuar problemet në aftësitë organizative dhe vendimmarëse të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, të konstatuara më herët edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, gjatë procesit të Vetingut.

KLP, në procesin e pikëzimit për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, i ka dhënë drejtueses së përkohshme të institucionit të Akuzës 161 pikë nga 220 të mundshme, ose rreth 73 përqind të totalit, duke e renditur të dytën në listën 3-emërore që i është dorëzuar Kuvendit.

Parlamenti i Shqipërisë ka parashikuar që të zhvillojë procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në seancën plenare të së Enjtes (05.12.2019). Deputetët duhet të votojnë me së paku 84 vota emrin e një prej tre kandidatëve, të renditur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si vijon: Olsian Çela, 459 pikë; Arta Marku, 406 pikë; dhe Fatjona Memçaj 362 pikë.

Lexo edhe:

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

Në dokumentin “Relacion shpjegues mbi renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm” drejtuar Parlamentit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dhënë detaje mbi mënyrën e vlerësimit dhe pikët për secilin nga tre kandidatët.

Diferenca mes dy kandidatëve kryesorë, Çela dhe Marku është 53 pikë dhe peshën kryesore në këtë rezultat e ka pikërisht vlerësimi i “Aftësive Organizative” të kandidatit (29 pikë më pak se kandidati i renditur i pari) .

Në këtë kriter, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vlerësuar tek kandidatët;
– Cilësinë e platformës dhe vizionit;
– Aftësitë e provuara në marrjen e vendimeve dhe përgjegjësive;
– Aftësitë në komunikim;
– Aftësia për të punuar në grup;
– Aftësia për përfaqësim në publik.

Vlerësimi i këtij kriteri ka qenë pika më e dobët e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, duke e penalizuar në renditje.

Platforma e paraqitur nga Arta Marku para Këshillit të Lartë të Prokurorisë në seancat dëgjimore për Prokuror të Përgjithshëm, u konsiderua nga ekspertët e një fushës me e dobëta ndër tre kandidatët.

Marku, në prezantimin e saj, u mundua më shumë të justifikonte dhe mbronte veten për dështimet në dy vitet e drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme nga ana e saj, se sa të paraqiste një platformë se si mendon të përmirësojë punën e institucionit në një mandat 7-vjeçar.

Gjithashtu, KLP ka vlerësuar dobët Arta Markun edhe për aftësitë vendimmarrëse dhe marrjen e përgjegjësive. Një qëndrim të tillë ka mbajtur më parë edhe vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i ngarkuar që të ndiqte procesin e Vetingut të Kryeprokurores së Përkohshme.

Vëzhguesi Teo Jacobs kritikoi profesionalizmin e Arta Markut, si edhe e cilësoi “mungesë lidershipi” refuzimin e saj për t’u paraqitur personalisht në seancën dëgjimore para KPK-së. Nga ana tjetër, edhe relatorja Suela Zhegu ngriti pikëpyetje mbi vendimarrjet e Markut për sa i përket procedurave të ndjekura për riorganizmin e prokurorisë, pas zgjedhjes në krye të organit të akuzës në dhjetor.

Aftësitë në komunikim, dukshëm, nuk ka qenë pika më e fortë e Arta Markut, sidomos në daljet publike. Ajo ka refuzuar, në pjesën më të madhe të rasteve, t’u përgjigjet interesit mediatik për çështje të mprehta penale, ndërkohë që referimet në aktivitete zyrtare kanë qenë “pa brum”.

Etiketa: Arta Markuklponm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

15:50 : 25/09/2025
AKTUALITET

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025
Para

Liverpool fiton derbin ndaj Everton, shënon Shaqiri

TË GJITHA

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Rezart Veleshnja mbështet Binajn për kryebashkiak

16:25 : 08/10/2025

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com