• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Përgatitja e Japonisë ndaj tërmeteve

19:20 : 02/12/2019
në NDRYSHE

Japonia ka përjetuar mjaftueshëm katastrofa natyrore sa për t’u përgatitur si duhet. Kur merr numrin e katastrofave natyrore, plus dendësinë e popullsisë dhe e krahason me normën e fatalitetit, shifrat janë goxha të ulëta. Aftësia për të qenë inovatorë, për të investuar, për të edukuar dhe për të mësuar nga e kaluara e ka bërë Japoninë shtetin më të përgatitur në raste tërmetesh.

Godina rezistente ndaj tërmeteve

Duke marrë parasysh sa shpesh bien tërmete në Japoni, të gjitha godinat kanë njëfarë mbrojtjeje nga lëkundjet. Shtëpitë në Japoni ndërtohen sipas një kodi strikt ndërtimi që mbështetet nga ligji. Ligjet vlejnë edhe për shkollat dhe godinat shtetërore. Thuhet se 87% e ndërtesave në Tokio i kalojnë tërmetet pa problem.

Disa struktura ndërtohen që të jenë fleksibël në rast lëkundjesh dhe disa ndërtohen me Teflon, që i lejon të lëvizin bashkë me lëkundjet. Ndërtesa të tjera bëhen me baza gome të fryrë a me lëng që thithin lëkundjet. Kulla e famshme e Tokios, Skytree imiton formën e tempujve pagoda, që i kanë mbijetuar tërmeteve shekujve të tërë.

Përditësime në telefon

Çdo celular në Japoni ka një sistem alarmi për cunamit dhe tërmetet. Alarmi jepet pesë deri në dhjetë sekonda para katastrofës dhe u jep mundësi qytetarëve të mbrohen me shpejtësi. Sistemi thotë “Jishin desu! Jishin desu!” (që do të thotë “ka tërmet”) deri kur ndalojnë lëkundjet.

Lexo edhe:

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, lëshohet alarmi për tsunami

Japonia konfirmon në pushtet kryeministren e parë grua, LDP me shumicë të cilësuar

Trena të përgatitur

Japonia dominohet nga trenat dhe rrjeti i shinkansen (trenave plumb) që janë transporti i të ardhmes. Për të siguruar jetën e pasagjerëve, trenat janë të pajisur me mekanizma që dallojnë lëkundjet që në sekondat e para dhe ndalojnë menjëherë së lëvizuri. Në vitin 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi vendin. Ishin 27 shinkansen në lëvizje. Secili prej tyre ndaloi para se të binte tërmeti, të sinjalizuar nga lëkundjet e vogla që i paraprinë. Nuk pati as të  lënduar, as të vdekur.

Mbulim i menjëhershëm televiziv

Në momentin që bie një tërmet, të gjitha kanalet televizive të japonisë transmetojnë mbulim të ngjarjes, për të informuar qytetarët. Mbulimi flet për tërmetet, ku të mbrohen banorët dhe në ka cunami në oqean.

Edukim dhe ndërgjegjësim mbi parandalimin e katastrofave

Që në moshë të hershme, fëmijët japonezë bëjnë stërvitje në shkollë si duhet të sillen në rast tërmeti. Nëse gjenden brenda, u mësohet të futen poshtë tavolinave dhe të mbajnë këmbët me duar deri sa të mbarojnë lëkundjet. Nëse ndodhen jashtë, mësohen të vendosen në qendrën e një hapësire të hapur për të mos u goditur nga rrënojat.

Gjithashtu, zjarrfikësit i vendosin fëmijët në simulatorë tërmeti, që të mund ta dallojnë që në vegjëli kur bëhet fjalë për lëkundje.

Muzeu Përkujtimor i Tërmeteve

Japonia e mbron popullsinë nga tërmetet e të ardhmes duke u mësuar për tërmetet e kaluara. Në vitin 1995, qyteti i Kobe u godit nga një tërmet që vrau pesë mijë njerëz dhe shkatërroi me dhjetëra mijëra shtëpi. Pasi rindërtoi qytetin, Kobe ndërtoi edhe muzeun përkujtimor.

Përveçse kujton jetët e humbura, muzeu shërben edhe si një qendër edukative mbi parandalimin e katastrofave dhe mbijetesën.

Kuti për t’i mbijetuar një tërmeti

Çdo shtëpi përgatitet në rast se më e keqja ndodh. Shumë prej tyre blejnë kuti të gatshme, që përmbajnë ndihmën e parë, ujë, racione ushqimore, doreza, maska fytyre, dyshekë të hollë, radio dhe pishtarë. Mund të blihen në dyqane si Don Quixote ose Tokyu Hands.

Tuneli i Shkarkimit të Ujit

Në periferi të Tokios, ndodhet Tuneli i Shkarkimit të Ujit, shtrirë nën një fushë futbolli dhe një parku skateboard-i. Ky tunel mbedh ujin e tepërt nga ciklonët a cunamit dhe e shpërndan në lumin Edo. Nëse zona goditet nga një tërmet dhe tërmeti shkakton një cunami, qyteti s’ka për t’u përmbytur. U deshën 13 vjet për ta ndërtuar dhe kushtoi 3 miliardë dollarë.

/Culture Trip

Etiketa: japonitermetet

Lajme të lidhura

BOTA

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, lëshohet alarmi për tsunami

10:18 : 20/04/2026
BOTA

Japonia konfirmon në pushtet kryeministren e parë grua, LDP me shumicë të cilësuar

17:20 : 08/02/2026
BOTA

Japoni, kryeministrja Takaichi mund të shpallë zgjedhje të parakohshme

22:38 : 11/01/2026
BOTA

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Detit të Japonisë, rriten tensionet

08:25 : 04/01/2026
BOTA

Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet brigjet e Japonisë

16:59 : 31/12/2025
BOTA

Makinat lëkunden në rrugë, pamje nga tërmeti i fuqishëm në Japoni (Video)

20:09 : 08/12/2025
Para

Basha: Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur

TË GJITHA

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş